Regjistrimi i emigrantëve në “PER”, testohet platforma elektronike për votën e diasporës

29 Dhjetor 2024, 19:42Politika TEMA
Regjistrimi i emigrantëve në “PER”, testohet platforma

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka testuar Platformën Elektronike të Regjistrimit  për të gjithë emigrantët shqiptarë në Diasporë që duan të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025.

E drejta për tu regjistruar në aplikacion është vetëm për emigrantët në Diasporë, ndërsa verifikimi i tyre, sipas Gerta Metes, Drejtueses së Shoqatës për Kulturë Demokratike do të jetë koherent.

“Verifikimi do të realizohet nëpërmjet një regjistri në bashkëpunim me KQZ sipas listës së zgjedhësve në secilin qark etj”, tha Meta.

Sa i takon regjistrimit, emigranti do të plotësojë të dhënat bazë duke mos u përjashtuar vetëm nga procesi i regjistrimit as ata individ të cilët përgjatë afatit dy mujor kanë një mjet identifikimi të skaduar, veprim ky që do të lejohet vetëm për regjistrim dhe jo për votim.

“I bëj një apel qeverisë që të nxjerr një VKM duke qenë se ky proces është shumë i rëndësishëm për të lejuar si brenda ashtu edhe jashtë vendit të votojnë individ të cilëve nuk posedojnë një mjet identifikimi të vlefshëm”, tha Meta.

Por si do të realizohet procesi?

E gjithë procedura paraqitet në dy module, fillimisht votuesi do të krijojë një llogari nëpërmjet celularit,  laptopit ose pajisjeve të tjera elektronike.

Ku aplikanti do të regjistrohet  me një numër telefoni ose me e-mail. Më pas krijohet një fjalëkalim me minimumi me 8 karaktere.

Në hapin e radhës verifikohet nëse personi që po hap llogarinë është person i gjallë apo jo, duke iu prezantuar aplikacionit me një fotografi që e kryen platforma PER.

Nëse merret konfirmimi nga platforma pas fotos, vijohet me plotësimin e të dhënave të tjera, si data e lindjes, vendi i lindjes dhe numri personal ID.

Ndërsa si hap të dytë, aplikanti i dërgon një kërkese me anë të kësaj platforme KQZ-së për regjistrimin si zgjedhës nga diaspora në zgjedhjet 2025.

Në momentin kur aplikuesit është i sigurt se të dhënat përputhen dërgohet kërkesa. Nëse KQZ e aprovon kërkesën apo nëse ajo refuzohet për të qenë zgjedhës i dërgohet aplikuesit me sms ose me e-mail.

Kreu i KQZ-së  Ilirjan  Celibashi u shpreh se procedura do u asistohet edhe moshave të treta pasi vetë sistemi do të ketë një chatbot ndihmës të komunikimit të drejtpërdrejtë./vizionplus.tv

4 Komente

  1. E
    Emigranti

    Ha, ha, ha çfarë gallate..... . Me ata injorantë specialistë të IT që kanë mbetur në Shqipëri, platforma PER, sulmohet dhe hapet edhe nga një haker jo shumë i përgatitur..... . Kemi për të parë gallatë të madhe..... . Ja, shikoni platformën e-albania..... . Dhe një punonjës i thjeshtë që punon në qendrat e internetit në qytete, futet pa problem aty...... . Siç u publikuan të dhënat e gjithë shqiptarëve ashtu do të publikohen edhe të dhënat e emigrantëve, nëse regjistrohen...... . Por them se po u rregjistruan rreth 50 mijë emigrantë, do të jetë sukses i madh.

    Përgjigjjuni
    1. U
      Unē

      KQZ thote gjate regjistrimit duhet te vihet numri i ID po une qe nuk kam , si duhet te veproj ?

      Përgjigjjuni
      1. D
        Diplomacia e mbaruar

        Kontakto ambasaden shqiptare aty ku je... kuptohet, nqs ka mbasade.

        Përgjigjjuni
      2. c
        ce

        E sa kam qeshur dje kur pashe xhozin apo Jozin me emigrantet duke u bere thirrje te votojne ndryshimin e madh ne 2025. Si duket xhozi ka harruar se kur ishte dikush rrinte 180 dite ne ajer duke bere vizita ne te gjitha shtetet e botes duke derguar dhurata me parate e shtetit tek mikpritesit me cmime 10 here me te larta se cmimet reale , duke fjetur ne hotele me 5 yje dhe duke mbushur parlamentin me 140 kompjutera te vjeter qe bota i kushte hequr prej 10 vitesh nga perdorimi dhe xhozi i bleu 140 kompjutera gerdalle me cmime 5 here me te larta se tregu, duke e bere parlamentin shqiptar me qesharakun ne bote .Xhozi ka pare enderr se i akuzuari nga dy superfuqite e botes do kaperceje ylberin ne politike dhe do riciklohet. Xhozi para se te shkoje tek diaspora per vote a e di se foltorja e vicidolit ka humbur ne 56 bashki nga 61 qe ka vendi , qe ka humbur ne 92% te teritorit rast i pare ne historine elektorale boterore. Thone se i ka ngelur merak xhozit shteti i paqesorit Tuvalu me 4500 banore pa e vizituar dhe ta po shkon dhe atje kur te vije perbindeshi i vicidolit ne pushtet ne 2057.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje