"Berisha të përballet me drejtësinë dhe mos të fshihet si struci", Karabina: Po i përdor demokratët si mburojë, njësoj siç bën Hamasi

14 Nëntor 2023, 15:06Politika TEMA

"Berisha të përballet me drejtësinë dhe mos të

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit sulmoi Lulzim Bashën se mbahet nga Rama si shpifësh arash.

Karabina thotë se Berisha duhet të shkojë në gjykatë dhe jo të përdorë demokratët si mburojë, siç bën Hamasi me civilët, duke e krahasuar me luftën. Karabina shton se për hallet e tij personale dhe të familjes së tij, Berisha po mundohet të dëmtojë PD.

"Sali Berisha bën mirë të shkojë të përballet me drejtësinë dhe mos të fshihet si struci.


Të shkojë të provojë së është i pafajshëm dhe mos përdorë demokratët si mburojë, njësoj siç bën Hamasi.
Sali Berisha është sot person i padëshiruar në SHBA dhe Britani të Madhe.


Për hallin e tij personal ka dy vjet që së bashku me Edi Ramën, mundohet të dëmojë PD-në, në këmbim të kullave të familjarëve të tij.

Hallet dhe makthet e non gratës nuk i zgjidh dhe as do t’i zgjidhë me mashtrim të gatuar në kazanin e përbashkët me Edi Ramën dhe të servirura në mediat e paguara me paratë e krimit dhe të korrupsionit", është shprehur Karabina. 

Lini një Përgjigje