
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka akuzuar qeverinë se bashkëpunon me oligarkët për interesa të tyre. Nga foltorja e Kuvendit, Sula tha se janë pikërisht këta oligarkë që marrin të gjitha tenderat dhe koncensionet në vendin tonë, që nga ndërtimet e deri tek shërbime të ndryshme.
Madje deputeti demokrat e pranon se këta oligarkë kanë bashkëpunuar edhe me opozitën kur ka qenë në qeveri.
Sula: Në arbitrazh, ish-kryetari i PD-së fitoi 16 milionë euro në arbitrazh sepse i shembët pallatin sipas interesave tuaj. Këto janë fakte të vërteta që s’keni kurajo t’i përmendni. A e dini që për tërmetin, meqë është rasti tragjik në Turqi, ju po i jepni 1 mln euro shtetit turk. Vetëm në Rrogazhinë keni shpërndarë 5 milionë euro. 5 mln euro për tërmetin dhe një shtëpi nuk është shembur në Rrogozhinë. Të gjitha jepen për interesa elektorale. Tani po jepni përsëri miliona euro për zgjedhjet e 14 majit.
Po për koncensionet? E hoqët koncensionin për spitalet, ja dhatë një anonimi atje. Ka marrë 100 mln euro koncensione në shëndetësi. Po ato koncensionet për inceneratorët? Kush janë në kërkim? Gugallja, Mërtiri, Zoto. Kush janë në burg? Ish-deputetët, ministrat tuaj, drejtorët. Sa janë ministra të tjerë që janë për burg. Në 2013-ën kur morët pushtetin, i kishit të gjithë në dorë, pse nuk i çuat përpara drejtësisë. Sigurisht sepse kishit interesa.
Meqë e keni merak për punën e oligarkëve. Po ju them juve kolegë të mazhorancës, a e morët vesh vendimin e BE-së për politikën fiskale. Është kthim mbrapa. E dini ju që jemi i vetmi vend bashkë me Turqinë në listën gri për pastrimin e parave. Kush i bën këto? Opozita? Që skemi asnjë mundësi. I bëjnë oligarkët tuaj, klientët tuaj që bëjnë trafikim të kokainës që vjen në Shqipëri. Kjo është e vërteta. Përsa i përket oligarkëve. Oligarkët i kishte mazhoranca jonë deri dje, sot i keni ju. Kush e ka Kastratin sot përsëri.
Dje e kishim ne, sot e keni ju. Kush e ka Samir Manen mor zotëri. Keni akuzuar Ridvan Boden pullat fiskale. Ku është Ridvan Bode sot? Në Bankën e Shqipërisë, bashkë me ju. Ku është Samir Mane, oligarku juaj që përfiton koncensione. Madje dhe përfaqëson qeverinë tuaj. Ku është Salillari që ndërtoi kulla pa leje? Është pranë jush. Vazhdon të ndërtojë dhe të përfitoj përditë. Ku është Bashkim Ulaj? Që ka marrë gjithato koncensione që përsëri atje në Bërxullë po bëhet nami, për 5 mijë lekë po i jep tokën fshatarëve atje.
Nuk kemi frikë ne t’i themi këto me emra. Ne që s’kemi lidhje me këta oligarkë. Është rrugë e vështirë kjo që kemi nisur. Halli nuk është i joni. Halli është i kupolës sot të politikës. E latë interpelancën më datë 2 mars, sepse më 3 mars është vendimi i gjykatës. Doni t’i bëni njerëzit për budallenj. Uroj dhe shpresoj që kolegë të mazhorancës që kanë integritet, duhet të ngrihen. Çdo gjë ka një fund. Duhet të na vijë turp një ditë kur të dalim në pension me bastun për atë që kemi bërë këto vite. Duhet të na vijë turp për ata që vjedhin përditë dhe pasurohen. E vetmja rrugë që të shpëtojë këtë vend është drejtësia.
Ky Sula, gjeli i Peqinit, akoma vazhdon të gërrhasë? Pfui, sa dykëmbsh i shemtuar që është!
Pyete pak ortakun tend qe keni zyren bashke O Dash Delja. Per Dilaverin e kam fjalen. Mund te te thote Dilaveri si i bene dallaveret me Genc Kucukun qe merr tenderat e Rindertimit…