
Kur Musine Kokalari ecte drejt hyrjes së kinema “17 Nëntorit” në qershorin e vitit 1946, i duhej të përshkonte një korridor njerëzor, ngritur qëllimisht për ta poshtëruar si “armike e popullit”. Në atë shteg të ngushtë, disa gra i vërsuleshin duke e shtyrë, sharë dhe duke i shkulur flokët. Duar të zgjatura, sy të zgurdulluar, britma histerike… dhe Musineja ecte nëpër atë korridor, që ishte shndërruar në një skenë spektakli makabër. I vetmi “faj” i saj ishte se kundërshtonte një proces zgjedhor të manipuluar. Do të përballej me një proces gjyqësor të drejtuar prej turmave, pa asnjë lidhje me elementet e ligjit, ku poshtërimi ishte pjesë e dënimit. Historia tregoi se e ardhmja e një vendi po kalonte nëpër atë korridor britmash histerike e dhune. Do të quhej drejtësi “në emër të popullit”. Ky ritual turpi do të kthehej në një model që zgjati për 40 vjet, një mënyrë për ta kthyer drejtësinë në shfaqje, për ta ushqyer turmën me përuljen e tjetrit, dhe e gjitha e përkthyer në pushtetin e një individi ose një grupi rreth tij.
Mijëra shqiptarë u vranë, u pushkatuan dhe u burgosën “në emër të popullit”. E gjithë elita intelektuale në vitet e para të regjimit u ekzekutua dhe u shua. Diktatori Enver Hoxha shfrytëzoi emrin e popullit për të vrarë dhe denigruar çdo element që i rrezikonte pushtetin, ndërsa populli brohoriste: “Parti Enver!”.
Sallat e gjyqeve mbusheshin me publik të organizuar për të klithur “armiqtë në litar”, dhe drejtësia e popullit shndërrohej në një akt dhune brenda vetë sallës, ku të akuzuarit ekspozoheshin si armiq. Altoparlantët transmetonin audion nëpër Tiranë, duke e kthyer procesin në një spektakël publik. Kjo praktikë u përsërit deri në vitet ’60, për të përmbyllur spastrimin e kundërshtarëve të regjimit.
Do të vinte shpejt faza tjetër e terrorit, zbulimi i “armiqve” brenda partisë. Figura si Koçi Xoxe, Beqir Balluku, Kadri Hazbiu dhe shumë të tjerë, që kishin ushtruar drejtësinë në emër të popullit, u bënë më pas viktima të të njëjtit mekanizëm. Asgjë nuk ndryshonte: populli brohoriste, ndërsa të dënuarit i nënshtroheshin verdiktit të partisë, “partia ime më dënon”.
Historia përsëritej në cikle të zbulimit të grupeve “armiqësore”, ndërsa elita e kundërshtarëve të regjimit ishte shuar.
Me rënien e regjimit komunist në vitin 1990, u premtua se drejtësia do të vihej në vend, duke nisur me ndëshkimin e krimeve të diktaturës. Por në praktikë, gjithçka u shndërrua sërish në një spektakël, kësaj here i fokusuar në një retorikë të ashpër antikomuniste, që konsumohej në podiumet e politikës pa u përkthyer në veprime konkrete për të çuar para drejtësisë autorët e mijëra vrasjeve, burgimeve dhe internimeve. Viktimat e diktaturës komuniste nuk mund të prehen në paqe, sepse pothuajse askush nuk vuajti asnjë ditë burg për këto krime dhe askush nuk u përball realisht me drejtësinë. Sepse, për fat të keq, shumë prej atyre që kishin dhënë dënime me vdekje u bënë pjesë e sistemit të drejtësisë në demokraci.
Ish-anëtarët e Byrosë Politike dhe udhëheqja komuniste dolën para gjykatave jo për këto krime, por për akuza dytësore: disa kilogramë mish më shumë të konsumuar në kohë varfërie, disa filxhanë kafeje apo privilegje të tjera të kësaj natyre. Në videon që publikon sot Tema, shfaqet e veja e diktatorit, Nexhmije Hoxha, teksa përpiqet të justifikojë akuzat si të padrejta, duke dhënë detaje për drekat dhe darkat e shtruara në vilën e saj. Një qasje e ngjashme u pa edhe te Ramiz Alia, pasardhësi i diktatorit në krye të partisë-shtet, por edhe te anëtarë të tjerë të Byrosë Politike, duke e zhvendosur vëmendjen nga përgjegjësitë reale tek detaje që nuk prekën kurrë thelbin e padrejtësisë gjatë 45 viteve diktaturë.
Këtu nis edhe historia e pandëshkueshmërisë: një model që do të shtrihej për dekada, ku udhëheqja zhytej në korrupsion dhe drejtësia vazhdonte të mbetej mekanizëm në duart e një individi apo grupi rreth tij, për t’u përdorur në funksion të forcimit të pushtetit.
Faza e fundit është ajo e “drejtësisë së re”, që erdhi pas një reforme të cilësuar si thelbësore, ku çdo individ i sistemit kaloi në procesin e vettingut dhe ku pritej që më në fund të vendosej drejtësia. Populli, sërish si spektator, pret ndëshkimin e atyre që akuzohen për korrupsion në përmasa të jashtëzakonshme, shifra që perceptohen si të pakrahasueshme me vende të tjera në kushte të ngjashme.
Procesi nisi me arrestime të zyrtarëve të lartë: ministra, ish-zëvendëskryeministra, madje edhe ish-presidentë si Ilir Meta. Kështu, fundi i pandëshkueshmërisë u paraqit si një objektiv i arritur. Aktet e arrestimit shpesh u servirën si të mjaftueshme për të shuar etjen e publikut për ndëshkim. Spektakli tashmë zhvendoset në një dimension tjetër, në rrjetet sociale dhe në studiot televizive, ku çdo arrestim kthehet në ngjarje për konsum publik.
Nuk kanë asgjë të përbashkët të akuzuarit; nuk u përngjajnë e as nuk krahasohen me “armiqtë e popullit” në kohën e diktaturës. Por proceset kanë elementin e përbashkët të denigrimit publik. Nis nga momenti i arrestimit spektakolar dhe vazhdon gjatë seancave gjyqësore, ku të akuzuarit për korrupsion shfaqen të mbyllur në kafaz, përpara kamerave dhe opinionit publik. Rasti i ish-presidentit Ilir Meta është shembull tipik i mënyrës së arrestimit, trajtimit në paraburgim dhe gjykimit, duke ushqyer vazhdimisht publikun me pamje spektakolare.
Ka një perceptim për korrupsion të përhapur në shifra alarmante dhe në nivelet më të larta të qeverisjes, por drejtësia nuk mund të mbështetet vetëm mbi perceptime; ajo kërkon prova të qarta dhe fakte penale. Kjo nuk do të thotë se këto prova mungojnë, sepse indiciet apo gjurmët e rëndësishme shfaqen vazhdimihst në dosjet e bëra publike të zyrtarëve që ndodhen pas hekurave apo të tjerëve që pritet të shkojnë aty. Pyetja mbetet çfarë e pengon drejtësinë e re t’i strukturojë këto prova dhe t’i paraqesë në procese gjyqësore dinjitoze, sipas standardeve të një gjykimi të rregullt?. Deri tani, më e dukshme ka qenë forma, spektakli përmes kafazit të xhamit, ndërsa të akuzuarit përpiqen të paraqiten si viktima të një drejtësie që e cilësojnë represive. Ndërkohë, pritshmëria mbetet e njëjtë: procese të drejta që provojnë fajësinë dhe sigurojnë kthimin në buxhetin e shtetit të pasurive të përfituara përmes korrupsionit.
Pavarësisht ndryshimeve të sistemit, mbetet i pandryshuar elementi i drejtësisë si spektakël. Nga korridoret e turmës që poshtëronte “armikun” te ekranet e rrjetet sociale, forma ndryshon por thelbi shpesh mbetet i njëjtë. Në vend të një drejtësie të bazuar në ligj dhe prova, dominon shfaqja dhe ndëshkimi i dukshëm. Sfida mbetet e njëjtë, shkëputja e drejtësisë nga spektakli dhe kthimi i saj tek parimet e saj themelore.
TemA sjell nje video te proceseve gjyqësore ne tri kohë, gjatë diktaturës, në vitet '90 dhe sot, me drejtësinë e re.
Asnje sistem nuk ka dhene dhe nuk po jep drejtesi,behet vetem propogande
Drejtesia do te vendoset vetem pasi funderrinat e politikes 35 vjecare te varen te sheshi prej koqesh....dhe pasi politikanet e rinj te mesojne nga kjo ngjarje dhe te mos guxojne me te prekin asnje qindarke nga leket e popullit !!!!!!
Jo ai shitësi i fiqve nuk është hajdut ai i ka kursyer nga shitja e fiqve dhe ka blerë vila po Saliu shpif dhe thotë ka blerë 800.000€ vetëm brekë
Po pra, se nuk ka te beje me drejtesine ne tri a kater kohe, por me drejtesine qe i ve prangat Kryehajdutit te Tiranes. Nuk ka te beje as me gjyqin e Kadri Hazbiut ne kohen e diktatures, as me ato te byroisteve ne kohen e demokracise, as me Meten qe e perziejne tinezisht dhe skutherisht ne argument, por me kete te Erion Veliut ne kohen mobokracise. Nuk ka te beje me interesin per nje drejtesi te drejte, por me shqetesimin pse kjo drejtesi mban ne burg bamiresin me te madh te Mafias se Fjales se Lire. Ka te beje me burrin e gruas nje meleon euro breke. Imagjinoni, te semuret me kancer nuk mund te gjejne ilacet bazike, per shkak te korrupsionit, kurse surratpetulla e vilajet qyrkut blen breke firmato nje milion euro! Kjo qe po bejne keta, te gjithe, me Rame e lubi, me VEliaj e velice, me gazetare te mafise se fjales se lire, do tu dale per hundesh; aty ku nuk e presin, e ku u dhemb me shume. Une nuk se jam ndonje besimtar, por besoje ne ligjin universal te drejtepeshimit. Ato miliona qe i vjedhin kjo tufe plackitesish, dhe qe do te kishin sherbyer per te blere ilacet bazike te semuret me semunde te rende, per hundesh do tu dalin, ketyre dhe gjithe pjelles se tyre. Kemi arritur ne nje pike te tille, sa as nuk me vjen keq, aspak, qe te them ate shprehjen hipokrite, por te nevojshme ne raste te tilla: po c'faj kane pjella e tyre! Nuk e them; nuk dua ta them; sepse nuk me vjen ta them; sepse do te isha hipokrit po ta thoja. Aty ku u dhemb me shume, monstrave!
Po milionat e Saliut , Metes pse nuk i ze ne goje ?? Bukur i thua per breket e gruas se Erjonit …po te 5jeret ?? Te tjeret nuk kane faj sipas teje ?? Erjoni e ka katandisur Shqiperine si kaposh i rjepur ?? Po L7li yt ?? Lulin nuk e ze citon gjekundi ….e harove Lulin ?? Lul kamarjerin , qe iku i zbythur ne Kosove dhe u kthye miljoner , me cfare menyre ?? Kamarjer ?? Apo spiun i luftetareve te UCK , fute ne liste dhe Lul dybekut qe ne kohe covid 19 shtoi pasurine ne menyre te papermbajteshme …e theksoj te Lul braves …se ti ishe ai pizevengu qe parashikoje me saktesi matematike zgjedhjen e Lul dybekut per kryeminister ne 2017 ….pse ckujton ti plere se te haruam kush ishe dhe je ?? Bythqir je , dhe nga ata te lulishteve ….ptuuu plere
Vazhdo ëndërrat, vëlla, Vazhdo. I tregon shumë bukur.
Varferia qe krijoi eh shkaterroi ,prishi ndergjegjen shqiptare: Fshatari ishte I kenaqur dhe nuk i bente pershtypje ti shiste qumesh me urine qytetarit. Duke mos perballur jetesen fshatari karrocen e pare e shpinte ne Shtepi. Dhe jo sa per vehte por te bente shkembim mall me mall me te tjeret. So zor se rregullohet si tek te tjeret ndergjegja shqiptare.
e drejtë, sepse sot hajdutet nuk jane më me maska në rrugë, por jane ulur ne zyra. Hajdutë sot nuk kanë ngjyrë, dhe nuk kanë frikë të na vjedhin, sepse na kanë futur në vathë si bageti neper partite e tyre. Ata tremben vetem nga koha kur ne do te shohim qarte kete te vertete
Jam ne nje mendje me ty, por Varjen e koqeve kush ta beje? Nuk shoh ne skene ndonje person qe e Ben kete pune.
Djetesia njerezore ne cdo kohe e ne cdo vend eshte si vijim: "Kush vjedh nje cope buke perfundon ne burg, kush vjedh nje hekurudhe behet senator".
Drejtesine ne kohen e partise e drejtonte partia . Edhe tani partia e drejton. Nuk ka ndryshuar asgje ,jane po te njejtet njerez qe bertasin ngazellehen shkruajne , sepse ky eshte popull i pa bythe. Populli me i prapembetur i europes, populli qe i thurte lavde sulltanit te fundit kur dhe vete turqit e rezuan 2 jave me pas, populli qe i thurte lavde zogut, enverit, titos, stalinit , mao ce dunit, populli qe ka qene dhe eshte populli me i varfer ne europe, populli me i pashkolluar ne europe. Nuk eshte faji i atyre qe drejtojne e tallen, eshte faji i popullit 2 leksh qe kenaqet kur ja fusin, e vjedhin, e tallin , e poshterojne dhe ata qe e teprojne me shume ata duartroket me shume. Ne 150 vitet e fundit 3 njerez kane bere me shume se te tjeret nga ata qe e kane drejtuar kete popull. Ismail Qemali, Zogu, dhe Berisha. Njerzit qe kane vjedhur me shume , shtypur me shume tallur me shume jane sulltan abdylahamiti, enver hoxha dhe edi rama. Pikerisht keta te 3 ky popull i vlerson me shume. Te ishte ndryshe ne 150 vjetet e fundit do kishim kaluar te pakten ne vendin e parafundit. Por jo shqiptaret jane stoike ne bindjen e tyre qe duhet te jene fundi i fundit , dhe kete deshire te zjarrte te shqiptareve e plotesoi sulltani, enveri dhe edi rama. PS: dhe armikun me te madh nje popull i tille ka ata qe i thone te verteten ne sy!!!!! Popuj te tille jane te pashprese.
Se pari, Mysineja ka qene nje kokerr kurve, qe pasi u zberthye nga italiane, gjermanet e balliste, gjate luftes, filloi te shkerdhehej edhe nga misionar et Engleze, pas lufte. Mijra te vrare? Mbase merrni ne mbrojtje dhe kriminele e luftes, bashkepuntor et e nazifashizmit, bandite e Maleve, diversa tet, spiunet e agjenturave te huaja? Apo se zhdukur gjak marrjen, Duke marre persiper drejtesia pergjegjesine per gjakun e derdhur. Aty I ishit te gjithe dhe I denua per filxhane kafeje me shume TE pira. Sepse ligjerisht nuk kishte ASNJE krim shteteror. Spiunazhin eshte denuar qe kur lindi shteti, madje edhe me perpare, Ne komunitet primitiv, eshte denuar dhe denohet Ne cdo vend te botes, edhe ne SHBA, Britain, France, Rusi, Kine, Ne lindjes E perendimit, ne veri dhe ne jug. Ti sherbesh ASFALISE dhe UDB a nuk duhesh denuar. A nuk ishin keta qe sabotuan, qe shkaterruat Shqiperine edhe pas 1990 kur more pushtetin? Rajersoni Tha, qe sapo erdhi:do ta rrafshoj Shqiperine, do ti bej shqiptaret te hane buke me avete ne d'ore ne menzat sociale. Dhe fill pas sJ, Gramoz Pashko, agjentit i Intelegjent Servisit tundte cekun E bardhe Ne ekran et e televizioneve, ndersa Azem Hajdarit bente thirrje per shkaterrimin e uzinave, fabrikave, stallave, vreshtave e ullishteve, sepse ishin veprat komuniste. Po krimet e tyre pse nuk I denoni, tamam, ne emer te popullit e te ligjit, sepse ishin veprat te mund it dhe djerses se popullit. Dhe sot I perkujtoni si heroj te lavdishme te demokracise. Po, atehere Jane denuar ne emer te popullit sipas ligjeve ne fuqi, sepse edhe gjyqraret e ndihme ggjyqtaret zgjidheshin nga populli, se ligjet miratoheshin nga kuvendi popullor qe zgjidhje nga populli, me voti te hapur, jo me lista te fshehur a. Se perpara se te zgjidheshin diskutoheshin Ne popull.Ja ku jeni, shikoni drejtesine tuaj sot. Gjithecka e deshtuar. Shikoni si eshte legalizuan gjak marrja. Si Tha Miloshevicit ne 1991?"...vrisni nje shqiptar, beni fajtor nje shqiptar dhe Ata do vazhdojne te vrasin njeri tjetrin". Me pas Saliu ne Malsi te madhe legalizoi kanunin dhe sot shqiptaret vrasin njeri tjetrin Ne emer te kanunit. Keto Jane arritje te demokracise sone. Perpara e me thelle, me shume gjak do te derdhet Ne emer te ligjit dhe ka un ligjit.
Trapajan. Qënke një komunist përbindësh nga ata që ngriheshin dhe ulurinin Parti - Enver kur kryeministra dhe ministra kalonin në hanxhar. Diktatura e Enver Hoxhës ishte nga më të tmerrshmet. Ka arrestuar dhe dënuar me mijëra njerëz të pafajshëm, apo "fajtorë" se nuk mendonin si bashtua i Gjirokastrës. Një parti unike në pushtet që me komunistët e saj mbante vendin zap dhe nën kontroll të plotë. Me një faraon në krye të saj, i cili që nga viti 1942 dhe deri më 1982 veçse hëngri koka njerëzish, deri edhe të shokëve të tij të afërt, me të cilët kishte ngrënë dreka dhe darka. Ai regjim mos ardhtë më kurrë. Nuk është se ky regjimi i tanishëm po shkëlqen, por të paktën është më i lirë si sistem.
Te lumte, nuk mund te shtoj asgje.
O TRAP!( trap hesapi tamom!) Se flet shumë, nuk do të thotë se di shumë! Meqe i paske majt pishën Musines, a e di që ajo femër në 1941 ka mbaruar shkëlqyeshëm universitetin në Romë??? A e di se në moshën 26 vjeçare kish shkruar 3 libra? A e di se fliste 3 gjuhë të huaja??? A e di se deklaroi fuqishëm në gjyqin e saj se po e dënonin për idetë e saj, e se nuk kish nevojë tê ishte komuniste për të dashur atdheun?? Pastaj regjimin gjakatar të Enverit e ka dënuar një botë e tërë, që e vendos atë në një nga diktaturat më të egra të botës!!! Gabimi ishte se nuk u dënuan ato krime nga politika jonë! Dhe e di pse? Sepse u gjykuan po nga pjellat e tyre! Po ai regjim ish kryekëput kriminel e anti- shqiptar!!! Ti citon ( budallalliqe) thënien e Milosheviçit në 1991, po harron se ngaqë ne qeveriseshim nga kriminelë, merrte zemër me deklaru kështu një kriminel si ai i Serbis! E mos harro se Enveri e shiti Kosovën për pushtetin e vet! Sa për "arritjet" e atij regjimi, kaq shumë arriti, sa në 1990, fukaralliku tek ne krahasohej me vendet afrikane!( me ato të humburat fare!) Ti thua se jan dënuar sipas ligjeve në fuqi, po cilat ligje??? Ato që diktatura i formulonte sipas oreksit të saj! Po ata qindra që u vranë gjat luftës ??? Me çfar ligji??? Po të jap vetëm 3 fakte gjat luftës: Mehmet Shehu vret mbi 100 robër lufte italian në jug( thuhet se thjesh me i marr rrobat!) Po ashtu vret mbi 70 ballistë në mos gaboj në Lushnje! Dhe mbi të gjitha vrasja e mbi 1500 kosovarëve nga malazezët pasi u çarmatosën e u tradhêtuan nga udhëheqja shqiptare në 1945!( masakra e Tivarit) Pa lligaritur për qindra të rinj e intelektualë të kohës që "dekoroheshin" me urdhër direkt të Enverit me vdekje, thjesht se nuk ishin me komunizmin! Ose fakti tjetër që shumica e komunistave idealistë të 1941, u vranë ose u burgosën me urdhër të Hoxhës e Dushanit e Miladinit për të çimentuar Enveri pushtetin e tij prej diktatori! Ai regjim mos ardht kurrë, dhe pse ky i pas '90 ka gjynahet e veta, por prap është shum herë më njerëzor se diktatura!
Trapajan o kar pellazg .ajo nuku ishte drejtesi se njerezit denoheshin pa avukat mbrojtes me urdher nfa lart .
E para ajo drejtesi e asaj kohe ishte 100 here me mir. Nuk te fuste njeri kot ne burg,kishe shkelur ligjin i mir a i keq. E dyta ate kohe e keqe a e mir lereni ne arkiva. E treta drejtesia sot eshte ne duart e sali kriminelit. Mos tju genjej mendja se duke e thirrur njeher ne dy jave,po bejm drejtesi, eshte vetem spekakel. Kriminelat e tipit sali e medi gerdeci jan te lir e tallin sumen me kete popull fat keq.
Autori thotë: "E gjithë elita intelektuale në vitet e para të regjimit u ekzekutua dhe u shua". Cila elitë? Ajo kolaboracioniste? Ajo e qeverisë kukull? Në të gjitha vendet që hynë në luftë u pushkatuan të gjithë ata që bashkëpunuan me gjermanët. Në Francë u vranë qindra gra vetëm se kishin fjetur me gjermanë për një copë bukë. Këta që bëjnë këto shkrime janë nipërit e tradhëtarëve të atdheut.
Drejtesia e re eshte ajo e vjetra por e lyer me boje
Rregjimi Hoxhes mua me ka privuar gjitheçka , por ky burre beri shtete , ky burre krijoje shtetin modern shqiptar. Hoxha vetem komunist nuk ka qene , por nje nacionalist shqiptar .... E shkruante me shkronja te medha ( shtete i diktatures se proletariatit ) te paralajmeronte te thoshte heshte. Nese nuk do ishte rregjimi Hoxhes a do ishte bere doktor Sali Shuli djali Ram e Shiqere Birrisha nga Viçi doli Lopa hyri prinder analfabet. Nese nuk do ishte rregjimi Hoxhes nuk do kishte hidrocentrale université opéra teater bonifilim i Myzeqeje kinostudio fabrika uzina tren autobus qe prodhoheshin ne Shkoder. Mos haroni Shqiperia nuk lindi me Hoxhen
Ik o trap me zile! Ça boni Enveri ore! Akoma me kënetat e universitetin! Universiteti u hap në 1957 ( mos gaboj), po pse nuk u hap në 1945??? Apo atêher hapi burgjet krimineli me burgos kundërshtarët! Ti thua bonifikoi Myzeqen, po a e di sa të burgosur e të internuar kan lënë jetën në ato moçale??? Kur bota( se Europa ish tjetër gjë), prodhonte avionë , trena të shpejtë, makina ,Tv e paisje shtëpiake pa kufi, ne krenoheshim me traktorin e par( thjesh me llamarinat e tij se motorri ish kinez), ose me autobuzin e Shkodrës po harrojm se në kohën e Zogut, në atë Shqipëri " të prapambetur" kishim disa agjenci transporti autobuzash privat, kishim 6 linja ajrore të brendshme, e 2 herë në javë lidheshim me avjon me italinë! Për atë tjetrën që thua se si do ish bërë Sala po mos ish regjimi Enverit, osht si me të thon un ty, si do ishe bo ti me celular, me internet me lëvizje të lir po mos ish regjimi Saliut!!!
Tema i sjell këto shkrime per të bërë analogji me "persekutimin" e lali fikut nga partia e tij. Duke parë që ai i madhi e ka lëshuar fikun dhe do dënohet si hajdut i parase publike Meroja është hedhur në sulm per të mbrojtur pronën e tij
Ty komentuesit-ses "Trapajane hesapi", megjithse ma more në kthesê, po të them sinqerisht bravo. Pse po ju them "ma more në kthesë", sepse e kisha pregaditur një koment qê ishte 99% i njëjtë me komentin tuaj dhe tani nuk po perseris atë qê keni shkruar ju disa minuta perpara meje. Në komentin tuaj keni perkujtuar ngjarje të verteta, të historisë Shqiptare. - Rrespekt -
Kur përdor termin "elita intelektuale e asaj kohe", të vjen për të vjellë. ... Sepse trashëgimtarët, pinjollët e asaj elite duke patur ADN e tyre, në këto 35 vjet do të ishte shquar diku........ Por zero , kurrkund nuk u dukën. Në asnjë fushë nuk u shquan..... As në arsim, as në shkencë, as në politikë, as në biznes........ Pinjollët e asaj shtrese treguan se ishin bijë të denjë të një klase të pasuruar në kurriz të popullit vetëm dhe vetëm duke i shërbyer pushtuesit të radhës... Niveli i IQ të asaj klase që ju e quani elitë ishte dhe është nën 100...... Shifni kush e drejton politikën e sotme në këto 35 vjet.! Bij të punëtorëve e fshatarëve të varfër, komunistë e ish komunistë..... Shihni kush ka çarë në shkencën botërore.... Bij e bija mësuesish oficerësh, inxhinierësh të periudhës të komunizmit..... Shihni kush janë biznesmenët më të suksesshëm sot në vend! Bij të njerëzve fare të thjeshtë , inteligjencë e ish komunizmit...... Bëni një studim, bijtë e kujt shtrese kanë shkëlqyer në studime në universitet tona!? ...... Hë pra ku është elita intelektuale tani ku secili ishte i lirë të shfaqte aftësitë e tij? Dhe prandaj populli duke mos qenë budalla, por më i zgjuar se ajo elita intelektuale, del vet në një konkluzion: - Ai regjim, nuk ka patur shumë faj që ndëshkoi disa nga ajo elitë që i shërbeu pushtuesit dhe tradhëtoi interesat e popullit shqiptar... Pse çfarë qëndrimi do të mbante Enver Hoxha ndaj anëtarëve të atij delegacioni të turpshëm, i cili në prill 1939, shkoi në Romë dhe i dhuroi Kurorën e Skënderbeut, perandorit të Italisë fashiste?........ Apo ndaj atyre që kur gjermanët pushtuan Shqipërinë, u bënë pjesëtarë të Regjencës? Dhe kur? Si budallenj që ishin kjo elitë po badhkëpunonte me gjetmanët, kur ata po e humbnin luftën. Vetëm më të zgjuarit e Shqipërisë nuk e kuptuan këtë gjë. Ndërsa misioni anglez ju bënte thirrje, Lufta po mbaron. Shikoni pozicionin tuaj!..... Çdo të kishte ndodhur me këtë elitë sikur të mos ishin qytetarë të Shqipërisë, por të Francës të Holandës Belgjikës apo Danimarkës!? Më keq se në Shqipëri.... Në se në Shqipëri ju bë një gjyq formal, në vendet e mësipërme shokët e tyre u vranë pa gjyq. Me plumb ballit. Dhe gratë e këtyre u qethën zero dhe u nxorën rrugëve të qyteteve dhe bështyhedhin e shqyheshin shumë më keq se Mysine Kokalari.....
E gjithe kupola e partis punes per 45 vjet kan shpenzuar sa ka shpenzuar Argita non grata per te rregulluar hundet dhe surratin ose sa ka vjedhe non grata vetem ne vitin 1992 Kaq
Dhe aq sa ka blerë lali brekë dhe darka romantike
Kur mbroni dhe Koci Xoxen ? E krahasoni me Kadri Hazbiun? Me ke je o Mero?
Trapajan , KY konstrukti yt shpirteror eshte I frikshem ...! Sepse ti bart xheletet qe ushqeheshin me jete njerezore ... E temerrshme !
Asgje denigruese ne proceset ndaj I.Metes, E.Veliajt me kompani. Akuza: Hajdutllek, duke shperdoruar detyren shteterore. Proceset duhet te perfundojne nje here e mire, me ndeshkim te fajtoreve dhe konfiskim te pasurive nga veprimtaria kriminale. Gjyqet te behen publike, te hapur dhe te transmetohen ne kohe reale ne Medie.????????????
Shqiperia duhet te benet nje mandat i OKBse se shqiptaret jane nje tufe debilesh qe nuku dine te qeverisen
O kar-tarakt, Qemal Stafa, ne vitin 1939,para troupes gjukuese TE Ahmet Zogut deklaroi:po, kam qene jam dhe do te jem komunist". Meqe nese ty, kar-tarakt te pelqen keshtu, po ta deklaroj:po, jam komunist. Edhe se nuk jam antar ne ASNJE parti politike ne Shqiperi dhe kudo ne bote. Por nje gje eshte e sakte:ato qe them Jane teresisht te verteta, Jane te jetuar a, te studiuar a. Eshte puna jote se c'rruge ndjek. Sot, te gjitha rruge qe rekomandohen nga partite politike, perfshi dhe Musolinin e dyte, te cojne ne rrenimin dhe kolonizimin e shqiperise. Uroj te mbetet, te pakten, ne keto kufi j qe ka sot.
Pra, të ka pëlqyer Qemal Stafa se deklaroi se ish komunist, ndërsa Musineja që deklaroi se nuk ish komuniste, për ty ish kurv, e për regjimin tënd kriminal meritonte shkatërrimin e jetës! Po cilat të vërteta thua ti? Veç ato që ke lexuar nga PPSH? Pse nuk e thua se u vranë nga regjimi kriminal rreth 6200 shqiptarë?( e nga këta mos gaboj gati 400 ishin femra!) U burgosën e internuan mbi 80.000 shtetas!( kryesisht gra, fëmijë e të moshuar!) Ju mohua kujtdo pa arsye e drejta e studimit, e drejta e strehimit e drejta e fjalës! Pra, ju mohua e drejta për një jetë dinjitoze! Por për mua krimi më i madh i atij regjimi ishte se SHKELI ME KËMBË, sakrificat dhe idealet e rinisë shqiptare të viteve 1940-1945! Asaj rinie që u ngrit kundra bishës nazi-fashiste, pa dallim feje, krahine ideje, por përfundoi e nëpërkëmbur, e shtypur e vrar, e burgosur e varfër! Thjesht se diktatori dhe klika e tij i pëlqeu sundimi, i pëlqeu pushteti, i pëlqeu jeta me luks e privilegje! Sa për idealet, ato vlenin vetëm për propagandë! Jeta reale ish tjetër gjë! Kur na u hapën sytë( pas '90), e pan vetë sa të varfër, sa pa dinjitet e sa të pa lirë kishim qen!
Po te kishte drejtesi do duhesh te ndertonim disa burgje, por nuk kemi para se I vjedhin politiqenet.