Kryeministri Rama drejt Armenisë, merr pjesë në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian

3 Maj 2026, 16:10Politika TEMA

Kryeministri Rama udhëtoi sot drejt Armenisë për të marrë pjesë në punimet e Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian, i cili do të zhvillohet ditën e hënë, më 4 maj, në kryeqytetin Jerevan, me synimin të nxisë dialogun dhe bashkëpunimin politik për të adresuar çështje me interes të përbashkët, si dhe të forcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit europian.

Kryeministri Rama do të jetë i pranishëm të dielën, në darkën e mirëseardhjes të shtruar nga Presidenti i Republikës së Armenisë, Vahagn Khachaturyan, dhe Kryeministri i Republikës së Armenisë, Nikol Pashinyan.

Samiti i këtij viti do të bëjë së bashku 48 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti nën moton “Ndërtimi i së Ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti në Europë”, ndërkohë që Kryeministri i Kanadasë Mark Carney, do të marrë pjesë si i ftuar në samit, duke shënuar herën e parë që një vend jo-europian merr pjesë në takim.

Në një kohë transformimesh të thella gjeopolitike, diskutimet do të fokusohen në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve europiane, koordinimin e veprimeve për rritjen e qëndrueshmërisë demokratike, si dhe avancimin e lidhshmërisë dhe sigurisë ekonomike e energjetike.

Ditën e hënë, në nisje të Samitit, Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të priten nga Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan.

Samiti do të bashkëkryesohet nga Presidenti i Këshillit Europian António Costa dhe Kryeministri i Republikës së Armenisë Nikol Pashinyan.

Në kuadër të Samitit, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në takimin e dytë informal të Koalicionit Europian Kundër Drogave (ECAD), i cili do të bashkëkryesohet nga Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni. Diskutimet do të përqendrohen në forcimin e luftës kundër trafikut të drogës, përfshirë trafikun detar dhe në porte, luftën kundër flukseve të paligjshme financiare, pastrimit të parave dhe korrupsionit, si dhe adresimin e sfidave që lidhen me drogat sintetike në Europë.

Një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet një qasjeje gjithëpërfshirëse që përfshin masa parandaluese, trajtim, ulje të rrezikut dhe rikuperim.

Gjithashtu, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët të bashkëkryesuar me Kryeministrin e Finlandës Petteri Orpo, me temë “Forcimi i lidhshmërisë dhe sigurisë ekonomike në kontekstin e tranzicionit të gjelbër”. Në këtë sesion do të diskutohen masa konkrete për rritjen e lidhshmërisë në sektorët e energjisë dhe atij dixhital, si dhe për sigurimin e zinxhirëve të qëndrueshëm të furnizimit, duke reduktuar varësitë në kuadër të tranzicionit energjetik.

Pjesëmarrja në këtë samit konfirmon angazhimin e Shqipërisë për të qenë një aktor aktiv në diskutimet strategjike evropiane dhe për të kontribuar në ndërtimin e një Europe më të qëndrueshme, të sigurt dhe të bashkuar.

Kryeministri Rama drejt Armenisë, merr pjesë në Samitin e

13 Komente

  1. n
    nje e vertet e modhe.........,

    Prap tur neper samite "United and stability " per Evropi mer citjonezi!? Po ktyne njethundrakeve qe po cqiejne njoni tjetrin ktu m'vaton si i bohet halli!? Citjoneziu: varu kkk,pis sorrollop,nuk ka xhami a teqe qe i bo rob....!!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits///////////////////

      Oreee , sapo mora vesh se nje nga satelitet "Albania 1" , paska marre flake ne hapesire....nuk e di , a duhet te jape llogari Palloshi per ato miliona euro qe e paguam ....dhe qe nuk ia pame hajrin fare !!!!!!

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nastradini

      O debili i Lindes me kapele, shite ndonje pacavure ne ekspoziten ne Gjermani ?

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sass

        Wau shume e rendesishme kjo, por ne parlament atje per ku e kemi zgjedhur nuk po e shikojme. Boss a ke ku flene apo si gjithnje ***** Do zoti kthehesh shendosh e mire se do te inagurohen 6 km rruge ne tirane por pa drita,dritat tha ai drejtori do te hapet nje tender tjeter hajde PS hajde. I lutem zotit o boss mos te behesh si non grata qesharak

        Përgjigjjuni
        1. d
          delet qe shesin vota

          Rama vllehu te iki ne Rumani se misionin e tij per shpopullimin e Shqiperise e kreu. Dhe ne delet e shqiperise vazhdojme shesim vota per 50 euro. Ndoshta nje popull i tille s meriton te kete atdhe, dhe pikerisht kete po materializon Rama

          Përgjigjjuni
          1. A
            Asnjëansi

            Vllehu i pidhit të satëme . Rama është shqiptar 24 karrad , ndërsa ti je mbetje otomane në trojet shqiptare.

            Përgjigjjuni
            1. d
              delet qe shesin vota

              Ore lere ti ca jam une. Une s jam kundra te kemi kryeminister minoritar nje 4-vjecar. Po s mund te behet mbreti i shqiperise vllehu. Ko se kam gje me ta, por eshte situate e rrezikshme sepse eshte i manipulueshem nga te jashtemit

              Përgjigjjuni
            2. T
              Ton

              Ik ore trap. Qe eshte Shqiptar ajo nuk diskutohet. Vetem Shqiptari nderron fe nja 4 here. Si Skenderbeu. Prova me e madhe sr ishte Shqiptar. Late nam. Ca i bere Arumun, ca Greke, ca .....

              Përgjigjjuni
            3. K
              Kur parimet I shkateron karrikja

              Kur mori pushtetin tha nuk do rri gjate,s jam per karriken po per te bere pune....Ia kaloi Zogut per mbajtjen e bythes ne karrike...ia kaloi Saliut....po konkuron me Enverin ...Kush do ti thote qe c pune kishte per te bere e beri...aq e kishte takatin ...Ka ardhur koha per brezin post komunist te perfaqesohet e ndertoje rrugen e tij Boll me femijet e Enverit...Sali,Rame,Flamur e Balle.....

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tellalli

                Rama fëmijë i Enverit ? Shko bëj një vizitë në psikiatri .

                Përgjigjjuni
              2. H
                Hoxhaizëm

                Dëshmi se me çfarë prostitutash të 100 sahanëve sahabëve dhe sharlatanësh tik roku drejtohen shtete të falimentuara , Perëndimi dhe bota.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sotiraqi

                  Rast i mirë për Ramën të takohet me Vuçiç dhe të thirr plane kundër Kosovës,pse jo edhe kundër Shqipërisë meqenëse nga sjelljet dhe veprimet nuk rezulton të jet shqiptar.

                  Përgjigjjuni
                  1. ;
                    ;klj

                    pas ketij takimi ndoshta KM ve doren ne zemer dhe i rrit nje cike keto 550 mije pensionet qe jane nen 200 euro se vallahi nuk dalin as per buke thate. Kemi merakun edhe te Km se mbeti maj avionit sa ne Itali, Spanje, Lindjen e mesme e tani ne Armeni. Ta kursente ndonje rruge dhe te na i shtonte keto dreq pensionesh do ishte mire per ne por edhe Km pushonte se u lodh shume.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje