U përjashtua nga gara për kreun e PD/ Kokalari: Vulën Berishës do ia marr me dhunë apo drejtësi, demokratët duhet të ishin krah meje, trup kush hesht

3 Maj 2026, 09:10Politika TEMA
U përjashtua nga gara për kreun e PD/ Kokalari: Vulën

Pasi Sali Berisha i refuzoi kandidimin në garën për kryetarin e PD me argumentin se nuk është pjesë e partisë, Evi Kokalari është zotuar se do t’i marrë vulën, qoftë me dhunë, diplomaci apo drejtësi.

“Berisha këtë betejë nuk e fiton”, shkruan Kokalari, ndërsa thotë se çështjen do ta dërgojë në gjyq duke kërkuar të statusin si ‘bashkëthemeluese’ e partisë. “Gjithsesi, kjo më ndan mua nga ju të gjithë – forca e karakterit dhe integritetit. Si e tillë, unë vulën Berishës, siç ia dhashë, do t’ia marr… me diplomaci, dhunë apo drejtësi, si t’ia dojë atij qejfi – por Sali Berisha këtë betejë NUK E FITON”, shkruan Kokalari.

Aktivistja shqiptaro-amerikane thotë se asnjëherë nuk e ka luftuar Partinë Demokratike, por katërshen Berisha-Noka-Vokshi-Këlliçi, të cilët i etiketon si “kokat e krimit partiak” që dëmtuan shumë demokratë me korrupsionin e brendshëm në PD “pasi bëmë gjithë atë luftë për t’ia marrë Bashës”.

Kokalari akuzon Berishën se ka mbyllur gojën përballë aferave të kryeministrit Edi Rama lidhur me investimin e familjes Trump-Kushner në ishullin e Sazanit, duke menduar se kështu presidenti Donald Trump do t’i heqë ‘non gratën’.

Kokalari ka publikuar gjithashtu mesazhe të shkëmbyera me gazetarin e familjes, Çim Peka dhe Sali Berishën në vitin 2022, ku sipas saj tregohet sesi mbështetja që ajo i dha Berishës për t’i marrë partinë Lulzim Bashës, u keqpërdor për interesat e tij vetjake.

 

Postimi i Kokalarit:

Kuptoni që unë nuk jam skualifikuar nga gara.

Sali Berisha nuk më skualifikon dot, sepse ka të njëjtat të drejta si unë (bashkëthemelues), dhe, s'ka asnjë autoritet mbi mua, dhe “neni Basha” e skualifikon atë komplet nga kjo garë.

Në fakt, në bazë të nenit Basha, Berisha nuk është më kryetari i Partisë Demokratike!

Rregullat i ka thyer ai, Berisha, jo unë. Deri në momentin që vendosi të hapë garën, nuk kishte asnjë nen që më skualifikonte të hyja në këtë garë. Ndryshimi i statutit pasi e bëra publike kandidimin është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe bëhet pikërisht sepse kam luftuar korrupsionin e brendshëm partiak.

Po të kisha mbyllur gojën, siç bën pakica në atë parti, Berisha vetë do të më vinte si kryetare. E them këtë, meqenëse në atë kohë më ofroi pozicionin e nënkryetares dhe e refuzova.

Por lufta ime nisi kur ky korrupsion dëmtonte shumicën e demokratëve; prandaj dhe kjo luftë ishte kundrejt pakicës (Berisha-Noka-Vokshi-Kellici), sepse ajo pakicë e mori PD-në peng, pasi bëmë gjithë atë luftë për t’ia marrë Bashës.

Personalisht nuk i jam kthyer kurrë kundër PD-së, por vetëm Sali Berishës, Albana Vokshit, Belind Këlliçit, Flamur Nokës, që janë koka e krimit partiak dhe kanë vjedhur masivisht çdo demokrat të ndershëm në atë parti. Këta, në një formë apo në një tjetër, do ta paguajnë… të gjithë, pa përjashtim!

Mendon Berisha vërtet që ne të gjithë luftuam Bashën që këta të çmendur të bëjnë ç’të duan dhe ta përdorin partinë për veten e tyre dhe për afera korruptive, si “kulla e malit” në kurrizin tonë?
MJERANE!!

-Berisha atë parti e mori prej meje. Pikë.

-Pse? Sepse sinqeriteti im dhe angazhimi im me fushatën e Trump, që shumë e kishin ndjekur, ngritën mbështetjen dhe shpresën në maksimum kur i dola në krah. Pikë.

-Berisha ishte i vdekur politikisht dhe i tillë është akoma. Pikë.

-Vulen me dhunë s’e mban dot. Pikë.

Por mashtrimet publike janë të turpshme, kështu që bën mirë të heshtë.

Kam qenë konsistente në ç’kam thënë dhe bërë.

Në foltore kam folur vetëm për pluralizëm dhe meritokraci. Atë foli edhe Berisha, por ai mashtroi. Unë jo. Këto fakte janë mbuluar masivisht nga media në atë kohë dhe luftën time për të mbrojtur meritokracinë e çdo demokrati nuk e mohon dot njeri. Në fakt, në maj të 2022 e kam kuptuar që këta mashtruan dhe më poshtë gjeni dy mesazhe nga maj–qershor 2022, ku i them klanit të Berishës që kjo nuk ishte ajo për të cilën ramë dakord kur i dhashë mbështetje fillimisht dhe publikisht (foto më poshtë). Si e tillë, lufta ime kundër tyre ishte mëse e justifikuar dhe e drejtë.

Më duhet të shtoj gjithashtu që demokratët e PD-së, të cilët sot heshtin kur kjo padrejtësi më bëhet mua, duhet t’ju vijë turp, sepse është e pamundur të keni harruar luftën time kundër këtyre mostrave për të mbrojtur të drejtat tuaja.

Sot ju të gjithë duhet të ishit në anën time, sepse keni qenë dëshmitarë të luftës që kam bërë për t'i mbrojtur ato dhe e kam bërë vetëm disa javë pasi kisha refuzuar postin e zv. kryetares. Pra, pa asnjë interes personal!

Sot kthehem pikërisht për ta shpëtuar PD-në që ju të gjithë e përmendni dhe e diskutoni, por s’keni guximin të tregoni një fije dinjiteti dhe mbështetje për ata që luftojnë për ju, ndërkohë që vazhdoni të jeni viktima të atyre që ju abuzojnë masivisht për interesat e tyre personale dhe familjare.

Gjithsesi, kjo më ndan mua nga ju të gjithë – forca e karakterit dhe integritetit. Si e tillë, unë vulën Berishës, siç ia dhashë, do t’ia marr… me diplomaci, dhunë apo drejtësi, si t’ia dojë atij qejfi – por Sali Berisha këtë betejë NUK E FITON.

Për sa i përket komenteve të Berishës se disa janë të PS-së, s’jam e qartë për kë flet, por Edi Rama ka kohë që më ka bllokuar, sepse jam e vetmja që kam ngritur alarmin si për Sazanin dhe kontratën e fundit që kanë bërë me kompani greke, ku morën pjesë ish-miqtë e mi.

Berisha ndërkohë mbylli gojën për këto afera, sepse do që qeveria Trump t’i heqë sanksionet, dhe s’kupton që edhe Sazani dhe kontrata e fundit kanë shkuar si çështje në një nga komisionet e Kongresit, që drejtohen nga demokratët; pra, kusur këtyre marrëveshjeve s’do t’u lënë.

Lufta ime kundër korrupsionit gjithashtu vazhdon të jetë konsistente si kundër Berishës, Ramës, apo edhe shumëkujt në rrethin e Trump-it.

Kompromis me integritetin s’kam bërë kurrë. Si e tillë, kam me vete drejtësinë dhe shumë mbështetje në SHBA, pavarësisht se disa i blini ju nga Shqipëria – Berisha me milionat e Shkëlzenit dhe Rama me pronat e popullit.

Të dy këta të njëjtin fund do të kenë. Kaq jua garantoj!

9 Komente

  1. p
    populli

    Me pelqen enderrimi juaj Evi! por kush je ti qe do vish nga Amerika e te besh hyqem ne Shqiperi. Ne kemi djem e vajza te shkelqyera ne PD qe do te vine ne krye te PD. Te jesh e bindur per kete. Ne kemi nje brez te rinjsh patriotesh qe e duan vendin, kurse ti e ke harruar fare Shqiperine. Kot nuk thone larg syve larg zemres. Ti ju ngjite Sali Berishes dhe e ngjalle kur ishte ne buze te gremines. Ti i dhe provat, prandaj ik e mos u duk me. Ne kemi intelektuale te shkolluar ne Perendim, qe do i vene shpatullat ketij vendi dhe nuk do e lene ne doren tende apo Sali Berishes, Flamurit apo Albanes. Te jesh e bindur, por ti jo. Ne nuk dime se ç'perfaqeson ti kur ke nje periudhe te gjate ne Amerike. Apo o burra se erdhi çasti i duhur te kap diçka. Gabon Evi! Patriotet shqiptare do fitojne luften me Sali Berishen dhe kedo qe punon kunder atdheut per interesa te tij dhe e plaçkit ate. Duhet te dish qe te gjithe do paguajne per demet. Haka do veje tek i zoti. Te gjitha krimet ketu do lahen.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Baca

      Nuke ke asnje ndryshim me "katershen" qe sulmon, je e prere fiks per nevojtoren e SHQUP-it!

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjergji

        Ti as anetare e PD post Sali nuk do te jesh kurre. Do te pergjigjesh me Sali e salirat,edvin e edvinisto salisto per perdhosjen e PD, per mbeshtetjen qe i dha non grates duke rreshtuar PD kunder USA dhe per grabitjen me dhune e me leva hekuri te vules e sigles se PD! Me kot i ben keto tymnaja, DO TE PERGJIGJESH DHE KETU DHE NE USA. DHE NE BOTEN TJETER.Me mire ta marre mereme se ti vereme. Mos bej pazare me shume me edvinin per te varrosur PD, dmth tja jepni jugut dhe PD se fjala revolution eshte pak,. Do te paguani per 70 vite terror mbi veri, kosove e shqiptare. Mjaft eshte mjaft. Enough is enough! Injorante dhe agjente e dekonspiruar! Dhe ne Shqiperi ka kohe qe picka nuk mjafton per te bere karriere ne politike, administration public dhe kudo! Gjej ndonje zezak per merak andej dhe pirdhu nga punet e politika e Shqiperise dhe PD,

        Përgjigjjuni
        1. U
          USA citizen

          Ti po flet qe Berisha dhe Rama do te kene te njejtin fat? DMTH nje dite do te vdesin dhe ata fizikieht...! Kete po thua? Po ate pune e Ben ZOTI dhe jo shurra si ti. Fuck off!

          Përgjigjjuni
          1. E
            Evil

            Kush je ti qe pretendon te garosh moj Evil? Trutharre asgje me shume! Te hipi vetja m’qef dhe kujton se me ca foltore u bere e afte te drejtosh?

            Përgjigjjuni
            1. M
              Munika

              Bravo Evi! Me ket kufome te veremosur vetem dhuna ben pune.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Romeo juristi i njohur

                Garo per President në Ameriqi! Idiote superiore!

                Përgjigjjuni
                1. q
                  qazim

                  Qe kerkon te çmontosh kete lugat te PD dhe Shqiperise,te jap te drejte por duhet te dish moj zonje qe je njeriu me grotesk dhe qesharak qe je shfaqur ketu ne mexhelisin tone.Je pothuaj se njelloj si Pilinçi qe na beri te gjithe te gajasemi me budallalleqet qe thonte dhe bente.Sigurisht qe ke gjetur ambjejt ku ti shperfaqesh idiotesite e tua se PD ka qene dhe eshte nje parti karagjoze,ku sot askush besoj nuk e merr me seriozisht.

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Humoristi

                    Erdhi nga Amerika Ishkryetari i pd-se,filozofi i marksizem-Leninizmit,dhe kandidoi perballe Lulkes se Shokut Sali,Sa vota mori!?Kete e din Shaban Memija!?Edi nuk doli pa gje.Mori nje nuse te dyte ne atdhe.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje