
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme takime me zyrtarë europianë në Bruksel.
Ndërkohë që ndodhet në Bruksel për takimin e Organizatës së Partive të Qendrës së Djathtë, Basha bën me dije se është takuar edhe me komisionerin Oliver Várhelyi dhe se i ka prezantuar këtij të fundit nismat për vettingun në politikë dhe ndryshimet e propozuara nga PD në Reformën Zgjedhore.
Mes të tjerash, kryedemokrati thekson se pjesë e diskutimeve ishte edhe situata në Kosovë, e cila sipas tij është një përpjekje e Rusisë për destabilizimin e rajonit, lëvizje e cila sipas tij është shtrirë në Bosnjë Hercegovinë dhe aktualisht po kërcënon Malin e Zi.
"Me miq dhe partnerë të PD-së, në takimin e Komitetit Ekzekutiv IDC-CDI (Organizata e Partive të Qendrës dhe Qendrës së Djathtë) në Bruksel.
Në biseda të veçanta, përfshirë dhe atë me Komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi, iu prezantova nismat e Partisë Demokratike për vettingun në politike dhe ndryshimet e propozuara për reformën zgjedhore.
Diskutuam për situatën në Kosovë, ku shpreha shqetësimin për ngjarjen e Banjskës, e cila ishte një përpjekje për te aplikuar skenarin e Krimesë dhe në vijim të përpjekjeve të Rusisë për destabilitimin e rajonit, skenar i cili është shtrirë në Bosnje dhe po kërcënon Malin e Zi.
Situata në Lindjen e Mesme është një tjetër shqetësim për botën sot. Rreziku i zgjerimit të konfliktit ka tërhequr disi vëmëndjen edhe nga lufta në Ukrainë, nga e cila po përfiton Rusia.
Pata mundësi të diskutoj edhe me delegacionin e Ukrainës për rezolutën që po diskutohet në Këshillin e Europës për rindërtimin e Ukrainës, e cila po pritet me interes të vecantë për shkakt të dëmeve të jashtëzakonshme të shkaktuara nga agresioni rus.
Një nga çështjet e tjera me interes nisur dhe nga zhvillimet e fundit në rajonin tonë, ishte diskutimi për krizat e shumëfishta të luftës në portën e Europës dhe skenarët e mundshëm për pasojat që ato kanë për rendin ndërkombëtar", shkruan Basha.
o bo s Gamlje shkretetre , Te gjitha takmet qe eit ne foto pagun ky ,sepse asnj sdo me e dhi m'Surrat ket Sharlatan tru deformuar
Takim "madheshtor" duket nga foto, te dy te pa pune me duar ne xhepa ne nje salle ku ekspozohen tabllo, piktura apo foto. Kjo tregon se sa kohe te lire kane dhe nuk dine si t'a "vrasin".
Ky njeri po breth andej këtej për të na thënë se SPAK nuk do ta thëresë.Si guxon të fitpjë pikë kur ka vrarë njerëz kur ka vjedhur në rrugën e kombit kur ka qënë këlysh i saliut?Njeriu që duhet dënuar para Berishës është ky bastard..
Lerini te gezojne pak, perpara se te hyjne ne burg. Ky duket qe eshte kalli bosh, fyell.
Per kater protestues te vrare ne 21 Janar kur ishe minister i brendeshem i dorzove ndonje draft ? Vetingu fillone nga vetja o Lule
Ky Varilesht sa eshte paguar per te bere nje foto me bashkevrasesin e protestuesve ne bulevrd me 21 janar Lul Tranvestiten?