Veliaj: Tiranën që drejtoj, nga vitet e gjumit ka një boom të zhvillimit

27 Prill 2023, 21:44Politika TEMA

Veliaj: Tiranën që drejtoj, nga vitet e gjumit ka një boom

Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se ndihet krenar për Tiranën e sotme e cila prodhon 60 përqind të ekonomisë së vendit. Në emisionin ‘Opinion” në Klan, Veliaj tha se qyteti pas përgjumjes 4-vjeçare të drejtimit nga PD, ka një boom të zhvillimit.
“Unë jam sot shumë krenar për privilegjin dhe mundësinë që kam pasur të drejtoj Tiranën me një skuadër fantastike dhe mënyra si kemi konceptuar edhe panelin sot, patjetër unë si titullari politik, të jap llogari dhe të shpalos vizionin por sot Tirana është kryeqyteti evropian i Sporteve, vjet ka qenë Kryeqyteti Evropian i Rinisë. Sot më në fund kemi një Tiranë e cila nuk është fundi i botës, nuk është kryeqyteti i Koresë së Veriut të Evropës. Është një qytet që sot ka vërtet reputacion. Po të shikoni edhe ekon dhe jehonën që ka ardhur nga shumë aktivitete të ndryshme si Samiti i Bashkimit Evropian, siç mund të kenë qenë këto tituj për Tiranën. Vitin tjetër Tirana do jetë Presidenca e B40, Forumit më të madh të qyteteve të Ballkanit Jugor, një organizatë që e kemi bashkëthemeluar. Qyteti ka pasur edhe përgjumje të madhe, ka pasur edhe vite ku nuk u ndërtua asnjë shkollë, kopsht, çerdhe. Sot jam krenar për këtë gjë që kemi bërë ne dhe për këtë rrugëtim të Tiranës që ka reputacion, që ka më shumë turizëm. Sot Tirana ka mbi 60 % të ekonomisë së vendit dhe sot Tirana ka pësuar një boom të zhvillimit dhe sot është lokomotiva që tërheq gjithë Shqipërinë përpara”, tha Veliaj

Veliaj tregon hartën në “Opinion”: Kandidatët kundërshtarë nuk e dinë se po garojnë për Tiranën e madhe; Kemi mbjellë 1 mln pemë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi sot në emisionin “Opinion” se hapësira e Tiranës së madhe pas reformës administrative të vitit 2015 wshtw shumw herw mw e madhe se Tirana e vjetwr. Veliaj tha se shumica e kandidatëve kundërshtarë nuk e dinë që po garojnë në këtë territor të madh.
“Sot kemi shumë raste që edhe kur flasim për pemët, edhe kur flasim për ujin në fakt kemi zbuluar edhe nga opozita, i referohen Tiranës së vjetër. Për një pjesë të opozitës ka 8 vite që nuk kanë kuptuar që Tirana në fakt nuk është kjo, por Tirana që nga 2015 me reformën Fino-Çuçi është Tirana kjo me të kuqe. Pra deri në kohën e PD dhe të Lulit është 2015, ndërsa kjo pjesa tjetër është pas reformës administrative.
Dua të ilustroj disa gjëra. Së pari, kjo Tirana këtu është 42 kilometra katrorë. Kjo Tirana e madhe është 1250 kilometra katrorë. Këtë nuk e vë në dyshim që e dinë gazetarët, por ajo që kemi parë nga kjo fushatë dhe kur bëni ftesa për debate, shumica e kandidatëve nuk e dinë që po garojnë për këtë gjënë e madhe, nuk po garojnë për këtë gjënë e vogël”, tha Veliaj.
Sipas kryebashkiakut socialist, 1 milionë pemët e mbjella janë në të gjithë këtë hapësirë të Tiranës. “Që do të thotë që kur flasim për 1 milionë pemët janë në të gjithë këtë Tiranën e madhe. Domethënë janë edhe në Vaqarr, janë edhe në Pezë te liqeni i Fjollës”, u shpreh ai.
Veliaj tha se pemët janë mbjellë me procesverbal dhe me fatura.
“Patjetër, kemi një koleksion faturash, kemi të gjitha bankat që janë paguar. Të gjitha kompanitë private. Tani kur po të flas për donatorë, ai donatori nuk ka nevojë të falsifikojë. Kur Ardit Gjebrea mbolli 50 pemë e bëri publikisht, e bëri me faturë dedikuar nënës së vet. Kur miqtë e Uejda el Sayed erdhën dhe e mbollën pemën e kuqe dhe e fotografuan, pra ka disa raste kur njerëzit mbjellin për sebep, ka raste kur dikush fondin që ka për përgjegjshmëri sociale për bankën, kompanisë së sigurimit të ambasadave…”, u shpreh Veliaj.

1 Komente

  1. f
    foshnja

    Ti je nje debil, llafazan dhe i lig. Tregon 1 milion peme kur pikerisht po e mbyt me ndertime Tiranen. Me pare njerezit ankoheshin per ndertimet e shumta, tani jane dorezuar sepse ja u keni marre frymen. Nuk ka nje trotuar per te qene, nje park apo shesh. Edhe ato pak hapesira te gjelberta si liqeni po i kafshoni si hijena me ndertime deri sa te mbushni ndonje dite dhe pellgun (me fal liqenin) vete dhe ta ndertoni

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje