Gara e PD për kryetar, me vetëm një kandidat që është njëherësh edhe drejtuesi aktual i saj, Sali Berisha, shihet nga gazetari Ardi Stefa si barsaletë. E gjithë situata e krijuar e ka kthyer partinë në një të tillë, sprehet ai në një lidhje direkte në Report Tv duke nënvizuar se kjo forcë politike ka krizë të thellë identiteti, lidershipi dhe vizioni.
“PD është në një krizë jashtëzakonisht të thellë të identitetit të saj, lidershipit, në një krizë që dëshmon mungesën e një alternative, ideje apo rinovimi që duhet në mënyrë që PD të vijë në pushtet. Me zellin për t’i shërbyer PD, enturazhi i tij ia doli që PD ta kthente në barsaletë”, tha Stefa.
Duke luajtur paksa me emrat e Mereme Selës e Flamur Nokës, Stefa emërtoi fenomenet që po ndodhin brenda partisë, të cilat janë prodhim direkt i Berishës.
“PD ia doli të meremizohet dhe meremizimi është pasojë e flamurnokëzimit të PD që është produkt direkt i berishizmit në parti. Nga zelli i madh për ta shpallur doktorin si kandidat të vetëm që duhet të kalcifikohet, e ktheu PD në barsaletë”, tha gazetari.
Me këtë formë udhëheqjeje, Berisha vetëm po i siguron Ramës fitoren e zgjedhjeve 2027:
“Berisha po lë vendin pa opozitë, po çimenton vendin e Ramës. Po i jep Ramës mundësinë që të fitojë në 2027 siç e ka deklaruar, në 61 bashki”, tha Stefa duke bërë edhe një parashikim për zgjedhjet e 23 majit në PD dhe rezultatin e një dite më vonë:
“Do të zgjohet ashtu si do të ngryset, e vogël, e turbullt, larg shoqërisë e qytetarëve. Mos të na gënjejë mendja, asgjë nuk do të ndryshojë në PD sa kohë të jetë Berisha dhe enturazhi i tij”, tha ai.
Pa asnjë shpresë për të ardhmen e partisë, Stefa thotë se kështu rruga e saj e vetme do të jetë humbja, për sa kohë në krye qëndron një komunist i shtirur si demokrat.
“Për sa kohë PD miraton duke ngritur dorën, pa asnjë lloj kontestimi, çdo gjë thotë Sali Berisha, asgjë nuk do të ndryshojë dhe do të shkojmë nga humbja në humbje. PD s’e ka luksin të humbasë as çerek anëtari, demokrati apo intelektuali. PD duhet të ngrihej mbi vetveten. Në krye të PD kemi një parti që e kaloi Enver Hoxha. 36 vjet hiqet si demokrat, por në fakt është komunist”, u shpreh gazetari.
Ajo parti nuk është një parti demokratike por një bandë talebanësh e udhëhequr nga disa malok injorantë të tipit flamut noka etj me në krye komunistin dhe ish sekretarin e byrosë së partisë për Qendrën Spitalore Universitare,këtë legen burrë të diskredituar brënda dhe jashtë Shqipërisë.Sigurisht që talebanët e Kandaharit e kanë në xhep humbjen e radhës në zgjedhjet lokale të 2027 dhe ato për kuvëndin popullor më 2029,përsa kohë të jenë malokët në krye të pe-de-s ????????????????????????.E gëzofshin “fitoren” madhështore dhe mos të harrojnë të thërrasin përsëri Latif Lacivitën e Trapit të Amerikës.Vërtetë kjo parti e dhjerë me në krye një antikombëtar e batakçi burrë është kthyer në barsoletë për shqiptarët të cilët nxjerrin gjuhën me tallje për bashibozukët që e udhëheqin.Orbanin e Hungarisë e hodhi me këmbë përpjetë opozita e udhëhequr nga një udhëheqës i ri e vizionar si Peter Magiar dhe ai nuk arriti ta gëzonte fitoren për herë të 5- të,por Edi Rama megjithëse qeverinë e tij e ka mbytur korrupsioni e ka në xhep mandatin e tij të pestë.Shqiotarët kur kujtijnë fytyrën e përçudnuar të sali kriminelit e hedhin votën në kuti për PS dhe Edi Ramën,sepse në fund të fundit ata nuk vrasin shqiptarë si monstra me emrin saleh.Edi Rama pas mandatit të 5-t do bëhet edhe për dy mandate president e nuk do merret më me politikë mendoj unë.Ndërsa saliu vetëm do lehë e do hajë m.t,por nuk e besoj se do rroj aq shumë qeni pa ngordhut…hahaha.