Mashtrimet e Belos dhe ‘ajo gjëja’ e Erlës, sekreti i shkollës së Saliut që nuk e mësoi dot kurrë Bogdani

26 Prill 2023, 21:52Politika TEMA

Mashtrimet e Belos dhe ‘ajo gjëja’ e Erlës, sekreti i

Nga Migena Aleksi

Dikur një zyrtare e lartë e PD-së së kohës së Berishës me emrin Erla, i rrëfehej të afërmit të saj që mbante një pozicion të ngjashëm në një parti tjetër.

Fjalët e saj që janë botuar në librin Kurbani të Edi Ramës ishin: “Nuk e ke kuptuar që të bësh karrierë aty, duhet të dish të hash m…t”?

Zyrtarja më pas lëvizi nga PD-ja e Saliut, por shprehja mbeti. Mbeti dhe m..ti.

Kur Sali Berisha organizoi Primaret e Foltores, në garën për Tiranën kishte gjashtë kandidatë, por figura më serioze ndër ta ishte Gert Bogdani.

Megjithatë, Berisha përzgjodhi Belind Këlliçin, emri i të cilit u kushtëzua edhe nga aleati Ilir Meta. I humburi i asaj gare ishte pikërisht Bogdani.

Në vazhdën e publikimit të  ditëve të fundit lidhur me mungesën e diplomës së shkollës së mesme të Këlliçit, del në pah edhe një fakt interesant mes tij dhe Gert Bogdanit.

Edhe Gert Bogdani, njësoj si Këlliçi, ka përfunduar Institutin “Harry Fultz”. Sipas CV zyrtare të Bogdanit, e depozituar disa vjet më parë në Kuvend, kur ai ishte deputet, ai e ka perfunduar me sukses gjimnazin në vitet 1995-2000.

Ndryshe nga Belua që nuk e ka mbaruar të mesmen, Bodgani i ka përfunduar të plota 5 vitet e Harry Fultzit dhe sigurisht e ka edhe diplomën e shkollës së mesme. Më pas ka vijuar normalisht studimet në SHBA.

Bogdani dhe CV

Por nuk bën punë të thuash të vërtetën, siç ka bërë Bogdani, megjithëse dihej që ajo garë në Foltore ishte punë pazaresh.

Ky dokument është vetëm një dëshmi e re, që provon se të bësh karrierë në parti të tilla, duhet të hash m… siç thoshte dikur Erla ose të kesh një cen, që të jesh i shantazhueshëm; minimalisht, të jesh mashtrues i rafinuar si Belua. Dhe do t’ia dalësh mbanë.

Kjo tashmë është marrë vesh nga rinia mbarë, ndaj shumë nga ne që kishim ambicje politike, po nuk kuptuam sekretin, kemi emigruar.

Ajo që nuk është marrë ende vesh, është: Deri kur, organizatat tona politike do të dominohen nga një mentalitet i tillë i shkollës politke të Saliut, që lejon të bëjnë karrierë vetëm rrugaçët dhe spurdhjakët?

Autorja jeton mes SHBA dhe Kanadasë dhe është redaktore e gazetës Dita për diasporën

10 Komente

  1. j
    jam i majt

    Bogdani ishte nje kandidature shume me serioze se ky kelliqi.por e futi Meta dhe do ta djegin Berisha. Sa nuk eshte vone nje pjese e foltores duhet ti bashkohen PD z Alibaeaj nese e duan seriozisht PD

    Përgjigjjuni
    1. q
      qenefistan

      Me vjen ``keq´´per Bogdanin se pasi vite te tera hengri vec MUT dhe i doli huq. Vetem ndonje qorr,nuk arrin te shohe,qe te gjithe afer Saliut,jane vecse kakerdhite e tij. Por kakerdhi shpelle ama.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muzaka i Ri

        Ëëëhh

        Përgjigjjuni
    2. R
      Robespieri

      Po dihet boterisht qe Erla pervec M*t*t hante edhe gjera te tjera. Le ti japim meriten qe i takon. Por shkollen e Erles kane bere edhe keto Rilindaset femra edhe meshkuj.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Po me tej?

        A mund te na iluminoje autorja edhe per diskursin profesional te lalit? Sa per kundrapeshe dhe karshillek ndaj belos. Se lali ka kryer super shkolle ne amerike (plot 2 vjecare). Ikni se na keni ca karin me keto karlliqe. Apropos: Per shkolle jua fut sala te gjitheve, por kafshe mbeti. Do mbyllim syte e do votojme belon, pavaresisht se e dime qe votat do i numerojne patronazhistet e lalit. Me tej, Zoti na ruajt!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arturi

          Po se edhe Saliu eshte rugac dhe spordhjak frikacak, vetem goja i ha mut larte e poshte me shpifje ,trillime,genjeshtra, sajime te pa qena e te tjera si keto Prandaj kjo parti e krijuar do te haje vetem mut dhe vetem mut

          Përgjigjjuni
          1. m
            mirel

            Fiks fare, me shume te hash, me lart ngrihesh...

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qeruesi i orizit

              Aman cfare i keni keto agjitacion propaganda se sjeni amerikane te merreni si me campain atje me kaq detaje . Ku ishit ju kur Enveri me shkolle kasapi vrau nje Shqiperi ?Sa nga ju “amerikanet” keni marre azil se ngjasme ju ka ndjekur sistemi ,keni gjakmarrje e terci verci e na beni si uje bore ketu nga maja e malit . Shif thelbin e personit :a nuk eshte dinjitoz ai per te drejtuar Tiranen ? Ik merrni dhe ndonje shkumes tani dhe ngrijeni ne derrase te zeze te beje ndonje ushtrim .

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nga larg

                Scuma cum laude??!!

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mira

                  Bogdani si dhonder Skrapari do ishte me i pranueshem per Meten mi Migena

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje