Programi për Tiranën, Bejko: Trami dhe metroja, të domosdoshme për kryeqytetin

26 Prill 2023, 21:10Politika TEMA

Programi për Tiranën, Bejko: Trami dhe metroja, të domosdoshme

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko shpalosi një pjesë të programit të tij elektoral, ndërsa theksin e vuri te shtimi i alternativave për transportin publik.

Ai theksoi në studion e ABC News se krahas autobusëve, Tirana si kryeqytet e ka të domosdoshme ndërtimin e tramvajit dhe metrove, qasje kjo, që sipas Bejkos lehtëson qarkullimin dhe lëvizjen e qytetarëve.

Më tej, kandidati i PD-së për kryeqytetin tha se Tirana do të ndërtohet në mënyrë policentrike dhe nuk do të lejojë ndërtimin e kullave brenda unazës së vogël.

“Ne jemi për atë që Tirana të ndërtohet në mënyrë policentrike. Nëse do ketë kërkesë për kulla, të ndërtohet në unazë të madhe. Ne duam një Tiranë të unifikuar që të jetë qytet për mbushje shpirtërore, me kulturën, sportin, mjedise të gjelbra. Kemi edhe Tiranë rurale. Dhe është harruar në të gjithë drejtimit. Nuk ka nevojë të bëjmë autobusë falas, subvencion nga bashkia për shtresat në nevojë po, padiksutim. Lidhur me transportin publik, me vendosjen e një standardi evropian, që të kesh një biletë elektronike. 

Për ta lehtësuar transportin, në hyrje të qytetit do ndërtojmë parkingje mbi dhe nën tokësore, që mbi 40 mijë autovetura që vijë në Tiranë, atto do të parkohen në këto parkime. Trami është i domosdoshëm për një qytet si Tirana dhe ndërtimi i një metroje. E rëndësishme është ideja që kemi ne për një qytet metropolitan. Tirana metropolitane kërkon transport alternativ, përveç atij me autobus. Një ide tjetër ndërtim i shkollës dhe çerdheve, 15 minuta larg banesave të qytetarëve. Nëse do zgjidhem, do kërkojmë bashkëpunim me qeverisë sipas kornizës ligjor as më shumë dhe as më pak” tha ai.

9 Komente

  1. N
    Niku

    Ja, folen ekspertet. Ne gjithe Ameriken, vetem 4 qytete kane tram dhe metro, ky thote i domosdoshem per Tiranen. Tirana ka a s'ka 1 milion banore, nuk duhet metro, duhet vetem sistem autobuzash. Qe te ndertosh metro duhet bere studim fizibiliteti, sa do kushtoje, sa pasagjere priten, sa kushton mirembajtja, etj. Po hajde mo, premtime fushate, c'i qi t'emen, s'e ka njeri mendjen.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Petrit

      Nese i ven re me kujdes popullsine ne Amerike, jane pak qytete qe kane mbi 1 milion banore.Shumica jane te hapura ne siperfaqe shume te medha qe e bejne te pamundur mbulimin me Metro

      Përgjigjjuni
      1. P
        Per komentuesit e zellshem dhe te paduruar.

        Petrit! Tani pasi na tregove Ti e vume re. Flm!

        Përgjigjjuni
    2. A
      Ardi

      Pa pike dyshimi qe ky eshte kandidatura PD prishese e Rames. Ngelen mediat extreme anti Berishe duke e nxjerre 10 here ne dite. Po te ish e moraleshme e kish pranuar Tavbaku qe ka njemijehere me shume popullaritet se ky pseudointelektual.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Toni

        po edhe nja dy nendetese nuk do ishte keq...

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eni

          Ke metroja duket sa serioz eshte....po tall menderen....meqe e njoh kete fushe nese mendojme te bejne metro...me kte numer udhetaresh e lan veten mbas 1200 vjetesh...

          Përgjigjjuni
          1. q
            qytetar

            Coc e dinim dhe kete Bejkon!!! Por po na del hoshafke fare!! Keta nuk kane nje program te detajuar dhe bindes mbi zhvillimin e vendit qe tu a ofrojne qytetareve, dhe guxojne te bejne te tilla "oferta" qe kushtojne nje djall e nje dreq!! Te na tregoje se sa kushton nje sipermarrje e tille dhe se sa do ti vleje qytetit!! ( sigurisht, nese e kane nje studim te tille)!! jam i mendimit qe PD me kuptimin e deri tanishem te ndryshoje e te quhet Partia E Demagogeve! Vetem shkaterrim ka sjelle sa here "i eshte dhuruar" pushteti!! Se keta ( PD )vijne ne pushtet kur PS, arrin kulmin e abuzimit me pushtetin e fituar nga vota e dhene me besim nga qytetaret shqiptare! FATKEQESI KOMBETARE qe ende vazhdojme te jemi qenie primitive si qytetare ne kuptimin e plote te fjales! DERI KUR ???!!!.........te nderuar bashkekombas??!! Gjithe te mirat kudo qe jeni !!

            Përgjigjjuni
            1. f
              foshnja

              Si do ti financoje ky zoteria tramin dhe metrone? Ku do gjeje fondet per ndertimin e tyre dhe sa do kushtoje funksionimi i tyre? Do ta justifikoje cmimi i biletes vetem shlyerjen e kredise se ndertimit dhe funksionimin, apo do rriten taksat. Dhe kuptohet, te gjithe do vjedhin kur te hapen tenderat etj. Keta jane ca legena qe u duhet mbyllur goja brenda deres se shtepise dhe jo me te dalin ne televizor dhe te kepusin brrockulla per vote.

              Përgjigjjuni
              1. a
                altin

                ideja e metrose ne tirane ne kete pike ku ndodhet qyteti nuk eshte realisht e mundshme ...

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje