"Kujtova se posterin e Belindit me dy gishtat e mesit e kishte bërë PS, s'e besoja se e kishte bërë vetë"

27 Prill 2023, 21:50Politika TEMA

"Kujtova se posterin e Belindit me dy gishtat e mesit e kishte

Kreshnik Spahiu ishte i ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në DritareTv, ku analizoi gjatë situatën politike në vend, në një kohë kur na ndajnë vetëm tre javë nga zgjedhjet e 14 majit. 

Sipas Spahiut, opozita ka hyrë në zgjedhje me kandidatura humbëse dhe lufta e vërtetë e saj është të marrë vendin e dytë ose vendin e tretë, pasi vendin e parë do ta fitojë sërish Partia Socialiste. 

Spahiu komentoi posterin e kandidatit të "Bashkë Fitojmë" Belind Këlliçi që u vendos në rrugët e Tiranës, për të cilin u shpreh se fillimisht e mendoi si një sarkazëm të Partisë Socialiste për kandidatin kundërshtar.

"Mendova se këtë poster me dy gishtat e ka bërë Partia Socialiste për Belindin. Ajo që më çudit është se në këtë fushatë të dy krahët politikë nuk e marrin seriozisht kandidaturën e Belind Këlliçit, aq sarkazëm bëjnë sa i kanë kaluar edhe kufijtë. Këtu për shembull notat e racizmit me ngjyrën e lëkurës së Këlliçit janë të papranueshme. 

Të mos harrojmë që në Angli kryeministri është i një race tjetër dhe kjo nuk është më një lajm. Por është ironizuar duke i kaluar caqet, si Rama që e krahason me një ahengxhi rom që i bie firzamonikës, qoftë Berisha që e quan esmerin e partisë. Mendova se baneri me dy gishta i Këlliçit ishte bërë nga PS", tha ai.

2 Komente

  1. a
    armand

    ".....KM ne Angli eshte i nje race tjeter......." ? Per aq shkolle sa kam bere di qe ekziston vetem nje race , raca njerezore. KM anglez ¢fare race eshte ?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dhori sallaksj shkerdhata

      Po qe eshte lekure zi, eshte! Ske çi ben? Ka lezet psh si Zeqine sallaksja me lekure te bardhe e me bythe te vogla, kurse Belo eshte bythe madh! Tamam si hamall

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje