
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla flet për kërkesën që ka ardhur për shkarkimin e saj. Ajo tha se kjo kërkesë e opozitës nuk ka fakte, duke thënë se ka respektuar Kushtetutën.
“Prita me qetësi kërkesën për shkarkimin tim, filllova të reflektoj, ktheva kokën se ku kisha gabuar, por më rezultoi se acarimet nuk kanë ardhur për shkakun tim, por edhe për përplasjet e brendshme të partisë.
Jo të gjithë e pranonit publikisht, e ndjeni se kjo kërkesë nuk është ajo që i duhet të kuvendit, ndihem e zhgënjyer, i mungon themeli, ka një qëllim, por jo një shkak, shpikët një kauzë artificiale. Janë emocione, por jo bindja juaj, e mbështesni në interpretime dhe jo fakte, nuk do të tërhiqem nga misioni për të çtensionuar seancat plenare, preferoj një drejtim të Kuvendit me risqe, por duke respektuar Kushtetutën, jashtë seancës kemi pasur një komunikim njerëzor, pse në sallë nuk jemi të njëjtit?
Nuk kam shfaqur 2 fytyra, nuk kam ndjekur 2 politika, do jua them gjërat sy më sy, e keni tepruar me gjuhë në adresën time, unë nuk do ju përgjigjem me të njëjtën monedhë, e tillë do të jem, zyra e kryetares së Kuvendit do të jetë e hapur për ju”, tha Nikolla.
Në kuvend. 1 Doli lajmi anë e mbanë U çudit e gjithë bota. Në Shqipëri paska dalë Deputeti me 300 vota. Deputet me 300 vota Nuk ka bërë kurrë vaki. Por duhet dhe aty Sërvili i nënës parti. 2 Por ajo që të lë pa mend Paskemi dhe deputet të tillë. Studentëve u bënë edukatë Në kuvend fryn bilbilë. Mos u habisni ,o student! Ka dhe pedagog të tillë Ky nuk është edukator, Ndaj në leksione fryni bilbilë.