Presidenti i Kroacisë: Kosova, vend i Europës! Serbia është në pozitë politike skizofrenike, ka fantazi për raportet me Rusinë

27 Prill 2023, 12:11Politika TEMA

Presidenti i Kroacisë: Kosova, vend i Europës! Serbia është

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç ka deklaruar se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet sa më shpejt.

Përmes një deklarate të përbashkët me presidentin Bajram Begaj, Milanoviç u shpreh  për Serbinë se është në pozitë politike skizofrenike që ka fantazi për raportet me Rusinë.

“Shpresoj që ky moment para se të rriten nipërit e mbesat tona. Sa i përket Kosovës, është një realitet. Disa vende nuk e kanë pranuar por nuk dinë ta arsyetojnë qëndrimin e tyre. Ndonjëherë është e mirë, ndonjëherë e rrezikshme.

Shprehitë janë të ndryshme, Kroacia e ka pranuar Kosovën. Ky është një realitet. Do bëjmë çdo gjë që mundemi dhe asnjëherë me synimin e provokimit të Serbisë por që t’i ndihmojmë. Nuk duhet vlerësuar cfarë është në interesin e Serbisë por realiteti është që Kosova është vend i Europës dhe Serbia gjendet në një pozitë politike skizofrenike.

Në një anë kanë fantazi për raportet me Rusinë, me të cilën Serbia është etiketë e vogël. Raportet duhet të drejtohen në rrugën e duhur që nuk është drejt greminës por do ta bëjë edhe Sëerbinë më mirë. E di çfarë është interesi ynë e i Shqipërisë, normalizimi i marrëdhënieve. Kosova është në rrugë të mirë”, tha Milanoviç.

 

 

2 Komente

  1. K
    Kroacia dhe Serbia

    Sa herë ishte Rama në Kroaci?

    Përgjigjjuni
    1. K
      KATUNDARI

      Ne fjalimet e Europianeve per te na bere budallejn citohet dhe shkruhet gjithmone fjala DUHET.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje