
Nga Dini Fetahu
“Refuzimi i ( Albin) Kurtit ndaj Shqipërisë është i pakuptimtë, ndoshta e ka personale me kryeministrin e Shqipërisë (Edi Rama), por edhe atë e kanë votuar qytetarët e Shqipërisë, dhe ne duhet që të mësohemi që t’i respektojmë institucionet shqiptare”, ka thënë në një prononcim për Albanian Post ligjëruesi i Shkencave Politike, Dritëro Arifi, duke komentuar refuzimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndaj atij të Shqipërisë, Edi Rama, për të diskutuar për situatën në Kosovë, pas tensioneve të krijuara në Veri, dhe pas kërkesave të ndërkombëtarëve ndaj qeverisë së Kosovës për de-përshkallëzimin e situatës atje.
Rama në një konferencë për media me 13 qershor, beri me dije se mbledhja e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, e paraparë të mbahej me 14 qershor ishte anuluar pasi siç tha ai pas “agravimit të situatës së Kosovës me Bashkësinë Euroatlantike”.
Por, ai kishte kërkuar nga Kurti që të mbahej një mbledhje e një formatit tjetër “më të ngushtë me ministrat e Jashtëm dhe ato të Mbrojtjes për të folur mbi këtë situatë”, të cilën kreu i ekzekutivit kosovar e kishte refuzuar.
Sipas Arifit, Kurti nuk është dashur që ta refuzojë takimin e Ramës, “pra takimin që ka qenë më shumë bilateral, jo atë qeveritar, sepse ndoshta do të mund të gjendej ndonjë zgjidhje për ngërçin që po ekziston, apo për pasojat që mund të na vijnë në një të ardhme të afërme”.
“Prandaj mendoj që; si politikan duhet të dish që t’i ikësh asaj egos personale. Kurti duhet të ishte më pragmatik në qasje, sidomos me kryeministrin e Shqipërisë pavarësisht bindjeve personale. Këtu po flasim më shumë për çështje shtetërore, jo për ato personale, prandaj do të duhej që të takohej dhe të gjejë një formë më të mirë të komunikimit dhe të bashkëpunimit edhe në rrethana jo të favorshme për Republikën e Kosovës”, beson Arifi.
Ndërsa, gazetari dhe publicisti, Halil Matoshi, thotë për Albanian Post se “momentalisht jetojmë në një botë të ndërvarshme, sidomos në bashkësinë e shteteve transatlantike, duke i përqafuar vlerat e përbashkëta”, duke shtuar se “Kosova nuk është një ishull i pavarur grotesk siç po e paraqet Albin Kurti në sytë e botës”.
“Kosova përket në këtë rreshtim Perëndimor jo vetëm për me qenë tubë për t’u mbrojtur bashkë nga klerofashizmi rus, por për të dëshmuar përlartësi kulturore”.
“Shqipëria përket në këtë rreshtim dhe ne si një trung etnik duhet të jemi bashkë, jo në bashkime etnonacionaliste e romantike por si aleanca fleksibile e të vlerave”, vlerëson Matoshi i cili është një kosovocentrik i njohur.
Përveç tensioneve të krijuara pas vendimit të Qeverisë për t’i instaluar në zyrat e tyre kryetarët e katër komunave Veriore, situata agravoi edhe më tej kur xhandarmëria serbe në pikën kufitare me Kosovën kidnapoi tre policë të Kosovës.
Për këtë rast reagoi edhe Rama, madje ishte mjaft i ashpër ndaj Serbisë; kur kërkoi lirimin e menjëhershëm të tre policëve të rrëmbyer.
Ai paralajmëroi se “kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen!”.
“Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa!”, paralajmëroi Rama.
Por, përveç Serbisë, kreu i ekzekutivit shqiptar pati kritika edhe për Kurtin, i cili është duke refuzuar që t’i dëgjojë kërkesat e aleatëve perëndimor për shtensionimin e situatës në Veri të Kosovës, madje ai paralajmëroi se nëse një gjë e tillë nuk ndodh humbja më e madhe do të jetë për Kosovën, duke qenë se Serbia, sipas tij, mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar.
“Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFOR-in në krye të punës”.
Ndërsa, ai ka vijuar t’i bëjë një kërkesë Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit i përshkruan situatën, duke thënë se Veriu edhe mund të kthehet në një “Republikë të KFOR-it”, nëse situata vijon e tillë dhe nuk merren parasysh kërkesat e ndërkombëtarëve.
“Albin dil nga guaska e vetëizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhtarë! Koha është tani dhe po fluturon”, e përmbyll Rama thirrjen e tij për Kurtin.
Kjo kërkesë e Ramës për Kurtin vjen pas refuzimit të këtij të fundit për tu takuar me kryeministrin shqiptar, pasi që i njëjti edhe në konferencën kur njoftoi anulimin e mbledhjes së dy qeverive, kishte paralajmëruar masat të rënda për Kosovën, e gjithë kjo pas mospërfilljes së kërkesave të perëndimit nga ana e qeverisë së Kosovës.
Edhe takimi i propozuar nga Rama për të biseduar me Kurtin ishte në këtë kontekst; situata e rëndë në Veri dhe paralajmërimi i aleatëve për sanksione ndaj Kosovës.
Por, a ka qenë një mesazh për bashkësinë ndërkombëtare refuzimi Kurtit për takimin e Ramës, nuk mund ta di me saktësi as profesori Arifi, i cili mendon se mos gatishmëria e kryeministrit kosovar për takim ka të bëjë më shumë me protagonizmin e tij.
“Është e vështirë që të pohohet apo të mohohet, por ajo çka po vërehet është që refuzimi i takimit ka të bëjë më atë që Kurti po dëshiron që të jetë vetë protagonisti kryesor, pra po dëshiron që bashkësisë ndërkombëtare t’i përçojë mesazh që ai është vetëm për pikat që ai ka propozuar dhe qëndron stoik në kërkesat e tij për çështjen e Veriut” pohoi ai për AP.
Për Matoshin “Kurti është një nacionalist i majtë në bindje dhe besime, sëkëndejmi do të bëhet edhe i pabesueshëm në këtë aleancë kombesh euroatlantike por ai nuk mund ta marrë Kosovën më vete në këtë greminë politike”, thekson Matoshi, por, gjithashtu potencon se fuqia më e madhe e botës, amerikanët, “gjithmonë kanë një zgjidhje!”.
Që Shqipëria të jetë pjesë e çështjeve të hapura qe i ka Kosova nuk do të ishte ndonjë dëm, përkundrazi, profesori Arifi beson fuqishëm që do të ishte në funksion të forcimit të pozicionit të Kosovës.
“Në çdo çështje të Kosovës involvimi i Shqipërisë do të jete një fuqi më shumë”, pohoi ai për AP.
Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e 13 qershorit kur njoftoi se është anuluar mbledhja e përbashkët e dy qeverive, deklaroi se pas një bisede me përfaqësuesin e lartë Evropian, Josep Borrell, i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për t’u takuar në një format më të ngushtë me ministrat e Jashtëm dhe ato të Mbrojtjes për të folur mbi këtë situatë.
Por se kryeministri Kurti e ka refuzuar duke theksuar se “duhet të mbahet mbledhja siç ishte planifikuar”.
“Mbase nuk është një përgjigje përfundimtare nga ana e Kurtit, shpresoj të ndryshojë”, thoshte Rama, i cili shtoi se, Kosova po shkon drejt sanksioneve, çka edhe u bënë publike disa ditë më vonë nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.
Për Ramën takimi i dy qeverive nuk ishte i mundur, “pasi nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh me realitetin e Kosovës sot”.
Numri një i Qeverisë shqiptare njoftoi madje se i ka kërkuar kohë “autoriteteve perëndimore” që të mos shkojnë drejt sanksioneve për Qeverinë e Kosovës. Por se Kosova me këtë kurs është në prag “të humnerës”.
Ai paralajmëroi se është një plan realisht shumë i rëndë për Kosovën që do të vihet në lëvizje, referuar sanksioneve nga Bashkësia Euroatlantike.
“Jemi në prag të vënies në lëvizje të planit, se nuk ma zë as goja të flas për sanksione, por të masave shtrënguese ndaj një shteti që është krijuar nga ata të cilët qartësisht janë në kushtet e sosjes së durimit”.
Albini po mban nje qendrim te kote sepse kjo situate nuk zgjidhet pa bashkpunim dhe diskutim
Albini eshte nje bythec, komandohet nga Vjosa Osmani, jane bashkuar me Saliun dhe Ilir Meten kunder Edit. Edi i merr me shpulla te gjithe, jane lepuj.
Albin Kurti e tregoi veten qysh kur futi hundet ne zgjedhjet Parlamentare ne Shqiperi ne 2021 me VV. Sollen ca katundare per kandidat, por hengren te gjatin nga i gjati. Albini ishte i pari qe vinte bente fushate elektorale kunder Edi Rames, vizitonte varrin e Skenderbeut ne Lezhe, takohej me Saliun dhe Ilir Meten. Albini dhe Vjosa jane dy gjarperinj ne qafen e Kosoves, do e shkaterrojne per egoizmin e tyre te semure.
Duhet ta takoje Ramen per te miren e situates se Kosoves
Albini po diskreditohet vete ne syte e te gjitheve. Mbeshtetja qe kishte ne Kosove, po i shkon ne zero. Vetem disa intcinj vazhdojne ta perkrahin. Megjithate si njeri pa karakter, do shkoj ne Bruksel do lepije te gjitha ato qe ka peshtyre. Nje njeri qe e dredh fjalen 4 here ne dite.
Lereni ne mutin e vet ket lloj shkerdhate , çoini fotografin e saliut kur te ket nevoj , pun pushtash , dhe Rama do i mut qe i lut bythen .
Bravo Albini !! Po ke te takoj Albini? Rama langaraqin? Rama eshte nje karagjoz sherbetor i Vucicit dhe azgje me shume. Keshtu qe nuk ka pse e takon, se eshte njelloj sikur takon sherbetorin e Vucict, Ndaj me mire te takoj Vucicin se dihet qe Rama do i thote ato qe kerkon Vucici. Rama eshte nje spiun i rendfomte i Serbise ndaj asnje politikan i Kosoves nuk duhet ta takoje Ramen. Duhet qe ne Shqiperi Opozita te ngrihet ne protesta te fuqishme kunder ketij spiuni serb, dhe Opozitat te mos ndalen derisa ky sherbetor i politikes serbe te largohet nga Qeveria dhe biles te largohet edhe nga Shqiperia
Pse nerreni me Osmenin edhe kurtin!?Te dy jane hava nga vota e kosovarve.
Kurti po ben gjene e gabuar duke u sjelle kaq keq me kryeministrin rama
ky eshte throp po ik
Konflikti midis Kosoves dhe Serbise duhet te zgjidhet sa me shpejt.I gjithe rajoni po ben te pamunduren qe keto dy shtete te bashkebisedojne
Mbledhja midis qeverive eshte shtyre ne nje moment te dyte sepse situata nuk eshte fort e mire.Kurti duhet te ruaje qetesine dhe te zgjidhe konfliktin qe ka me Serbine
Albin kurti nje buburrec bajge , si tat gruaqiri i nenes
Albin Kurti qe me krijimin e qeverise ka patur maredhenie te ftohta me Edi Ramen edhe pse shpesh jane takuar.Kurti e vlereson vehten me sa duket shume me teper se duhet por ai perfaqeson nje shtet te ri qe ka shume probleme perfaqesim ne organizma nderkombetare fale edhe luftes qe i ben Serbia e ndihmuar nga Rusia dhe Kina .Ndryshe eshte Shqiperia ,anetare e OKB,NATO e shume organizma nderkombetare,fale te cilave qeveria shqiptare i ka shfrytezuar per te ngritur zërin per Kosoven.Por me rastin e krizes ne veri dy qeveritë te nje kombesije jane kthyer ne akull,ku Kurti perveç nderkombetare ka renditur edhe Ramen kunder dhe eshte e turpshme te degjosh apo te lexosh njerez nga dy krahet sidomos nga Kosova urrejtjen sidomos per Ramen saqe Serbet kane kaluar ne vendin e dyte
Sido që te jetë, personale këndej personale andej Kurti duhet te takohet me Ramën bile te paktën 2 orë çdo ditë dhe ti mbaj ligjerata, jo se Rama i meriton porse obligim ndaj gjysmës se Kombit. Nuk mbahet mençuria vetëm per veti dhe nuk ndahet vetem me gjysmën e Kombit.
Shyqyr shkruat nje titull tamam
Kurti me duket shume qesharak
Shume i pa kuptimt sikur po isherben serbis
Pse na masakroni gjuhen shqipe, gjuhen e bukur te Naimit? FJALE SI KJO "AGRAVIM" JANE THJESHT BARBARIZMA QE PERDOREN NGA ATA QE NUK NJOHIN MIRE GJUHEN E NENES.. PERSE TE PERDORIM KETE BARBARIZEM E TE MOS PERDORIM FJALEN E PASTER SHQIP "RENDIM"?
Kurti punon per Mosken, kurdo ta kuptoni o Njerez.
Budallallek te mbash qendrim kot ,nderkohe qe Rama ka treguar qe do ta ndihmoje kete vend
Shpresoj qe kurti te ndryshoje mendim sa me pare
Kurti te mendoje pak me mir ,turp qe e zgjat kete takim
Albin-Edvini-dy Kaine(VV-VllaVrases) ne sherbim te xhihadit, UDB-SERBISË Xhihadiste 'Hajdare'-tru shpelare ndjekes,nxenes te SS-Serb SALISË! Para se vendi te shperbehet e shqiptari i fundit ne VARR Keta krere te xhihadit si Sadami,kokPoshte ne LITAR!
Bin Laden Kurti eshte antishqiptar.Po vepron me çmenduri ne dem te Kosoves !!!! Gjoja eshte Patriot !!! Po politika e Tij kundra Perendimit dhe SHBA-ve do ta renoje Kosoven dhe Problemin Shqiptar ne Teresi.
Po ABININI ka pjerdhe fare aman...sdi se ca ben
Do ta kuptoj gabimin Albini dhe do shkoj ti kerkoj Rames sepse vezen e Rames nuk e ben dot ai
Do flasin ore sepse vetem bisedimi eshte cels suksesi
ky qendrim qe po mban kurti nuk eshte ne te miren e askujt
Duhet te qetesohet kjo situate
Shpresoj te gjejne nje zgjidhje
Kjo situate duhet te gjejne nje zgjidhje me patjeter
Kurti dhe klani i tij bashkë me NON GAA të Shqipërisë kanë urrejtje patologjike ndaj Çlirimtarëve - UÇK shteteve mike SHBA, BE dhe demokracisë perëndimore dhe këtu bij ndesh me Zotrin e moderuar dhe Kryeminstrin E. Rama. Kjo nënkupton luftën kundër vlerave të shoqërisë dhe pro autokracisë prandaj ne në Kosovë jemi në situatë armiqësore me tërë botën demokratike. Kosova kurrë në historinë e saj nuk ka pas regjim më të anti kombëtar se ky i tashëm që janë bashkërenditë pas KLANIT - VV, /sipas Kurtit - analfabetikët fusional/, që po shaktojnë dhunë nepotizëm, pa punësi, varfëri dhe emigrim të pa fund etj. Acarrimi me Serbinë mendoji se është tërësisht artificial dhe në shërbim të politikës serbo ruse sepse i ndihmon Putinin e Vuçiqin – në politikën tyre anti demokratëtëve hegjemoniste për të ua lehtësua propagandën e tyre me vatra lufte për të arsyetuar krimet e tyre etj.
E thjeshte dhe e trishtueshme. Albin Kurti komandohet nga Sali Berisha. Berisha e shantazhon me dosjen qe ka per Kurtin. Dosja e Kurtit eshte krijuar qe nga viti 1995. Ate e kane krijuar kosovaret dhe ja kane dhurue Mortjes. Ilir Meta ka dijeni per keto materiale.
Sepse Kurthi eshte idiot dhe do marri ne qafe kosoven dhe kosovaret!
Z. H. Mutoshi eshte nje anal-ist i madh i Z. R. Haradinaj!
Keshtu ndodh kur bishti behet me i rende se sqepari!Ka zera qe Al Bininit i ka propozuar Dep.Shtetit qe te drejtoje luften ne Ukraine si strateg qe eshte!
Thjesht fare Shqiperia me perfaqesues RAMEN i beri embargo Kosoves me perfaqesues ALBININ.
Sot mund te mburrni RAMEN por historia e kombit Shqiptar ne te ardhemen jo shume te larget do ta denoje.
Ishte Rama ai qe refuzoi te takohet me Kurtin 1 dite para takimit te shumepritur, madje e shoqeroi ate me nje lume kritikash ndaj udheheqesit te Kosoves, duke folur sikur te ishte Presidenti Francez qe fliste ne emer te Europes. Pergjigjen me te mire z. Rama ja dha z. Veton Suroi, nje euredit klasi.