Muxhahidinët infektohen nga Berisha, sulmojnë egër SHBA me gjuhën e Doktorit!

21 Qershor 2023, 17:18Politika TEMA

Muxhahidinët infektohen nga Berisha, sulmojnë egër SHBA me

Nga Ylli Pata

Muxhahidinët iranianë që jetojnë prej vitit 2014 në Shqipëri, tashmë janë përplasur keq me Amerikën, e i janë vërvitur Departamentit të Shtetit, me gjuhën që e kemi dëgjuar prej Sali Berishës.

Duket nuk ka qenë rastësi një afërsi e opozitarëve të Iranit prej disa kohërash me rrethin politik, mediatik dhe atë të ekspertëve që mbështet foltoren.

Dje, pas incidenteve në kampin e Manzës, doli për të folur në emër të anëtarëve të MEK, avokati i tyre, që “rastësisht” është historikisht avokati i Sali Berishës dhe i familjes së tij, si dhe përfaqësuesi ligjor i Ilir Metës, i cili e zgjodhi edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Në një deklaratë të kupolës së muxhahidinëve, përkatësisht Këshillit të Rezistencës së Iranit me qendër në Paris, flitet me një gjuhë kundër SHBA, që ne këtu e kemi dëgjuar prej vitit 2021, kur Sali Berisha u shpall Non Grata.

E pikërisht mënyra e formulimit, ngjan si dy pika uji me diskursin e doktorit e enturazhit të tij kundër SHBA, e nuk është ndonjë çudi që aty të jetë dora e spinëve të PR të Foltores.

Në fillim deklarata e MEK ka qarkulluar vetëm në gjuhën angleze, port ani, është përkthyer edhe në shqip, e ka gallata të mëdha.

Muxhahidinët, e kanë kapur me amerikanët, pas një deklarate që Evropa e Lirë, citoi një zëdhënës të Departamentit Amerikan të Shtetit.

I cili theksoi “SHBA-ja nuk e cilëson MEK-un lëvizje opozitare të qëndrueshme demokratike që përfaqëson popullin iranian, por ka shqetësime serioze për MEK-un si organizatë, përfshirë akuzat për abuzim të kryera kundër anëtarëve të tij”.

Pas kësaj, muxhahidinët kanë mprehur shpatën kundër SHBA.

Sipas tyre, Amerika po koketon me regjimin e mullahëve dhe vërejtjet e DASH i konsideron “të turpshme”.

“Vërejtjet e turpshme për përfaqësimin dhe legjitimitetin e lëvizjes së rezistencës dhe Organizatës Muxhahedin-e-Khalq të Iranit nuk kanë asnjë interpretim tjetër përveçse demonstrimit të sinjaleve pozitive ndaj regjimit të mullahëve dhe rreshtimit me sulmuesit që kanë shkelur vlerat universale të lirisë së shprehjes, lirinë e tubimit, të drejtat e azilkërkuesve dhe traktatet ndërkombëtare si Konventa në lidhje me Statusin e Refugjatëve, Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që çuan në vrasjen e një anëtari të MEK-ut dhe plagosjen e mbi 100 të tjerëve”, thekson deklarata, e cila vijon më tej.

“Autori i një përmbajtjeje të tillë duhet të mësojë nga përmbysja e Shahut se atyre u mungon autoriteti për të vendosur se kush përfaqëson popullin iranian. Përgjegjësia për përcaktimin se kush e përfaqëson popullin iranian i takon vetë popullit iranian në zgjedhje të lira brenda një republike demokratike. Kjo përgjegjësi lind pas përmbysjes së regjimit fetar fashist që është qetësuar nga administratat e njëpasnjëshme të Shteteve të Bashkuara për shumë vite”.

Kjo është tipikisht fraza e egër, e agresive ndaj Amerikës. Të cilën e akuzon se ka përkrahur Shahun para 60 vjetëve, si dhe po përkrah vazhdimisht regjimin aktual të Teheranit.

Një qëndrim mosmirënjohës, pasi SHBA i shpëtoi jetën muxhahidinëve, duke i sjellë nga Iraku në Shqipëri, ku bombardoheshin ditë për ditë me raketa e drone nga Garda Revolucionare e Gjeneral Qazim Sulemanit që u vra me urdhër të Donald Trump.

Një logjikë tipike si e Berishës, që kur e mbështet atë Amerika është e mirë, e kur nuk e mbështet, atëherë është e keqe dhe jo demokratike.

Në fakt Departamenti i Shtetit nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka thënë se nuk ka shpresë që muxhahidinët pas 40 vjetësh të jenë opozitë reale për të shkaktuar ndryshime në Iran. E ky është fakt tashmë, pjesa më e madhe e tyre i kanë humbur lidhjet me atdheun e tyre, e nuk bëjnë dot ndryshimin, pasi jetojnë jashtë vendit, ku gjithashtu kanë edhe pjesë të rëndësishme të familjeve.

Muxhahidinët vërtetë për një kohë ndihmuan SHBA me informacione për tentativat e Iranit për prodhimin e armës bërthamore, por sot ata nuk janë relevantë. Janë thjesht azilantë që strehohen një pjesë e madhe në Shqipëri, por edhe në Europë e SHBA. 

Gjithsesi, ky kontigjent militant fanatik, që janë stërvitur për të qenë një grup luftarak, të frustruar nga braktisja e mbështetjes amerikane, ka shumë gjasë që të jenë e kthehen mish për top si një ushtri e gatshme për këdo aktor politik që kërkon trazira, si këtu edhe si jashtë. Po kjo pastaj, është mesele tjetër që kërkon një analizë edhe më të detajuar.

17 Komente

  1. B
    Bert

    Un kam qene disa here me pune aty . Aty nen 50 vjec nuk gjeje sepse ky grupim ka mbi 30 vjet kampeve . Profesionalisht disa orej tyre me kane bere shum pershtypje de jane tmeresisht te oregatitur ne disa fusha njekohesisht por me vjen keq se koha e tyre biologjike tashme ka perfunduar . Sa per Ameriken na la kopilin ne dere e beni ju ca doni po thote

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      Pata na tha qe mullirin me uje e ve ne livzje uji dhe jo era. Bravo pate. More pate , ky edushka jot nuk i dinte te gjitha keto ,kur i mori i solli te gjithe ne shqiperi, nderkohe qe saliu i keq u prish me ameriken per keta se nuk pranonte mbi 200 koke???? Fajin e ka saliu qe nuk i pranoi. Po bota duke njohur shqiptaret ,sidomos tipa si pata e trajton si depo muti. Dhe tani dalin keta mizat e mutit si pata dhe thone fajin e ka saliu

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gota

        O idiot, I solli Berisha jo Rama, shiko mire se kush e beri marveshjen dhe i pranoi! Kur nuk di, me mire mos fol!

        Përgjigjjuni
      2. A
        Asdfg

        Po o Bert po, kur gjen amerika ben! Kush i detyroi sulltanet tane ti pranonin? Mire saliu qe ska as din, as iman e as atdhe, po globalisti çpati?!! 3000 njeheresh! Te dy duhen varur me kokeposhte! As nje ndenje per shqiperine, vetrm per karriget e tyre!

        Përgjigjjuni
      3. F
        Fonsi

        Po Bershmuti dhe Ramuti na i sollen o palaco analesh. Bile ky muti i gjate qe mbron ti solli pjesen me te madhe u dha dhe toke te bejne kamp. Cfare na duhet ne cfare thone e bejne Muhahemutet o te qifsha robt! Largojini nga Shqiperia dhe te dy zagaret qe na i sollen te kalben brenda per tradheti dhe cenim te sigurise kombetare.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Per protesta ose per lufte

          Muxhahidinet i do per ushtare foltorja

          Përgjigjjuni
          1. P
            Plerat te largohen

            O qeveria jon,po pse pak plera kemi ne ne shqiperi qe kane 32 vjete qe e shkaterruan kte vend.I ndiqni kta buke shkalur dhe na lini ne hallet tona.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Plerat te largohen

              O qeveria jon,po pse pak plera kemi ne ne shqiperi qe kane 32 vjete qe e shkaterruan kte vend.I ndiqni kta buke shkalur dhe na lini ne hallet tona.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Plerat te largohen

                O qeveria jon,po pse pak plera kemi ne ne shqiperi qe kane 32 vjete qe e shkaterruan kte vend.I ndiqni kta buke shkalur dhe na lini ne hallet tona.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Toni

                  Duhen deportuar urgjentisht. Amerika e dha lejen.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Komunist me Rolex

                    Po ky avokati ose autori që ka shkruar këtë me gjuhën e Berishës ka emer apo anonim si te JOQ se jeni si llafe kafeneje

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Genti

                      Muxhahedinët e Popullit të Iranit janë organizatë revolucionare e majtë dhe militante që ka luftuarvazhdimisht kundërAjatolmave dhe rregjimit terrorist iranian. Të shpallur prej Ajatolmave si armiq e terroristë u shpërngulën në Irak eë vonë në Shqipëri. Por kjo s'do thotë se ata këtu ndodhen për pushime. Ata kanë lidhje familjare të shumta nga Evropa në Ametikë e Australi dhe kudo ndodhen luftojnë për një Iran të lirë nga Ajatollahët reaksionarë e islamistë. Shqipëria nëse nuk i mban dot nukduhet ti kishte lejuar të vinin këtu. Unë mendoj se ata duhen mbështetur derisa Irani të çlirohet nga terroristët islamistë në pushtet në Iran. Dhe Shqipëria të ketë kështu mardhënie të privilegjuara me Demokracinë e re Iraniane që një ditë do vijë në pushtet.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Rikardo

                        Duhen rishikuar kushtet e qendrimit te tyre dhe se care perfaqsojne me te vertete

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Duhet shpejte te largohen

                          Megjithe rrespektin per Ameriken por ka nje limite keta njerez duhet te largohen ose te integrohen ne jeten e vendit krijimi i kampeve si Palestinezet ne Jordanie eshte rrezik per vendit . Ne Jordanie ka pasur lufte te armatosur me njerezit qe jetonin ne kampe dhe vendasve njesoje ze njejten sjellje si keta plehra

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            KATUNDARI

                            Opozita Iraniane ne Shqiperi do te menjanohet nga Amerika .Amerikes tani nuk I duhet opozita .Duke sulmuar opoziten Iraniane Amerika kerkon te bashkepunoje me qeverine aktuale ne Iran per ta bere aleate kunder Rusise .Eshte e njejta politike qe po ndjek ndaj Kosoves per ta bere Serbine aleat te saj si è pat dikur ish Jugosllavine kunder Bashkimit Sovjetik .

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Saliu me i rrezikshem se muaxhedonet

                              Kot e vrisni mendjen per keta bajga juve , kjo eshte puna me e lehte per tu zgjidhur mbushi avionen plot Sali mavrine ne mes e dergoji ne shtepine e tyre , e atje ju vjen hakut ai burri me callme ne koke Ajutollahu Komenei i ben sapun .

                              Përgjigjjuni
                              1. m
                                mendoj

                                Keta duhet te nxirren ne kufi dhe mos te rpanohen me, pak kemi bajgat e Saliut.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje