PROFIL! Dita e parë e gjyqit në tokë… e Ilir Metës

3 Maj 2026, 11:00Politika TEMA

PROFIL! Dita e parë e gjyqit në tokë… e Ilir Metës

Nga Ermal Peçi

Ajo që shqiptarët presin nuk është thjesht një seancë gjyqësore. Është një moment që ngjan si një përplasje mes historisë politike të tranzicionit dhe drejtësisë. Një figurë që për dekada ka qenë në zemër të politikës shqiptare, sot përballet jo me kundërshtarët politikë, por me një tjetër arenë: atë të ligjit.
Ilir Meta do të japë llogari para drejtësisë për disa nga aferat për të cilat është akuzuar publikisht. Tashmë, shqiptarët do të mësojnë më shumë për një nga njerëzit perceptohet publikisht si një nga figurat më të kontestuara për korrupsion dhe si përfaqësues i një politike klienteliste, pa ideologji të qartë.
Pamja e Ilir Metës dhe e Monika Kryemadhi ishte imazhi i një monedhe me dy anë. Nga njëra anë, Meta që tregon se çfarë ndodh brenda procesit psikologjik të një njeriu të gjithëpushtetshëm, i cili sot gjendet pas hekurave e i harruar dhe në ana tjetër, është panorama e një pamje që transformohet kur brenda burgu ka ndikime politikisht.
Në anën tjetër të kësaj “monedhe” ishte Monika Kryemadhi, e transformuar — një reflektim i realitetit ku pushteti mediatik të hap dyer dhe të krijon hapësirën për të ndërtuar perceptimin publik. Një detaj domethënës ishte fakti që ajo nuk e ktheu as kokën për të parë në sy ish-bashkëshortin dhe ish-bashkëpunëtorin e saj më të afërt politik.
Në vëmendje ra edhe fakti se Sali Berisha bashkë me deputetët e tij, duket se e braktisën në nisjen e betejës së tij me drejtësinë. Ortaku i dikurshëm politik e ndoqi nga ekrani pamjen e një prej bashkëpunëtorëve më të afërt, me të cilin ka ndarë shumë nga sekretet e jetës politike.
Pavarësisht pamjes së drobitur dhe të lodhur, Ilir Meta kërkonte të përcillte idenë se mbetet po ai politikan: i fortë psikologjikisht dhe i pandryshuar në qëndrimet e tij kundër SPAK, me të njëjtat akuza dhe të njëjtën gjuhë.
Por, pavarësisht këtyre zhvillimeve, duket se ka edhe një dorë diabolike, e cila në sfond lexohet një përpjekje e vazhdueshme për të zhvendosur vëmendjen nga thelbi korrupsioni politik, tek viktimizimi njerzor dhe për të portretizuar SPAK si një makineri të ftohtë dhe ndëshkuese. Një përpjekje për të deformuar arsyen pse po gjykohet jo vetëm Meta, por çdo politikan që përballet me drejtësinë. Në këtë proces nuk është në provë vetëm një individ. Është në provë besimi i qytetarëve tek drejtësia.
A do të jetë kjo një faqe e re për shtetin ligjor, apo një tjetër kapitull i gjatë i mosbesimit?
Në fund, më shumë se emrat, mbetet pesha e vendimeve dhe mënyra si ato riformësojnë besimin publik tek drejtësia për të ardhmen.

2 Komente

  1. D
    Dire Straits

    Ja edhe anetari me i ri i levizjes se shoqerise civile "Per qarjen e hallit te funderrinave te politikes".....ka rrezik keta do te dalin ne parakalim nje dite me fotot e "te pafajshmeve" , Likes , Lalit.njelloj si atehere kur parakalonin me Marksin , Stalinin...........ore se nuk e di , ky gjyqi i Likes do jepet live ne eurovision ....se mesa di ai gjyqi i Ols Dados me Lalin do transmetohet Live nga gjithe paketat televizive europiane , madje ate dite , me 8 maj , eshte njoftuar se edhe Amerika me Iranin do ta kene pushim ne lufte , per te ndjekur kete eveniment qe ndodh 1 here ne 1000 vjet !!!!

    Përgjigjjuni
    1. I
      I zhgenjyeri

      Cudira qe ndodhin ne Shqiperine tone hallemadhe, nje e akuzuar nga drejtësia nen hetim e marrin ne nje program televiziv ne nje nga kanalet me te shikuara, skandal fare .Turp per Top Canellin turp qe i jep hapesire

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje