"Kryeministra kanë vrarë veten dhe ministra janë pushkatuar", Rama për Reformën në Drejtësi: Ta mbrojmë nga politikanët

27 Prill 2025, 11:50Politika TEMA
"Kryeministra kanë vrarë veten dhe ministra janë

Kryeministri Edi Rama në takimin me studentë dhe pedagogë në qytetin e Vlorës, ka theksuar rëndësinë e barazisë para ligjit për çdo qytetar, pavarësisht fuqisë ekonomike apo politike që mund të ketë.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka nënvizuar se, ndonëse ka pasur raste ku politikanë dhe figura të larta kanë vuajtur pasojat e veprimeve të tyre, nuk ka pasur ende një rast ku një person me pushtet të jetë dënuar nga një gjykatë e pavarur në Shqipëri.

Ai ka shtuar se ky është një objektiv që duhet të bëhet një normë e padiskutueshme.

“Barazia para ligjit, duhet të jetë e garantuar pavarësisht fuqisë ekonomike apo saj politike.

Ka pasur kryeministra që kanë vrarë veten nën presionin e pushtetit apo ministra të pushkatuar apo dënuar, por nuk ka pasur asnjë çështje ku një prokuror ka sjellë para gjykatës një person me pushtet dhe të jetë dënuar nga një gjykatë e pavarur.

Kjo duhet të kthehet në normë e kusht, por për këtë kjo përpjekje me drejtësinë duhet mbrojtur nga politikanët shqiptarë, jo se ata janë djaj me brirë, por mungesa e traditës ka shumë fuqi që të kthejë këtë fuqi së prapthi.

Ndërsa sot PS e mbron, kjo nuk do të thotë që nuk ka kthim pas, nuk ka kthim vetëm nëse hyjmë në BE”, tha ai.

7 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Per fat te mire nuk jemi Rumania!lol

    Përgjigjjuni
    1. c
      ccc

      Ligjerimi publik i Rames me vleresime per te ashtuquajturen reforme ne drejtesi dhe derivateve te saj si SPAK e GJKKO, eshte mbrojtje e mjere e deshtimit spektakolar! Bile, sipas meje, duhet te jape llogari per krijimin me ligj te ketyre krijesave monstra, qe nuk i sherbejne interesit publik por nje reparti politik.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lal Hekri

        Ky akoma me versionin e Enver Hoxhës qe Mehmeti ka vrare vehten me duart e mbuluara me jorgan dhe pistoletën mbi krevat, këtë mendim ka pas dhe Spirua

        Përgjigjjuni
        1. B
          Blloku i surrelit

          …dhe me doren e spak, tani dergove mbas hekurave konkurentin tend.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kris

            Tani qe kemi SPAK dridhen armiqte e brendeshem dhe ata te jashtem . Ka marre ne dore briskun Dumani

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ajax

              Or Rama si kryeminister i vendit tim , nuk na the nje fjale per $ 6 milionet e Non Grates per lobim ? e ke te deturuar te interesohesh e te sqaroshe ppopullin , e te shkundesh zagaret e Dum Dumanit per hetim sa me te shpejt , e mos u mbur per kete drejtesi se ke deshtuar , ne e shohim se cfare po bejne Dumanet

              Përgjigjjuni
              1. L
                Liqeni

                Reforme, Rrethorme apo Rrehforme!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje