LaCivita e thotë qartë: Nuk flas në emër të SHBA për Berishën, s'kam asnjë komunikim me DASH

10 Maj 2025, 08:51Politika TEMA
LaCivita e thotë qartë: Nuk flas në emër të SHBA

Këshilltari amerikan i PD, Chris LaCivita, së bashku me kreun e PD, Sali Berisha ishin të ftuar në emisionin Top Story në Top Channel. LaCivita foli për non gratën e Berishës, komunikimet me DASH dhe ish-ambasadoren amerikane, Yuri Kim. 

Berisha mund të udhëtojë në SHBA, kishit informacion?

LaCivita: Jo, nuk e dija. Për sa i përket letrës, jo nuk e dija. Kur u publikua pata një ndjesi të këndshme.

I keni bërë ftesë Berishës për të udhëtuar në SHBA?

LaCivita: Jo, sepse fokusi im ka qenë të fushata në Shqipëri.

Ka shitblerje vote në Shqipëri?

LaCivita: Pikë së pari nuk flas në emër të DASH. Mendoj se është e rëndësishme që t’i kujtojmë njerëzit se demokracia është e shenjtë dhe e drejta e votës është e shenjtë. Njerëzit në një demokraci e kanë mundësi të ndryshojnë qeverinë ose ta pranojnë.

Është e qartë që në mendjen time s’ka dyshim se ka pasur probleme me procesin e votimit ne Shqipëri, ka pasur vota që janë blerë, njerëzit që kanë qëndruar në Shqipëri janë nxitur, kjo ndodh kudo, edhe në SHBA.

A ka PD një portë të hapur?

LaCivita: Nuk komunikoj me DASH, por ata shohin lajmet dhe me siguri tregojnë vëmendjen ndaj asaj që po ndodh. Jam marrë me politikën zgjedhore të SHBA për 35 vjet. Dhe sigurisht për presidentin Trump. Partia Republikane është e afërt me PD, unë përshtatem natyrshëm. Unë nuk punoj për komunistët, socialistët, si Edi Rama.

Si qëndron marrëdhënia me lobimet në SHBA? Sa normale janë ato? Çdo të thotë ky lobim, është e nevojshme kjo kontratë për Berishën?

LaCivita: Së pari nuk bëj lobim, jam strategjist politik. Unë nuk e kam parë kontratën. Kontrata ime është palë me PD, të përgatis mesazhin e doktor Berishës për të pushuar nga puna Edi Ramën.

Pse duhet të ketë një kontratë lobimi për të hequr këtë padrejtësi? Është çështje e padrejtë që duhet të hiqet, apo është çështje me lobim?

LaCivita: Së pari, fakti që po bëjmë këtë diskutim, e di që nuk doni të diskutoni për Ramën, pasi është i dështuar. Në SHBA kur administrata e Biden u përfshi dhe Blinken e dha statusin Non grata, çfarë ndodhi? Ndaloi Berishën të udhëtonte në SHBA dhe të takonte diasporën. Në Amerikë këtë e quajmë ndërhyrje në zgjedhje dhe kjo është e korruptuar. Unë nuk përfshihem në qëndrimet e  qeverisë amerikane, por jam i kënaqur që kjo temë është hapur në nivel ndërkombëtar.

Personi që Berisha ka sulmuar shumë është Yuri Kim, ka qenë ambasadore e emëruar nga Trump, shikoni kontradiktë?

LaCivita: Jo. Sepse roli i saj ishte ndryshe, nuk ka përvojë ambasadorja e mëparshme që ka problemet e veta në SHBA. Organizatorja pyeti a ka një sherif të ri, në SHBA ka një sherif të ri.

12 Komente

  1. T
    TRAMPIZMI IDEOLOGJI SHKATRUSE

    Ty ta ka pru fati me morre ato dollare,se sa per saliun nu ka per te gjetur derman as nga ju ne SHBA dhe as ne Shqipri.Parate e lobimit te non grates jane parate e gjakut te gerdecit e tjer qe Fate Medihu jua dhuroj.Beni qefe kete mandat te Trampizmit se me pas do merrni lesht e curit.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tao

      Nuk ka si e thotë që ka komunikim me DASH për t’i hequr Non Gratan Berishës, sepse e nxjerr vendin e vetë shtet patatinash që blihet nga të korruptuarit e botës…që në fakt ashtu do rezultojë nëse do i hiqet damka kancerit të Shqipërisë. Nëse ia heqin, do e paraqesin si reflektim të DASH dhe Rubio dhe jo si e blerë me miliona dollarë. Pazar hesapi, Saliu nuk është idiot të paguajë 6M dollarë për ta pasur Latifin vërdallë si figurinë.

      Përgjigjjuni
    2. N
      Noc rroku

      Sigurisht ashtu do flase! E do politika dhe diplomacia. Gjerat po ecin nen rrogoz dhe kur ta merrni vesh ju Rames do ti kete hyre shume thelle noc rroku!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptari

        Si Ka mundesi qe nuk komunikon me DASH dhe Trump?!Lideri dhe krushku Mediu qe e kaparosi me 6 million,thone SE ai komunikon me Rubicon dhe Trump çdo dite... Çudi!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tao

          Ia do puna ta thotë shoku që s’komunikoj, që mos ta nxjerrin SHBA-në një vend të botës së tretë ku pastrimi i figurës blihet me para. Fakti që këto pare i janë paguar kompanisë së shefes së kabinetit të Trump, vetëvetiu tregon që një i korruptuar mund të pastrojë fytyrën e vetë edhe në shtetin, që me sa duket gabimisht është konsideruar si më demokratiku dhe më i drejti në botë. Thjesht biznes, si politika e Trump.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Sala eshte sperma e Vuk Karaxhiç

          Nuk ta mban bitha te thuash se komunikoj me DASH apo me Trump se ta leron Trumpi pastaj.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Katunari

            Mir trumpi po qe ja liro,po cju desh shqiperia ktij dose se teshti do ta zbjelloje do ja djege bronxinat Ed Rama ktij amerikarit squte.

            Përgjigjjuni
          2. N
            Neri dhe Minxhozi - ambasadore ne Brakë

            Sa shume po ju dhemb bytha rripjelleseve te Giro di Surrel ( me biçikleta pa shalë) qe çuditerisht vertitet si asnjehere rrugeve te Tiranes !! Ka paguar Pederast Rama 15 mln euro .. qe te mos dal dot nga shtepia se eshte bllokuar rruga !!!! Dhe Mero 'I gezuar' belbezon qe I parendesishmi La Civilta skomunikon me DASH dhe jo e jo me Trump. Se Giro di Surrel I ka bere shume pershtypje te mire Trumpit per punen e mire te Edvin Sumes qe paguan 15mln euro qe Kurvmbaro dhe Gonxhe te dalin te maskuar si biçikletare ne Giro di Surrel...I la pa gjume La Civita keta sumekuqte ..I grryen pse spo marrin vesh qe pse po ju iken cdo gje pa kuptuar..

            Përgjigjjuni
            1. i
              injoranca

              Tone qe La Civita ka lujtur filmin Ali Baba me 40 hajdute.Mos u merrni me ate se nuk ka faj te te dhuroje tjetri pa asnje kusht 6 milion dollare.Kushdo do e pranonte kete oferte.Problemi eshte gjetiu tek in joranca popullore qe nuk ngre ze per djersen e vet.Aresyen une e gjej se ata qe kane zaptuar qytetet nuk dijn e te numerojne deri ne 6.000.000 ndaj edhe nuk u bene pershtypje.Parate e shqipetareve jane te pastra ka thene Salqiu.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Aron

                Dihet qarte qe nuk ke si te flasesh ne emer te DASH. Po merr ato milionat qe te jep Saliu nga paret qe ka vjedh shqipetarve dhe ik nga ke ardh.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Latifi

                  O hajvan Latifi , ne Shqiptaret e njohim Ramen per qendrimet e tij brenda familjes kundra bsbaut te vet per komunizmin ,e ishte nga te paret pedagoge qe ngriti studentet kundra pushtetit komunist , e nga ana tjeter ne mutingun te studentet Sali Berisha u fishkellu nga studentet kur ( tha jam i deleguari i Ramiz Alise , e po ky komunist Berisha vrau vodhi familjen e beri miljardere ku sot te paguan ty me gjskun e popullit , e ti mor derr na thua Rama komunisti , mos nderhy ne punet e nje shteti tjeter , pa i njohur mbeshtesin komunist vrases Non Grata , e nje anti komunist qe mbeshtetet me shumice nga populli .

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    Une

                    Ky LaCvia duket sikur me shume po thote se Edi do fitoje dhe jo Saliu...Po ashtu ne fjalet e tij duket edhe frike nga ligji amerikan. Jo per inat, por per mendimin tim nje grup ekspertesh juridik duhet ta hedhin ne gjyq ne Amerike kete mashtrues qe vjedh parate e Shqiperise varfanjake te perfituara nga kprrupsioni me qellim qe LaCvita ti pauaje mbrapa keto para qe Saliu pretendon se nuk ane te tijat... Eshte rasti qe te shkohet thelle ne luften anti-mafia sepse amerikanet jane te ndjeshem ne hajdutlleqe....

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje