Kulluri: Bardhi i bie derës së gabuar, nuk ekziston për ne! Gjendja psikoemocionale e Foltores është e rëndë

14 Nëntor 2023, 21:30Politika TEMA
Kulluri: Bardhi i bie derës së gabuar, nuk ekziston për ne!

Sekretari për marrëdhëniet me publikun në PD Edvin Kulluri i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbën Hitaj tha se gjendja emocionale e “Foltores” është e rëndë, e këtë e thotë duke iu referuar akuzave të Sali Berishës ndaj SPAK e cila e akuzon për korrupsion për aferën e privatizimit t ish-kompleksit Partizani.

“Bardhi nuk ekziston për ne i bie derës së gabuar. Rama është bërë i fuqishëm dhe nuk pyet as për opozitë. Këtu SPAK po e kthen PS në shërbim të provës të së majtës. Gjendja psikoemocionale e foltores është e rëndë. Ata kanë hyrë në një cikël psikoemocional që unë nuk e shpjegoj dot.

Me këto marrëzira që flasin një zot e di se ku e gjejnë kurajon të artikulojnë këto mendime ndaj SPAK që e dimë shumë mirë që nuk është vepër e SPAK”, tha Kulluri.

2 Komente

  1. X
    XYZ

    Kulluri e din mor legen kur duhet te shkosh ne SPAK , bashke me Mn. Mbrojtjes Arben Alia ( Imami ) si hajdutet me te medhej te pronave te ushtrise me bekmin e Sali NonGrates dhe familjes se tije...se ju sherbetore te Saliut ishit....

    Përgjigjjuni
    1. X
      XYZ

      Kulluri e din mor legen kur duhet te shkosh ne SPAK , bashke me Mn. Mbrojtjes Arben Alia ( Imami ) si hajdutet me te medhej te pronave te ushtrise me bekmin e Sali NonGrates dhe familjes se tije...se ju sherbetore te Saliut ishit....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje