Kuvendi do të kërkojë verifikimin e deputetëve në dosjet e ish-Sigurimit

21 Qershor 2023, 21:30Politika TEMA

Kuvendi do të kërkojë verifikimin e deputetëve në

Kryetarja e komisionit Klotilda Bushka tha në mbledhjen, ku po raportonte kryetarja e Autoritetit Gentiana Sula, se “kërkesa do të bëhet nga ne si komision, por në mënyrë racionale dhe proporcionale, që të mos mbingarkojmë punën e institucionit”.

Bushka tha se për këtë arsye kërkesat do të ndaheshin me grupe, nuk do të dërgoheshin të gjithë në të njëjtën kohë, pasi sipas saj, -“të kërkosh hetim për 1300 emra është utopike”.

Më herët këtë vit dy deputetë të opozitës, Kreshnik Çollaku dhe Ervin Salianji,  kërkuan verifikimin e të gjithë deputetëve të Kuvendit për periudhën post-komuniste që nga vitit 1991 e deri më sot, por kërkesa, sipas Sulës, -“ishte e paplotë dhe joproporcionale” .

Çollaku tha në fund të janarit se i kishte kërkuar AIDSSH-së, – “vënien në dispozicion të një kopje të plotë të dokumenteve dhe informacioneve që dispononi lidhur me të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, që kanë qenë të zgjedhur në legjislaturat parlamentare për periudhën 1991 – 2023”

Sipas Sulës, në kërkesë mungonin gjeneralitetet për subjektet që kërkohej verifikim.

Debati për lidhjet e politikanëve me Ish-Sigurimin u rihap vitin që shkoi kur Autoriteti Shqiptar për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, (AIDSSH)  informoi parlamentin se kishte identifikuar disa politikanë, përfshirë një personazh të profilit të lartë me inicialet I.M., të cilit i ishte dhënë më parë një certifikatë “pastërtie”, por në fakt kishte qenë bashkëpunëtor.

Politikani që akuzohej ishte ish-presidenti Ilir Meta, i cili ësht ënë një betejë ligjore me Autoritetin e Dosjeve për këtë çështje.

Kuvendi ndërmori në fillim të vitit ndryshime ligjore për t'i dhënë mundësinë Autoritetit që të rihapte dosjet e vjetra të komisioneve të ashtuqujtur “Mezini” e “Bezhani”, për të riverifikuar emrat e politikanëve që kishin marrë vërtetim se nuk kishin lidhje me Ish-Sigurimin.

Sula u pyet nga deputetja Dhurata Çupi konkretisht për rastin, nëse kishte tashmë një raport që i jepte përgjigje përfundimtare aludimeve për çështjen “Meta”.

Kryetarja e AIDSSH-së tha se kishte sjellë me vete një raport të plotë për verifikimet e bëra nga komisionet e fillim-viteve '90, por ky raport ishte klasifikuar si sekret shtetëror për shkak të korespondencës shkresore me Shërbimin Informativ Shtetëror.

“Nga verifikimet që ne kemi bërë, disa kandidatë që figurojnë në dokumentet e Sigurimit, rreth 3% e tyre, janë ‘pastruar' nga komisionet Mezini-Bezhani”- iu referua këtij raporti, Sula.  Sipas saj, gjatë verifikimit të punës së këtyre komisioneve të mëparshme ishte hasur dhe një problematikë me dokumentet që mungojnë në fondin e institucionit, për të cilat nuk ka dokumentim të asgjesimit të tyre.

“Ata që kanë çertifikatë sigurie mund ta aksesojnë”- u tha ajo deputetëve.

Deputetët po ashtu kërkuan të dinin rezultate të prekshme përsa i përket punës së strukturës së re që u ngrit për identifikimin dhe gjetjen e të zhdukurve gjatë komunizmit, si një kërkesë e progres-raportit të Komisionit Europian.

Sula risolli në vëmendje ngërçin e bashkëpunimit me institucione të tjera, si prokuroria, për të ndërmarrë hapa konkretë për zhvarrimet dhe vuri në dijeni Kuvendin se ecuria e procesit varej nga aktet  nënligjore që qeveria nuk i kishte miratuar akoma.(BIRN)

4 Komente

  1. k
    k

    Mos u nxitoni kaq shumë ,se ka akoma kohë. Prisni sa të fshihen të gjitha dosjet se nuk kemi mundut të merremi me ato ngaqë ishim të zënë duke vjedhur pronat e popullit dhe shtetit,por sapo të mbarojmë me vjedhjet do punojmë seriozisht.Pastaj edhe per ca kohë duhet të vdesin edhe ato dëshmitarë që kanë ngelur gjallë dhe pastaj mund të hecim me shpejtësi të shpallim heroj të demokracisë gjithë ata bashkëpunërorë të sigurimit që shërbyen me aq zell popullit. O degjenerata të korruptuar dhe degraduara universalë.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lelem eqremi

      A nuk ka vullnet kjo maxhorance se jane pasardhesit e krimineleve qe kane urdheruar e zbatuar vendimet e vrasjeve. Njeri prej tyre eshte Edvini, djali i Kristaqit qe ka sherby dhe si antar i presidiumit te kuvendit qe kish ne tager zbutjen e vendimeve. Kristaqi ka firmos kushdi sa denime me vdekje ku me i fundit esht ai i poetit Havzi Nela. Por dhe i poetve Vilson Bloshmi e Genc Leka etj. Tani ka logjoke ta besoj se ky trashegimtar krimineli qe prej 10 vitesh ka frenat e pushtetit dhe te tjeret ne sherbim te tij ti hapin e hetojne krimet monstruoze te asaj kohe gjakatore. Kurre jo.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrofe Iliri dhe Saliu.

        Na e shpifet me kete Havzi Nelen. Ngacmonte femijet por shteti ruante figuren e mesuesit dhe te denonte per POEZI.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gimi me tha mua 7 % nga ana ime

          Neper dosje nje emer do dali gjithandej .....Ilir Metaj ....

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje