Presidenti kroat: Të lidhim Shqipërinë dhe Kroacinë me linjë hekurudhore, në interes të dy vendeve

27 Prill 2023, 13:04Politika TEMA

Presidenti kroat: Të lidhim Shqipërinë dhe Kroacinë me

Presidenti kroat Zoran Milanoviç thotë se duhet bërë shumë që Shqipëria të lidhet me Kroacinë përmes rrugëve tokësore.

Në konferencën me Presidentin Bajram Begaj, Milanoviç u shpreh se Kroacia duhet të mbështesë lidhjen e portit të Durrësit me atë të Plloçës, përmes linjës hekurudhore.

Një investim i tillë, presidenti kroat tha se do të ishte edhe në interes të vendit të tij, pasi kështu do të mundësojnë që një pjesë e mallrave që vjennga Europa në Shqipëri, të kalojnë në Kroaci.

"Kam tentuar, por skam arritur të afirmoj propozimin që kisha, duhet që edhe pala kroate të bëjë shumë, të arrijmë të lidhim përmes rrugëve tokësore Shqipërinë me Eruopën, kjo është edhe në interes të Kroacisë.

Të lidhen porti i plloçës me Durrësin dhe një pjesë e madhe e mallrave që nga europa futen në Shqipëri dhe fatkeqësisht një pjesë e vogël e mallrave kalojnë përmes Barit, Italisë.

Një pjesë e këtyre mallrave do vazhdojë të shkojë kështu, por të tentojmë që një pjesë të tyre ti drejtojmë drejt Kroacisë. Kjo s’do të jetë e lehtë”, tha ai.

5 Komente

  1. N
    Nji Ide e mrekullueshme e Presd. Kroat...

    Rrespekt lol. Ja pra , kjo eshte Politike ne interes te popujve e shteteve te Ballkanit . Bashkpunimi e zhvillimi ekonomik lidhja komunikmi i gjithanshem . Nji Tren Shqiperi Kroaci do i hapte rrugen nji zhvillimi me permasa te Medha midis dy vendeve mike . Ndoshta nji iniciative e bashkpunim i tille duhej te ishte sot ne marrsh ...

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lymi Tutit

      Kjo "idea" e hekurudhes,natyrisht eshte e mire,por me duket pak si idea e Belos per transport falas !? Le te bejme njehere hekurudhen Tirane - Shkoder,me standartet Europiane ! Me tej do te marre shume vite.Por Projekt Idea,Kosto dhe Burimet apo menyra e FInancimit duhen "hedhur e zeza mbi te bardhe",perndryshe mbetet retorike ! Lymi Tutit

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aleksander Thana

        Me kroacine duhen te kishim marrdhenie intensive prej kohesh ne te gjitha fushat. Na mbiu ne dere serbi dhe serbia!!!

        Përgjigjjuni
        1. K
          KATUNDARI PA SHKOLLE

          Pyetje kot fare .Fqinje i kemi keta Kroatet apo hekurudha do te kaloje ne Mal te Zi dhe pastaj ne Bosnje Hercegovin ???. Shkurt PETLLA ME UJE .Ishim ne Kroaci dhe beme nje marrveshje me demek."BRAVO PRESIDENTI"

          Përgjigjjuni
          1. K
            KATUNDARI PA SHKOLLE

            Pyetje kot fare .Fqinje i kemi keta Kroatet apo hekurudha do te kaloje ne Mal te Zi dhe pastaj ne Bosnje Hercegovin ???. Shkurt PETLLA ME UJE .Ishim ne Kroaci dhe beme nje marrveshje me demek."BRAVO PRESIDENTI"

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje