FOTOT/ Salianji i pergjigjet flake për flake Berishës dhe i nxjerr faktet: Sali “kolltuku” i braktisur nga demokratet, është damkosur!

3 Maj 2026, 12:51Politika TEMA

FOTOT/ Salianji i pergjigjet flake për flake Berishës dhe i nxjerr

Ervin Salianji nuk ka pritur as 6 minuta nga akuzat që Sali Berisha ka lëshuar nga Dibra. Duket se e ndjek këmba-këmbës, ndaj menjëherë i është përgjigjur flakë për flakë, duke i treguar se di me hollësi kë ka mbledhur dhe kush nuk i ka shkuar në takimin e Dibrës.

Postimi i Salianjit

Sali “kolltuku”, alias Sali “brava”, është sot i vetmi politikan në Partinë Demokratike i faktuar nga një gjykatë perëndimore si i lidhur me krimin e organizuar dhe si politikan që i ka përdorur këto lidhje për influencë politike.

Jo nga gjykatat e kapura të regjimit në Shqipëri.

Por nga qeveri të djathta perëndimore dhe nga gjykata britanike.

Ky është fakt. Jo propagandë.

Shfaqja e sotme në Dibër ishte tabloja më e qartë e rënies dhe tregoi pse ky uzurpator nuk bën garë!

Një sallë që nuk mbush dot as dy kate me 200 persona, megjithëse ishte mbledhur i gjithë qarku.

Një lider i braktisur nga demokratët.

Dhe një monolog i mbushur me mashtrime të vjetra.

Kur të lë populli, të mbetet vetëm zëri… dhe ai kthehet në zhurmë!

I njëjti model, i njëjti mentalitet

Lulzim Basha ishte “familjari i dashur” i Saliut:

e promovoi, e përdori dhe e mbrojti.

Sot, edhe pasi u largua Basha, modeli mbeti po ai:

* i njëjti ekip

* të njëjtat vese

* e njëjta mënyrë përzgjedhjeje deputetësh

* e njëjta “opozitë” që ulet në gjunjë për leje, tendera dhe pazare me Ramën

Ka vetëm një ndryshim:

Saliu sot është i refuzuar nga ndërkombëtarët, nga shoqëria dhe gjithnjë e më shumë nga vetë demokratët.

Prandaj nuk bën garë.

Prandaj ka uzurpuar PD-në si frikacak.

Sepse gara e nxjerr zbuluar dhe humb privilegjet dhe paratë per te cilat shet shpirtin!

Sot nis publikimin e fakteve.

Poshtë është një fakt i zi mbi të bardhë:

Vendimi i gjykatës britanike konfirmon se nuk bëhet fjalë për thashetheme, por për prova të mjaftueshme që lidhin Sali Berishën me korrupsion dhe krim të organizuar.

E vërteta e hidhur;

Ndërkohë që demokratët kërkojnë alternativë dhe fitore,

ata mbahen peng nga një figurë që është shpallur problem sigurie nga aleatët strategjikë të Shqipërisë.

Kjo është drama reale e Partisë Demokratike:

jo përballja me kundërshtarin se atë e mundim, por pengmarrja nga e shkuara

Koha e alibive ka mbaruar.

Ose PD ndahet nga e shkuara e korruptuar,

ose mbetet peng i saj.

 

9 Komente

  1. D
    Dire Straits

    I rekomandoj Spak-ut ta marre ne mbrojtje Salianjin.....mesa duket gjate operacionit "estetik" qe beri kur ishte ne burg , instrumentet kane prekur qendren e te folurit....si perfundim e ka leshuar gjuhen fare......shpresojme te jete mire , por nuk e di a ka makine ky , te kontrolloje rrotat dhe frenimin , se mesa mbaj mend andej nga rruga per Elbasan , ndonje demokrati qe enderronte kolltukun e Saliut , u kane ndodhur aksidente !!!!

    Përgjigjjuni
    1. C
      Castriotas

      Llogje kavaje dhe te tuat e te saliut pa anji mbrapa! Tre jugoret me urdher e mbeshtetje te Rames jane rurrur me marre PD post Sali se saline dhe vete keta nuk duan ta heqin per momentin! Por as ti kusheriri i metes, as kokpalara e klubevw te nates dhe as ilir meta nuk do ta merrni kurre, kurre PD! Kete e di dhe gomari!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Timi

        Salianji duhet ti thoshte këto fjalë para shumë vitesh. Tash që ju hoq kolltuku del e thotë të vërtetën?!! Nuk ngjall besim. Plus është i dënuar. Duhet të ikte nga politika bashkë me Saliun.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dire Strait

          Ky vetem 1 vit riedukim beri dhe shikoni sa eshte permiresuar. Kritikon me fakte dhe argumente bindese partine e tij qe e kishte bere deri deputet si dhe kryetarin e saj legjendar. Te kuptosh dhe akoma me mire te korigjosh gabimet e se shkuares eshte virtut i nje njeriu te penduar. Ja o njerez qe burgu te sheron dhe te kthen ne njeri me vlera dhe i dobishem per shoqerine. Ky me 1 vit dhe sahikoni edhe sa i bukur eshte bere. Po Veliaj kur te dale te themi mbas 5 vjeteve si do jete valle?

          Përgjigjjuni
          1. H
            Humorist

            Besoj se ne garen per kryetare te pd-se,nuk asht ma Shaban Memija kryetari i komisionit zgjedhore!)”Po kush!?Kete ende nuk e dine as militanret ekstremist berishjane!)

            Përgjigjjuni
            1. M
              Ms.

              Djale , edhe ti , kundershtari I madh I Berishes , megjithe kete karikator te mbushur plote me bemat dhe gjemat e Berishes dhe ke filluar ta shprazesh si nje kalores I cartur ne mejdan , me teper sikur ngjan me nje bombul te Vogel oksigjeni per zagarin e Ramiz Alise , Sali Berishen .

              Përgjigjjuni
              1. L
                Linza

                Te lumte Saliani! Gjetja qe ke bere qe Vendimi i gjykatës britanike konfirmon me prova të mjaftueshme lidhjen e Sali Berishes me korrupsion dhe krim të organizuar eshte fakt i ditur. SB flet ne hava, Britania me fakte!

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Emigranti.

                  Salianj ti per mosren Sali bere dhe burg per lepirje u perdore nga ai te beri dhe hero sa ishe ne burg se keshtu e ka metoden ai pasi i vret viktimat ose i burgos, u thurr lavdi e i ben heronj.Athere kur Luli e perjashtoi nga Partia dhe ishte rasti ta hidhnit ne plehra e te shpetonit njehere e pergjithmone nga kerma,ai gjete ty e Bardhen e ca servila te tjere u joshi u kercenoi, u genjeu dhe tani u flaku se nuk i duheni. Ke dhe goje te zesh Lulin ne goje,ai beri ate qe nuk e bete ju dhe asnje demokrat per 35 vjet por ju si karjerist dhe dresdharak e tradhetuat tani degjijini pooo..plakut se jini kart e djegur.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Liri

                    Ik mer pederrast lulishtesh.se na hape barkun.si ste vjen turp e del ne tv

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje