Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!

16 Shkurt 2023, 17:46Politika TEMA

Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!

Nga Ylli Pata

Këto dy javë kaosi në Kuvend, është rikthyer në opinion një përvojë e legjislaturës 2017-2021, kur pas ikjes së Ilir Metës në Presidencë Parlamentin e ka drejtuar një nga politikanët me më gjurmë në opinion: Gramoz Ruçi.

I cili në verën e 2021-shit braktisi politikën dhe i është kthyer jetës së tij normale, private e familjare. Merr pjesë rrallë në ndonjë event kolegësh, rasti i fundit ishte ai i librit të Shaqir Vukajt në fillimin e kësaj vere, por vetëm kaq.

Pas zgjedhjeve të vitit 2017, opozita ishte më e zhurmshme se kaq, madje kishte një plan të qartë për ta zëvendësuar Edi Ramën me një emër tjetër socialist, e për këtë nisi një revoltë të zhurmshme në Kuvend. Ajo opozitë kishte me vete dy nga figurat më të larta të Republikës: Presidentin dhe Prokurorin e Përgjithshëm. I cili siç dihet hapi çështjen Tahiri kur ja kërkoi publikisht Lulzim Basha.

Zhurmë pati shumë, e panelet gëlonin nga Xhensila te Habilajt, ama Parlamenti: “Zoti Berisha, ulu poshtë!” Ishte një aksiomë që u kthye në meme. Deri në shkurtin e 2019-s kur dogjën mandatet e siç dihet u penduan, nuk pati as bilbilë e as pushtuesh foltoresh.

Duket si një artific, por që në fund të ditës nuk është aspak i tillë. Pasi autoritetin, një politikan o e ka, o ka më shumë ose më pak, është çështje brumi.

Përshembull, meqë sot ka aq shumë gra në politikën e mazhorancës e madje edhe në qeveri. Një Ermelinda Meksi dhe Arta Dade dikur, e mbanin më shumë peshën e të gjithë zonjave të sotme, të cilët ja lënë peshën për të folur vetëm Elisa Spiropalit.

Sado modern të duket Ulsi Manja, nuk e bën asnjëherë vezën e Fehmi Abdiut, juristit të PS-së që ka hartuar me duart e tij ligjet bazike të kësaj Republike që sot është Shqipëria.

Pastaj t’i shtosh diskutimit humanizmin e të ndjerit Luan Hajdaraga, një nga baballarët e psikologjisë e pedagogjisë moderne shqiptare, apo finesës dhe inteligjencës së lartë të profesor Et’hem Rukës, shkon drejt një përfundimit: se ishim mirë kur ishim keq!

E meqë ra fjala te Gramoz Ruçi, çfarë recete magjike kishte ai që e “ulte në vend” Sali Berishën? Kur ishte njeriu më i sulmuar, akuzuar, nga Berisha, shantazhuar, por që nuk arriti asnjëherë ta vërë poshtë, edhe pse e luftoi shumë poshtë brezit.

Si ka mundësi që Gramoz Ruçi kishte atë autoritet aq të padiskutueshëm politik kur ka qëndruar ministër vetëm 40 ditë vetëm 30 vetm më parë në kohë kaosi, sa çështë liria e një dhëndri të ri? E nuk mori asnjëherë post në qeveri?

Përgjigja vjen natyrshëm: liderët nuk bëhen as me shiringa e as me fresk, madje as me tendera. Thjesht ata janë të tillë.

E ta mendosh që ajo rracë politikanësh as kishte facebook, as tik tok, as ekipe shtypi, madje nuk dinte të përdorte kompjuterin. Ruçi përshembull jepte pak intervista, ishte një odise për çdo reporter, pasi Gramozi u fliste pak vetëve: për shembull, të ndjerit Sokol Olldashi, Elio Elinit, apo edhe Franko Egros më vonë. 

Edhe Sandër Çipa arrinte shpesh t’i merrte prononcim. Megjithatë telefonin e hapte gjithmonë sa herë e merrje, por përgjigja përtej ishte e frikshme për çdo reporter. i cili herët tjetër i thoshte redaktorit apo kryeredaktorit: provoje ti pasi mua s’më flet, ma pret shkurt.

Ruçi, në fakt ka qenë kohë të gjatë lider i opozitës në Parlament, kur Edi Rama-kryetari i PS, nuk ishte deputet. Nuk ka pasur bilbila por fjalë të forta e natyrisht aksione politike, që ishin ndikuese. Gramoz Ruçi ishte ndoshta ndër të paktët politikanë që sillte refrenca nga mediat, në fjalimet e tij, e si pak kolegë të tij të sotëm fliste jo shumë, por nuk i hiqje presjen edhe sot nëse shikohen fjalimet e tij.

Lindita Nikolla, kryetarja e Parlamentit të sotëm, ndoshta do të duhet të shikojë videot e 4 vjeçarit të Gramoz Ruçi për të parë se si nuk shpërthen kaosi.

E kjo nis edhe me gjëra të vogla, të cilave u përgjigjen si me anekdoda teknikët e transmetimeve të televizioneve. “Kur ishte Gramozi, séanca niste në 10 fiks, po fiks. S’kishte rrupi çupi, tani…”, thonë operatorët e transmetimeve live, që shpesh janë analistët më të mirë politikë në vend, pasi e shikojnë non stop e ftohtë politikën. Panelistët janë shumë, shumë vite larg dritë këtyre të fundit…

18 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Marksist Leninisti me i shquar i Demokracise …. Sic thone anej pre Shkodre

    Përgjigjjuni
    1. D
      DIKTATORI I FUNDIT

      Ermelinda Meksi ishte tjetër brumë......... . Rama nuk i do të tilla, sepse ajo kishte autoritet të padiskutueshëm. Nëse do një presidente të vërtetë, kjo është zonja Meksi..................... Sa për zonjën Nikolla, ajo është një zonjë e kulturuar, por shumë e butë....................................................................... E do një mendje se si mund të vihet rregull në atë parlament?.................................................................................Kur opozita bllokon foltoren, atëherë të çohen të gjitha gratë e PS dhe me forcë, ti tërheqin zvarrë deputetët e PD....................................................................................... Vetëm deputetja e Fierit Antoneta Dhima, mund të marë përpara me shpulla 3-4 deputetë nga këta kaqolat e PD............................. . Zgjidhje tjetër kjo rrëmujë nuk ka.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Narco-mafia Analbanistan

        Fytyra e Gramozit te Partise eshte pasqyra e shpirtit te Temes se Meros.

        Përgjigjjuni
      2. I
        Ilia

        Je shume objektiv z Ylli! Vertete!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Torino

          O Yll!Po ke harruar nje gje te vogel.Andej nga e ka orrigjinen Gramozi pula ha stërrallë dhe burrat jane me koqe gryke(keshtu i themi nga anët tëna gurmazit).Shkrimin e ke qarë.Ashtu te paça!

          Përgjigjjuni
          1. B
            Burrat tregohet nga veprat

            Ky ishte ai "burri" qe veshi fustan dhe leu buzet me te kuqe, ne 14 shtator te 1998-es ?.......Te ishte burre ai , te pakten nuk do vidhte, pa lere te tjerat...... Burreria nuk tregohet me trashjen e zerit, po me vepra ne dobi te atdheut dhe shqiptareve....

            Përgjigjjuni
          2. P
            Pulastreni

            Ku është Gramoz Ruçi??? E përzuri Rama, o Pula pat e dibërhones. E përzuri, se i duhen pula Ministresha e pata gazetatesha! E përzuri Rama, të cilit, Ti Malukat Analfabet Gazetar, i lëpin bothën që ja ka zënë Diarreja.

            Përgjigjjuni
            1. p
              pergjigje byrektores

              ne fakt komenti yt o pulastren eshte nje diarre ku nuk ka as argumeent e as logjike por veteem diarre inati si bark plakash

              Përgjigjjuni
              1. I
                Ik sa pa te ndjekur....

                I erdhi dita Puloooo. I erdhi dita qe e mbushi dhe ai kupen.....Se Gramozi nuk ikte vete, sikur qameti te ndodhte....I thans ca gjera ne vesh ata te Ambasades....dhe Gramozi - "e la detyren me nder"..... Babasqapi nuk e kapi dot situate. Si gomar qe eshte, nuk e degjoi keshillen kur i thane : - Ik sa pa te ndjekur....Dhe vazhdon te behet dordolec dhe sot e kesaj dite...

                Përgjigjjuni
              2. J
                Josif Shpati

                Eh Z Ylli Pata, kur ishte Zoti Gamoz Ruçi kryetar parlamenti nje here thoshte Ai :: Eh Zoti Berisha dhe binte qetesia Dinte shume Ai. Me gjithe ate Respekte Z Ylli

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Ditmir

                  Ky pseodo gazetar punonjes ujesjellesi me ne fund e kujtoi edhe shokun Gramoz por ne fakt hallin e ka tek Berisha. Ylli (S)Pata emri si rrogetar ujesjellesi nuk te hiqet nga historia pasi per ate rroge i thur lavde PS dhe lali Erit dhe vjell vrer ndaj Berishes. Gazetar delenxhi dhe i pabesueshem.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kerkohet cilesi, jo llogje pazari

                    "Një Ermelinda Meksi dhe Arta Dade dikur, e mbanin më shumë peshën e të gjithë zonjave të sotme, të cilët ja lënë peshën për të folur vetëm Elisa Spiropalit." Z.Ylli. Me sa duket kontributet ne Parlament ju i masni me "sa here ke folur", jo me cilesine e atyre je thua... Spiropali nuk i afrohet as te maja e thoit Ermelinda Meksit per nga kultura, njohurite, llogjika dhe brendia e diskutimeve....

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dritan

                      Respekte z.Ylli per shkrimin qe kujton cfar standarte duhet te jene ne qeveri dhe parlament.Emrat qe kuntoni jane me vlera por per mua dhe shume si mua qe e kane votuar ne Tirane vend te vecante ze Ermelinda Meksi,politikane dinjitoze me autoritet,integritet e profesionalitet te larte.Nuk ka rendesia sasia por cilesia e grave ne politike qe te sjellin ndryshimin. Faleminderit z.Pata per shkrimin e bukur

                      Përgjigjjuni
                      1. Q
                        Qeveri leshi

                        Ehhhh cfare krahasimesh po ku kane keto marmaraket autoritetin e dikurshem te Ermelindes...Nikolla flè ne byth..po Makbule Çeçon e mbani mènd..ehh kur fliste ajo ....jalla ere ça flet. ..keta te tjeret jane te futur deri ne gryke ne korrupsion e bejne floket me xhel....Gramozi e te tjere burra si ai nuk bèhen me sado qe dhe ai ka bèrè plot per vete ,por dhe nderin e njihnin ama ,keta qe jane tani jane o nène o nèneee

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Emiljano

                          Pse ulej thote ky! Te dy komuniste or mik,ja dinin sekretet njeri tjetrit

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            askush nuk e ble dot te kaluaren e tij

                            Per Patokun e Rames, ky Gramoz Ruci eshte "politikani me gjurme ne opinion", kurse per Opinionin Gramoz Ruci eshte Galloshja e fundit e grisur e Diktatures qe gjeti strehe tek Rilindja.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Trotski

                              O Kolec o Delenxhi Mbaj Gojen O Shkerdhate Edepsez i pakorigjueshem Mbete.Je Vite drite Larg Politikanit Shembullor Gramoz Ruçi

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sali Protopapa

                                Nga i gjithe artikulli me pelqeu shprehja “ ishim mire kur ishim keq”!!! Brezi i sotshem ndryshon nga ai i kaluari vetem nga menyra si kopjojne. Sot eshte copy/paste. Atehere ishte hapje librin edhe kopjoje me shkrim dore paragrafe te tera. Padiskutim kjo e dyta ka me shume vlera. Edhe politikanet e sotem edhe te kaluar kopjojne ne harmoni me specifikat e kohes se tyre. Gramozi eshte treguar me burre kjo eshte e vertet. Por fjala i degjohej se kishte edhe ca banda mbrapa (Gjolek Malaj, Renato Cami etc). Edhe vete Sala qe eshte bandit ia kishte friken edhe nuk donte te hynte ne konflikt me te. Po edhe une ( Sali Protopapa) bashke me gjermanin e kishim frike…. Persa i perket “pickellonjave” te Rilindjes me Spiropalin ne krye nuk ia vlen te flasim fare.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje