Arian Çani: Nuk merret pushteti me gishta, Berisha e Meta s’kanë bërë asnjë sakrificë në opozitë

27 Prill 2023, 17:28Politika TEMA

Arian Çani: Nuk merret pushteti me gishta, Berisha e Meta

Arian Çani duke folur për Report TV, cilësoi si garë të fortë trion, Elbasan, Shkodër dhe Durrës ndërsa shtoi se Tirana është pak më “kokëfortë” dhe fleksibël.

“Benet Beci është njeri i aftë, është i fortë, e njeh sistemin. Ai ka vite që është i lidhur me punë publike.

Garë të fortë shoh Elbasanin, Durrës, në Tiranë është me pikëpyetje.  Beteja këtu do jetë”- tha ai. 

Sa i takon situatës së opozitës, Çani theksoi se opozita nuk ka sakrifikuar, që do të thotë se po përdor politikën e gabuar për të marrë pushtetin.

Pra në një farë mënyre, sipas gazetarit opozita po nënvlerëson mazhorancën dhe s’po i dalin përballë siç duhet.

“Ata s’kanë bërë sakrifica, Berisha-Meta. Në Shqipëri nuk ka sakrifica nga opozita, dhe për të ardhur në pushtet duhet të sublimohesh. Duhet të sublimohen, nuk merret pushteti duke nxjerrë gishtat.”- vijoi ai.

Një koment e pati edhe për posterin e Belind Këlliçit.

"Mua artistikisht mu duk e bukur, por s’mjafton për të fituar. Duhet më shumë se kaq. S’është gjë e keqe, është thyerje tabush.

Dhe ky tjetri që nxjerr gishtat, mirë bën që provokon po a mjafton kjo? Jo zotëri duhet të më trembësh...”- tha ai.

Sa i takon luftës brenda PD-së, Çani ripërsëriti se do të ketë një rikthim të Bashës dhe se përkrahja e Bardhit për Zef Hilën do të thotë që e ka kuptuar se Alibeaj është në fakt lodra e Bashës.

“Basha do kthehet. Ça të bëjë që mos kthehet... Po luan misterin. Nuk po duket qartë nëse e do Alibeaj apo po përgatit terrenin për Bashën. Bardhi e ka kuptuar lojën, që Alibeaj është delfini i Bashës”- përfundoi ai.

5 Komente

  1. A
    A.Cani/ujku Cerrikut

    Te trajtoje politiken ne vende A.Cani eshte fundi botes ky eshte kokrra e idiotit.......

    Përgjigjjuni
    1. Çurri nga katundi

      Psw nuk nxjere gruan me kembe larte per te thyere tabun ky karundar ky idiot .

      Përgjigjjuni
      1. A
        AI

        E more kthesen o tregetar....bravo se ta mbyll deren dhe abc ja...e ngelesh rrugeve...trap

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dyshja Perverse Cani

          Tmerrrrrrrrr...kur komenton politiken ky kokrra e idiotit. O Pafidhe cte duhet politika ty, ajo i do dy fije mend dhe nuk eshte per trupeshqit si puna jote. By the way, ku e ke ate perversin e vogel Curri, nuk ka ndonje sinjal nga lashtesia per te na thene. Pika ku i ka mbeshtetur Athinaja shpresat tek keta dy kalandere.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kardhiqoti

            Çani , ky injorant funksional , mundohet të bëjë politikë të madhe dhe flet broçkulla dhe ashtu si i pëlqen . Mundohet të rrisë kreditet e Sali non gratës për të fituar zgjedhjet , po nuk e di që atij i kanë rënë bateritë dhe nuk ka më takat për të bërë opozitë. Ai lufton sa për tu faktorizuar dhe nuk e çan fare për zgjedhjet. Ky e ka të garantuar humbjen , me shpërbërjen që i bëri PD-së. Ai ka bërë gati ankesën , duke aludusr për vjedhjen e zgjedhjeve. Modeli Berisha për këto punë , është i deklaruar me kohë . Ku i pret ngushëllimet Arian mashulloriti me "origjinë greke".

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje