“Saliu kishte frikë” - Spartak Braho: Më 21 janar djali im ishte në protestë me shokët, i kanë kaluar plumba sipër kokës!

14 Nëntor 2023, 21:00Politika TEMA
“Saliu kishte frikë” - Spartak Braho: Më 21 janar djali im

Spartak Braho i ftuar në “Frontline” në Report Tv ka treguar se ditën e 21 janarit  të vitit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues përpara Kryeministrisë ka qenë në zyrë. Në protestë Braho tha se ka qenë djali i tij.

Si e mbani mend 21 janarin?

Spartak Braho: Kam qenë në zyrë kurse djali im ka qenë aty përpara kryeministrisë me shok të tjerë kanë pritur dhe plumba sipër kokës. Janë shkrehur fishekë për të trembur njerëzit.

Si keni përcjellë 21 janarin?

Spartak Braho: Me dhimbje. Përjetimi është njerëzor, human. Dhimbjen më të madhe e patën familjarët e viktimave. Mora vesh se plumbat që kishin goditur ata ishin të automatikëve të gardës.

Saliu kishte frikë më 21 janar. Ai është frikacak, mos e shiko që bërtet ashtu. Ai ishte frikacaku më i madh. Njeriu që i nxirrte frikën Saliut ishte Azem Hajdari por iku shpejt.

Nga se kishte frikë?

Spartak Braho: Kanë ikur dhe socialistët nga zyra në 98. Ikën se e dogji Saliu të gjithë kryeministrinë. Nuk do të thotë gjë që ikën nga zyra, kur shikon që të vijnë forca të gjakësuara do largohesh. Porositë e gardistëve ishin qëlloni direkt në mish.

1 Komente

  1. S
    Seder dhe moral kane keta Spiunat e PPSH !

    Ky faqezi dele dhe jepe Intervista ! Ky faqezi qe ka denuar te riun per shkelje te kufirit Aratisje ! Por te pakten per moral dhe seder nuk duhesh te dalesh e te japesh mendime !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje