Tensionet në veri të Kosovës, Yuri Kim mesazh Kurtit: Lini egon personale dhe merrni në konsideratë miqtë

21 Qershor 2023, 10:55Politika TEMA

Tensionet në veri të Kosovës, Yuri Kim mesazh Kurtit: Lini egon

Ambasadorja amerikane Yuri Kim në konferencën e fundit të mandatit të saj në Tiranë ka dhënë dhe një mesazh për Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiçin lidhur me tensionet në veri të Kosovës. 

Gjatë fjalës së saj, ambasadorja Kim tha se duhet lënë mënjanë egoja personale dhe të dëgjohen këshillat e miqve ndërkombëtarë.


“Pozicioni i SHAB-ve është i qartë. Liderët e Kosovës dhe Serbisë pranuan për drafin e asociacionit, por jo vetëm në këtë po për rrugën përpara qe do të përfundojë me njohjen e Kosovës.

Nuk besoj se do duhet të rikujtohet sesa shumë besojnë SHBA në Kosovë. Afeksioni dhe angazhimi që ne kemi për një Kosove të pavarur. Nëse ju duhet provë, shkoni pak pas, disa vite më pas.

Problemi është cilat janë hapat dhe sekuencat që duhen ndjekur që dy palët të lëvizin përpara. Dhe kjo është një kohë që liderët të lënë mënjanë ego dhe të mendojnë për krenarinë kombëtare.

Për atë që u thonë miqtë e tyre dhe ta marrin në konsideratë atë që u thonë miqtë e tyre.”- tha Kim.

 

1 Komente

  1. V
    VISI

    KURTI ESHTE TRIM MBI TRIMA LE TA PROVOJ ME SERBIN SE KA PER TE SHKUAR NE TE ASAJ QE EKA BER

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje