Marrëveshje me gjigantin italian Fincantieri/ Rama: Nga Pashalimani do të prodhohen mjete detare edhe për forcat (VIDEO)

3 Maj 2026, 10:30Politika TEMA
Marrëveshje me gjigantin italian Fincantieri/ Rama: Nga Pashalimani do

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria po hyn në një fazë të re të zhvillimit të industrisë ushtarake, pas firmosjes së marrëveshjes mes kompanisë italiane Fincantieri dhe kompanisë publike shqiptare Kayo për prodhimin e mjeteve detare në kantierin e Pashalimanit.

Në rubrikën “Shënimet e Javës”, Rama e cilësoi marrëveshjen si një hap të rëndësishëm në drejtim të rritjes së kapaciteteve ushtarake të vendit dhe ripozicionimit të Shqipërisë në rrjetin e industrisë ushtarake, ku sipas tij vendi kishte qenë “prej dekadash krejt inekzistent”.

Sipas kreut të qeverisë, në kantierin e Pashaliman Naval Base do të prodhohen mjete detare si për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, ashtu edhe për vendet aleate.

“Ky nuk është vetëm një investim i ri dhe shumë i konsiderueshëm, por është dhe një front i ri punësimi me rreth 400 vende të reja pune të mirëpaguara në fazën e parë”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se marrëveshja krijon edhe një perspektivë të re punësimi për të rinjtë, veçanërisht për nxënësit e shkollës profesionale industriale të Vlorës, të cilët do të përfshihen në programe trajnimi për t’u bërë pjesë e kompanisë së përbashkët “Fincantieri Albania”.

Sipas Ramës, kompania e re synon të shndërrojë Pashalimanin në një pikë të rëndësishme të industrisë detare dhe ushtarake në rajon.

10 Komente

  1. T
    Tan Shkreli dhe Adelina Greca

    Nastradini I Surrelit po provon nje thes te ri..

    Përgjigjjuni
    1. B
      Barsaleta

      Si do prodhohesh anije kur nuk ke spécialiste. Mos beje humor se nuk jemi te gjithe si Bufi kenetes te ikur per lesh... Per te ndertuar anije duhet nje grupe i madhe saldatoresh , elektricistesh, teknicienesh , inxhinjeresh , nuk po hap restaurant me 10 personne , duhen me mijra puntore te specializuar kur ti nuk ke shkolle teknike...

      Përgjigjjuni
      1. T
        Toni

        Para duhen te tjerat vijne me radhe …financim dhe paga te mira per momentin …po u gjet financimi teknike dhe saldatore gjen kudo ….mbushur Greqia dhe Italia me teknike ….tundu frangat ti dhe shife kur te vijne me vrap …seshte ai problemi kur kerkon investime …le te vije investimi dhe trainimi eshte sekondare …tung

        Përgjigjjuni
      2. k
        kot

        Po ndotja, mbeturinat? Pastaj 400 vende pune nuk jane asgje... Surrat karagjozi.

        Përgjigjjuni
        1. Hakiu

          Pse hargjoni parat kot ne anije te mdha,ndertoni anije te vogla te armatosuna me raketa e te shpejta me 2-3 veta ekuipazh,dron -anije kamikaz,ndalojn çdo kundershtar.Lufta moderna eshte e dronve dhe e anijeve te vogla,mundesi e arte e shteteve te vogla e te varfuna me u mbrojte me sukses,punoni sipas kohes,mos ndertoni ani te mdha ju fundosin lehte...

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tiri

            Cfare fatkeqesie eshte ky individ. Si mund te jete kryeminister nje njeri qe tallet kaq shume. Jo se nuk do ishte mire te behen gjera por ky mashtron 24h. Nuk e di mbase kemi fatin qe te huajt te marrin seriozisht keto pune, por nga eksperienca te gjithe mbrojne interesat e tyre

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sic ish ashtu mbeti

              Duket si sifon WC-je, nga ato made in KOLEKA.

              Përgjigjjuni
              1. H
                Hii

                Je i njejti komentues me tre pseudo te ndryshme.....shko te Zeni Bufit dhe mer hamburger per sot

                Përgjigjjuni
              2. N
                Nastradini

                O debili i Lindes me kapele, po ben ca pushime ne Europe se ashtu eshte puna? HAJDUT familjarisht !

                Përgjigjjuni
                1. f
                  five company

                  400 punonjes do kalojne ne FILTRIN e testimit apo me nepotism??! Une, mund te aplikoj per nje vend pune si kuzhiniere ne mense??! Pas punes ne Re - Max, per shtepite ne bubble - cloud ( pune e lodhshme, bitcoin, Itecoin, Litcoin, dogecoin, etj biting), deshiroj te punoj si kuzhiniere ne mense, pavaresisht se shkollen e kuzhines nuk e kam kryer....

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje