Kreu i SPAK: Berisha po hetohet për Gërdecin dhe klubin Partizani

12 Shtator 2022, 22:52Politika TEMA
Kreu i SPAK: Berisha po hetohet për Gërdecin dhe klubin Partizani

Kreu i SPAK Arben Kraja ka folur mbrëmjen e sotme në RTSH në lidhjet me hetimet e institucionit që ai drejton ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai tha se po hetohet në lidhje me ngjarjen e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona.

“Kemi çështje në hetim që lidhen me ngjarjen e Gërdecit, ku humbën jetën fatkeqësisht 26 njerëz. Kemi çështje që lidhen me lobingun e partive politike, të cilat po i hetojmë.

Në lidhje me Gërdecin, hetimet janë komplekse. Ka vështirësitë e veta, është kohë e gjatë që ka kaluar, por do të sqarojmë të gjitha rrethanat çfarë ka ndodhur brenda mundësive që kemi.

Ne po hetojmë ngjarjen. Ish-Ministri i Mbrojtjes është me statusin e personit në hetim për shpërdorim detyre, sepse atë status ka pasur, por u pezullua për arsye të imunitetit, ndërkohë pjesën tjetër po e hetojmë dhe nëse do të ketë prova, patjetër që do të ketë dhe akuza për atë që do të provohet”, – u shpreh ai.

Kraja tha se nën hetim është edhe çështja e privatizimit të kompleksit “Partizani”, por nuk dha më shumë detaje.

“Të mos i marrim të personalizuara. Ka çështje për fakte konkrete për të cilat pretendohet se mund të ketë përfshirje edhe ish-kryeministri apo ish-presidenti.

Diskutohet çështja e Gërdecit, që po hetohet, është publike dhe diskutohet çështja e privatizimit të kompleksit “Partizani”, që janë përfshirë familjarë të tij. Çështjet janë në hetim dhe unë nuk mund të them asgjë më shumë”, – deklaroi ai.

I pyetur nëse këto çështje kanë lidhur me deklaratën e bërë nga DASH, Kraja shtoi se ato i përkasin qeverisë së SHBA, ndërsa SPAK heton çështjet penale në Shqipëri.

“Ne nuk merremi me deklarata, duhet të më mirëkuptoni. Deklarata janë deklarata politike, janë mbi baza të tjera. Deklaratat janë të qeverisë së SHBA, ndërkohë ne hetojmë çështje penale në Shqipëri dhe nuk kemi dalë në konkluzion as po, as jo në lidhje me ato deklarata”, – tha Kraja.

Pyetur nëse ka marrë kontakt me SHBA për të dhëna shtesë, Kraja zgjodhi të mos komentojë. “Nuk kam ndonjë koment për të bërë për këtë”. 

13 Komente

  1. T
    Trapi

    Burre i zgjuar! Do i beje varrin Ilirit qe te shpetoje Salen!

    Përgjigjjuni
    1. k
      kthhh

      Hetimi nuk eshte padi zyrtare o legen.Ke tre vjet qe paguhesh me rrogen me te mire ne shtet dhe vetem ngre padi ndaj krimineleve te se majtes duke mbyllur syte per krimet e Berishes dhe Metes. Tani qe te mbaron mandati na ben sikur je njeri i ndershem.Bastard.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Po sa kohe dashkan keto te hetohen e te gjykohen? Pse keto hetime u zgjatkan kaq shume? Mos vall pritet nje dite te vdesin Sali Berisha e pastaj t'ja beni gjyqin? Krimet e Saliu i di i madh e i vogel se i ka pare me syte e tyre,kurse ju te drejtesise qe beni pune profesionale,jini te pergatitu per ksi punesh, nuk i ditkeni dhe beni gjoja hetime pafund. Kjo eshte shume e qart,nuk do drejtesia te denoi kriminelet se paguhet nga ata.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Burgu eshte dhe per ty.

          Ti duhet the hetosh per pengim te zbardhjes te ketyre ngjarjeve legen njeri. Quan deklarata pa prova Ameriken ti sumqim !!??.

          Përgjigjjuni
          1. t
            tha Kraja

            ...Shume bukur, tani hetoni edhe kotecat e pulave .... = LOL

            Përgjigjjuni
            1. B
              Buda

              Sali Berisha duhet te hetohet per 38 akuza publike. Arben Llalla mos u tall me popullin qe pret Drejtesine e Re ta mbylle Perbindeshin e Vicidolit ne Rec.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Naim Frasheri

                Dhe Koha iken e iken, Legena Mashtroni Popullin, U dogjen Afatet ,do thoni ne Fund

                Përgjigjjuni
                1. k
                  k

                  Sot sali-maloku do nxjerri në front hordhitë maloke me mulin në krye të shporrin Spak dhe Shba si armiq të “malokëve”.

                  Përgjigjjuni
                  1. h
                    hasani

                    O HETUES, vendi nuk ka nevoje per sterhetime. Gjithkush ne shqiperi, bile edhe ne amerike e njeh mire ceshtjen e gerdecit, prandaj mos e zvarrisni, merrni masat e duhura ligjore dhe fajtoret dergoni sa me shpoejt ne gjykate. Mos beni si llalla, ja e kemi ne hetim, po e ndjekim, se shpejti ... e dokrra si keto. Spak eshte ngritur per te vepruar e jo per te strehuar kriminelet e hajdutet.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bato

                      Po CEZ, mor qorra, qe Ben mu? Po pse, me cfare Paresh Ben T V Zeni i sllobodankes, apo ai Noel komisioni i pati per vete ato 6 ml euro shperblim?

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        kërkoje ta gjeshe

                        Zoti Arben Kraja! Ai eshte qytetari Sali Berisha dhe jo ish kryeministri. Ate status ja hoqi populli shqiptar me vote. Me "ish kryeministri" ti e ve ate mbi qytetarin si te barabarte ne hetime. Ju jeni dhe personalitete me te larta, si mund te gaboni kaq lehet per çeshtje kaq te medha ne fakt dhe kaq te lehta ne paraqitje. KY eshte niveli perfaqesimit te shtetit ligjor demokratike ne shqiperi qe tretendohet se para ligjit qytetaret jane te barabarte. Kam argumenta te tjera por s'eshte vendi ketu. Nuk e di ku do punosh pas dhjetorit por keto zvarritje qe ke bere me qellim do te kushtojne se nuk harrohen te vdekurit nga Sali Berisha!

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Larg nga bytha ime

                          Ky kerkon ta shtyje sa ti mbaroj mandati.Mos prisni ndonje gje deri ne Dhjetor.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Larg nga bytha ime

                            Ky kerkon ta shtyje sa ti mbaroj mandati.Mos prisni ndonje gje deri ne Dhjetor.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje