
Nga Arben Ahmetaj
Të dashur qytetarë të Vendit tim,
Të dashur votues të mi e të Partisë Socialiste,
Te dashur Miq e Armiq njelloj
Sot është dita kur Parlamenti do votojë heqjen e imunitetit tim, dhe autorizimin e arrestimit tim. Mendova qe të ndaja me votuesit e mi kryesisht, dhe me të gjithë qytetarët këtë mesazh.
Votuesve të mi:
Juve që më votuat në Tirane në 2005, juve që më votuat në Korcë në 2009, juve që më votuat në 2013 në Gjirokastrën time, në Përmetin tim e në Tepelenën time, juve që më votuat në Rrogozhinën time e në Kavajën time në 2017, juve që më votuat në Njësinë nr. 4 në Tiranë, e në gjithë qarkun e Tiranës në 2021:
Faleminderit nga zemra!
Shpresoj e lutem ta kem justifikuar besimin tuaj. Në mendje ju kisha pikrisht juve, që kur ideova e hartuam taksën progresive që i dha të drejtë të gjithë atyre që paguheshin më pak e paguanin më shumë. Shpresoj të kam bërë më të mirën time kur mora përsipër Ministrinë e Ekonomisë dhe marrëdhëniet me sipërmarrjen, e më vonë edhe turizmin. Frytet t’i gëzojë vendi, sipërmarrja e qytetarët e zakonshëm.
Shpresoj të kem bërë më të mirën kur mora përsipër Financat në një periudhë tejet të vështirë për ekonominë e vendit dhe i dorëzova në kulmin e rritjes reale. Shpresoj të kem bërë më të mirën me Rindërtimin, kur mijëra e mijëra familje ngelën rrugëve pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019. S’kam për ta harruar atë nënën në Vaqarr që qante me lot kur hyri në shtëpi falas, e prone e vetë, e si ajo mijëra familje.
Shpresoj të kem bërë më të mirën dhe me pandeminë, me sipërmarrjen dhe me rendjen së bashku me kolegë, për vaksinat që nga India, Jordania, Anglia, Amerika e Turqia e gjithandej për të shpëtuar jetët e qytetarëve të vendit tim. Shpresoj të kem bërë më të mirën si ZvKM, me ideimin dhe fillimin e dixhitaliziit të kadastrës, apo dhe statelitët Albania1 e Albania2 që, sic thotë Niko i Lesajve, po më ndjekin mua në “arrati”. Jam munduar të bej më të mirën.
Kush qeveris e punon, nuk është kurrë dot perfekt. Ju kërkoj ndjesë dhe për këtë.
Une nuk hyj tek “fytyrat e bukura” që ngjaj bukur në TV, dhe të ngjall perceptim pozitiv, sic rëndom ndodh me këdo që refuzon të ikë nga ekrani duke treguar bëma të bëra e pa bëra. Fatkeësisht, ose fatmirësisht, s’jam i tillë. Nëna dhe babai më kanë dhënë një fytyrë krejt të zakonshme. Ndoshta serioziteti im në punë mund të jetë marrë dhe për arrogancë, s’ka qenë i tillë kurrë, kush me njeh nga afër, e di mirë këtë. Gjithsesi, ndjesë dhe për këtë.
Falenderoj dhe kolegët e mi të mazhorancës dhe opozitës për nxitimin e treguar këtë javë. I “miërkuptoj” për këtë, sepse politika dhe drejtësia e re e akoma e hershme për t’u quajtur e maturuar, kërkojn statistika. Sic tha dhe avokati im “Populizmi gjyqësor e penal në ngjitje është më i rrezikshëm se sa populizmi politik, për shkak se humbet e i mungon legjitimiteti demokratik”. Avokati im në Këshillin e Mandateve citoi një thënie të vjetër nga Franca “E shoh që dy zgjidhje të mundshme ka në tavolinë, ose do të bjerë koka e mbretit, ose ju do të duhet të pranoni dështimin e revolucionit”.
Unë jo e jo që s’kam gjak blu, por jam një njeri tejet i zakonshëm, me gjak nga Gjirokastra, Vlora, Korca, Rrogozhina, Kavaja, Lezha, Kukësi e Tropoja nëse doni. Dhe lutem e shpresoj që Drejtësia e Re që unë e kam mbështetur e votuar me të dyja duart, të mos deformohet nën presionin e politikës dhe statistikës.
E kam perjetuar diku me qetësi, diku me “buzëqeshje të brendshme”, diku me revoltë të brendshme, nxitimin triumfues të largimit një vit më parë, totalisht një sinjal për “të gjitha kafshët e pyllit”, kërcënimin me demek indirekt në një forum partie “se do ikja në të s’ëmës”, habinë dhe thyerjen kur mora vesh se kush nga “tanët” (së bashku me ata që më duan të vdekur, sic tha Fevziu në Opinion përpara disa muajsh), promovuan mercenarët të shërbenin kundër meje, “marrjen peng” të bashkëjeteueses time dhe ish-bashkëshortes time, e më pas kontrollet spektakolare të emetuara si të ishin kallëpe të dala nga goja, e banesave, ku lajmi shkonte më parë në media sesa procesverbali në zyrat e institucionit, të qenit një “black falling star” në një media kombëtare që e kam dashur dhe respektuar shumë (meqë ra fjala, dhe lufta në Kosove dikur zgjati më pak në media se sa emri im servirur nga Spin Doktor/doctors si gjellë e helmuar e përditshme), pastaj disa “falanga” të dala nga kuadri i ligjit që nuhasnin gjurmët e mia. Në shume vende demokratike ku Spin doctor/doctors nuk do arrijnë të strukturojne mesazhin…kjo quhet “PËRNDJEKJE”. Ka një nen në Kodin penal, ndoshta 121, ndoshta 128.
Ahhh, harrova se si filloi, me frikën dhe stopimin e 90% të atyre që punoja në nivelet e larta në politikë apo ekzekutiv, e që dikur ndoshta i kam mbështetur e promovuar (me ato mundësi të miat), për të bërë atë që kishim bërë ndër vite, të ishim miq e shokë. I kuptoj që “duhet” të kishin e kenë frikë, ndoshta. Nuk i mirëkuptoj, po e di që ishte gjendur “armiku” që do dimensionohej e ridimensionohej më pas në shumë episode.
Dikush nga gazetarët tha që jam në 30 vite zyrtari me i lartë që kanë qejf të më shohin në burg. Eee, Fatos Nano që unë e dua shumë dhe e respektoj pa fund, dhe unë, të bëhemi kujtesa se ç’mund të bëjë padrejtësia, politika dhe deformimi i drejtësisë. Mos më keqkuptoni, s’kam pasur kurrë ambicie të bëhem kryeministër, as në ëndrrat e mia më të thella të subkoshiencës. Thjesht e përdora si statistikë, referencë dhe të vërtetë të hidhur.
Dua te sqaroj qytetaret dhe mbi te gjitha votuesit e mi per ca dyshohem, apo sic kanë qejf disa gazetare opinioniste e politikane akuzohem:
1. Per njohje te hershme me nje njeri i cili kur une e kam njohur ka qene njeri normal e ne punen e vet. Nuk e di e s’marr persiper te bej gjyqtarin, për cfarë ka bere ne jete ky njeri. Po nuk besoj se njohja me dike qe ndoshta drejtesia e akuzon, te ben te akuzuar apo bashkëpuntor.
Une ne pune time ne opozite dhe me pas ne qeveri kam pas kontakte me gati 100 perqind te bizneseve te vendit. Mijëra mengjese pune, dreka pune, darka pune, takime pune kane dhene frytet e tyre ne politikat e zhvillimit te vendit. Mendimet dhe kontributet e tyre kane marrë qindra here formen e nismave ligjore ne funksion te zhvillimit te vendit.
Nje gazetar qe vleresoj shume per profesionalizmin, ka thene diku qe “ckodimi i Blackberry ka zbuluar”…
Bisedat e mija sic e theksova dhe dje jane krej normale dhe impotente ne raport me favorizimin apo lobimin, aq me teper ne opozite
2. Se ish- bashkshortja ime (qe s'ka punuar kurre ne nje institucion shteteror) ka shitur metra katrore, prone e deklaruar ne deklaraten time te pasurise, ne treg te lire, si korrupsion???? Pronen e familjes te deklaruar me burime te verifikuara, si korrupsion?? Hetim kujt ja ka shitur pronen??
Nena ime ne 2006 ja ka shitur shtepine tone motres time, qe jeton gati 17 vite atje. Quhet fiktive???
3. Se bashkjetuesja ime (qe ka 20 vite qe punon ne sektorin privat) dhe familja e saj ka blere prone ne Hamallaj, me transaksion te paster e te verifikuar bankar. Mercenaret e kapur ne flagrance kan pretenduar se ka qene prone e Klodian Zotos. Bejeni kete pyetje publikisht. Klodian Zoto, qe s'ka qene kurre miku im, se ka pasur kurre prone, e s'ka paguar kurre nje cent per kte prone, qe me pas te ishte ne gjendje te falte e dhuronte kte prone. Verifikojeni se esht kollaj te mos e duash “fytyren e ngrysur” timen ne perceptim.
4. Se kam bere alokime e rialokime me kerkese gjithmone te ministrive te linje, si minister financash. Ejj ministri i Financave ben gati 2000 rialokime e alokime e celje investimesh ne vit. Kush e njef ligjin e buxhetit qesh me kte akuze. I lutem institucionit te drejtesise ta lexoje kte ligj.
5. Se kam bere biznes ndertimin ne 2004 e kam marre e kredi ne 2006 per kte biznes (e verifikueshme nga banka amerikane, sot Intesa San Paolo). Ne komision u tha nje e pavertete, qe kredia esht mare ne 2016. Kush ka ndertuar e blere shtepi e di mire si funksionon ky biznes ne Shqiperi.
6. Per mos marje pjese ne procedure te tenderave dhe koncesioneve, per shkak te pozicioneve te mija zyrtare. Pozicionet e mia zyrtare ne ministri te ekonomise apo financave nuk marin pjese ne procedura. Letrat jane atje. Skam mare pjese procedurat e inceneratoreve. Letrat do dalin, e nese dikush do te kerkoje ti fshehe, do dalin gjithsesi.
7. Se esht perdorur fondi rezerve per financim e inceneratorit te Elbasanit. Edhe sikur te ishte keshtu do ishte serish komplet ligjore. Por financimi i inceneratorit te Elbasanit eshte bere kur une skam qene minister Financash, dhe eshte bere ne perputhje te plote me ligjet ne fuqi. Paraardhsi im, Z.Shkelqim Cani dhe qeveria ka zbatuar ligjin ne kte vendim. Mesova kur u thira ne SPAK, se nuk e mbaja mend qe skisha mar as pjese ne kte mbledhje qeverie.
Per ju qe i lexoni si kurreshtare (nese i lexoni), hetimi im ska pasur fare te bej me inceneratoret, se une per shkak te pozicioneve s'kam pasur tager te perfshihem ne procedurat e tenderimit. Esht hetuar Arbeni, jeta e tij per 25 vite, dhe jo procedura. Te thahet liqeni, mbase ngelet peshk ne taban. Standart qe s'duhet t'i perkase drejtesise se re.
Kushdo qe esht rritur me mua ne femijeri, apo ka pasur lidhje miqsore apo dikur biznesi e tavolinash eshte hetuar. Nexhmija po te ishte gjalle do thoshte “mua s’me qeka bere asnje nga “non grata” qe eshte leshuar si hijene bashke me te deformuarin e zeshem, apo “miq” me thika blu e roze.
Dikush me tha “te duan ne burg vella”
Kam mare kercenime (i kam me screenshot e me ze ndoshta), madje se fundi dhe nje mesazh triumfi si mirseardhje… Nese do ta meritoj, sigurisht qe do ndodhi…po jo perpara se e verteta te marri rruge e drite.
Shpresoj te dalin sa me shume shkresa e letra te miat, si ajo ato qe BIRN nxori dje, qe qytetaret te kuptojne (aq sa mundet) qe puna “e fytyres se ngrysur” ka qene ne interes te publikut.
Me kan quajtur “ne arrati”. Mendoj qe kam ikur per arsye serioze familjare (nje pjese e miqve te mij e dine perse), dhe besoj e mendoj kam ikur perpara se kerkesa e SPAK per imuitetin tim te ket shkuar ne poste per te aritur pas disa ditesh ne kuvend. Kush ka qejf per scoop ta quaje ‘arrati. Dhe Luigjit te 16 ju dha kater dite kohe perpara se ti pritej koka, ndersa mua e avokateve te mi, as 24 ore (17 ore gjithsej) per nje dosje 230 faqe e mbushur me supozime e ndoshta ‘palë të treta’ e nje material 60 GB.
Se fundmi i falenderoj te gjith koleget e mi, te mazhorances dhe opozites qe do te votojne sot, dhe ata qe vrapojne dhe thone qe pergjegjesia eshte personale. Poooo personale eshte kur e shkel. Sidomos per ata te hershem, sot ne apozite, e te rinj qe firmosin per pune e projekte….
Në mbyllje, i kerkoj te falur familjes time, Livias, Kejsit, Kejlis, Erjoles bashkjetueses time, Albines, ish gruas time, nenes time, motrave te mija, miqve te mij per shqetsimet qe i kam sjelle pa dashje me kte histori, Shpresoj qe te me falin ne kte jete.
I kerkoj te falur dhe votuesve te mi, po zoti e di të verteten, qe un do mundohem dit pas dite ta nxjer.
To be continued…
zv kryeministri skiptar etj ky aziatiku. ska me burra ai vend sunitesh
Nga tiger Ahmetaj, u kthye në mi Ahmetaj, po mbrëm na tha ndryshe. Sot në mjes na thote ndryshe se pse ka ikur. Me ikjen tënde tregone çartazi se ti je fajtor, hajdute ordiner.
Mr. Tiger ka bërë zullume dhe kjo është e vërtetë për këtë person por edhe për mijra të tjerë që i kanë futur tentakulat këtij populli. Mr. Tiger duhet gjykuar dhe dënuar për ato që do.provohen në gjykatë. Nëse SPAK nuk vërteton dot perceptimin e madh që ka popullata se ky lloj politikani si Mr. Tiger janë përlyer deri në grykë me dallavere dhe përfitime, atëher në të sëmës të shkojë dhe Spak dhe Gjykata e Posaçme. Thjesht po dëgjojmë pordhët e radhës që shfryn politika kur urguset nga të ngrënët dhe nga të vjedhurit.
Tigri ne kafaz nuk eshte i rrezikshem. Ama tigri ne liri, te ben gjemen. Arben Ahmetaj, po kercenon direkt Ramen. Sepse ca kuptohet si nga akuzat e SPAK edhe keto qe shkruan ky, i bie qe ky tipi nuk paska gisht te inceneratoret. Prandaj lind pyetja, kush do e haje per vjedhjen me te madhe ne Shqiperi, nese ky nuk paska gisht dhe nuk ka firmosur, Rama, Veliaj?????? Si duket tigri i paska letrat dhe po pret rastin ti beje publike.
O hajdut robqirë i korruptuar, këto fjalime elektorale bëhen para zgjedhjeve. Ti arsyet tuaja te ndershme duhet ti para shtriga para gjykatës që të ka akuzuar. Meqe i paske per zemer votuesit, pyetini nëse Ju kanë dhuruar ndonjë vilë ndonjërit. Një zagar hajdut si ty Nuk mund të krahasohet me mbretin e Frances.
K ! Me fjalen i korruptuar,me kujtove nje barsalet Gjerman per korrupsionin .-Thon se edhe Zoti e kishte pik te dobet Merkelin,dhe vendosi ti plotesoj deshiren,kur Merkel te vdes ta marr me vete per te zgjedhur se ku don te shkoj,ne Parajs apo ne ferr ? E mori Zoti per dore Merkel dhe filloi ta shetis ne parajs me kopshtet mahnitese,qetsi,dhe muzik klasike ! vazhduan rrugen dhe shkuan per te par ferrin . Atje ishin koleget e punes qe kishin nderruar jet,dhe po festonin me Uski,birra dhe Shampanj ! I pelqeu Merkelit dhe i thot Zotit se e vendosi : kur te nderroj jet me dergo ne ferr . Nje dit Merkel nderron Jet dhe Zoti e dergoi ne ferr sipas amanetit qe kishte len . Me mberritjen ne ferr Merkel shikon te kunderten e asaj qe i kish treguar Zoti,errsir,pisllek,krime....dhe Merkel i drejtohet Zotit : Zoti im i dashur,kjo nuk esht ajo qe me tregove para disa vitesh !!! Bija ime i thot Zoti,kjo esht ajo qe tregova,por at`her ishim ne prag fushate,leku dhe qefi vuuuu,kurse tani kan mbaruar votimet.
Leni sunitin po ky e ka per: Edi Ramazonin…. Lol
O Dekari, ketu eshte ADN'ja e Graqirve magjype nga Afrika dhe Kaukazi, nga keni ardhur ju. HLA alleles have been determined in individuals from the Republic of Macedonia by DNA typing and sequencing. HLA-A, -B, -DR, -DQ allele frequencies and extended haplotypes have been for the first time determined and the results compared to those of other Mediterraneans, particularly with their neighbouring Greeks. Genetic distances, neighbor-joining dendrograms and correspondence analysis have been performed. The following conclusions have been reached: 1) Macedonians belong to the "older" Mediterranean substratum, like Iberians (including Basques), North Africans, Italians, French, Cretans, Jews, Lebanese, Turks (Anatolians), Armenians and Iranians, 2) Macedonians are not related with geographically close Greeks, who do not belong to the "older" Mediterranenan substratum, 3) Greeks are found to have a substantial relatedness to sub-Saharan (Ethiopian) people, which separate them from other Mediterranean groups. Both Greeks and Ethiopians share quasi-specific DRB1 alleles, such as *0305, *0307, *0411, *0413, *0416, *0417, *0420, *1110, *1112, *1304 and *1310. Genetic distances are closer between Greeks and Ethiopian/sub-Saharan groups than to any other Mediterranean group and finally Greeks cluster with Ethiopians/sub-Saharans in both neighbour joining dendrograms and correspondence analyses. The time period when these relationships might have occurred was ancient but uncertain and might be related to the displacement of Egyptian-Ethiopian people living in pharaonic Egypt. https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/11260506/
Pirdh pirdh se lirohesh o Ben Ahmetaj! O trego shokët e bashkëvjedhjes, ose qepe dhe rri në arrati!
Të ketë filluar gjë punë atje ku është ky Beni? Apo do lypë te GoFundMe hahahaha
Letra nuk thotë asgjë më shumë se fakti deri ku arrin një i vetëquajtur intelektual, i kthyer në një hajdut ordiner. Nisur nga kjo, duke pasur në konsideratë thënien e shokut Edi, që "ne duhet të udhëheqin me forcën e shëmbullit dhe jo me shëmbullin e forcës", mua, këtu majë divanit, nuk më mbetet gjë tjetër, veç ti futë një koqe pordhe dhe të rrotullohem në anën tjetër për t'i futur një gjumë për shtatë palë qejfe.
"FRATELO" ARBEN KETO JAN HARTIME QE NUK MALLENGJEJNE KEND PERVEÇSE TY DHE FAMILJEN. JE I PABESUSHM NE ATO QE SHKRU SEPSE SHKRUN NGA ARRATIA. ARBEN UNE QE NJOH RRENJ E DHEMBALLE PO TE THEM SE MASHTRIMIN DHE HAJNIN TI I KE VESE TE PASHRUSHME. E KE TE PERSERITUR ABUZIMIN ME DETYREN ZYRTARE DHE KORRUPSIONIN. E NISE ME TE FAMSHEN KOMPani HERMES ETJ. ETJ. ACSRA KORRUPTIVE E SHERBINE QE I BERE BIXHOZXHIUT FATOS NANOS, DHE PO E PERFUNDON ME KET LOJEN E TURPSHNE TE RILINDASVE RAMA VELIAJ SHPK . MOS SHKRUJ JOT LETRA VOTUESVE SE TI SKE VOTUS BIO JANE TE KLONUM, TE BLERE E VOTEVJEDHUN PRANO TE VETERZOHESH DHE VULOSE PA NDER KETE HAJNI SE VESET E TUA JANE TE PASHERUSHME. TE FALA NGA TOS NENA
Ti ke 30 vite qe ke ngrene jo nje luge por kazane me corbe te prishur dhe fillove t’i vjellesh tani ! Si shpjegohet qe nga cdo pusete qe i hiqet kapaku del era e pislleqeve te tua ???? Se je superhajdut dhe karakter i ndyre ne cdo kuptim. S’ka lume qe te lan ty e jo me hartimet burracake te tua!
Kthehu Tiger…dhe trego dhembet.
Fol me emra dhe mos u lodh kot se ashtu i kerkon mushka drut perndryshe faji të ngelet ty.
Nga tiger ky Ametaj, u kthye në mi Ametaj. Dje tha dale kure të ket drejtesise reale, sot thote se ka ikur për arsye familjare. Cilit Amet ti besojme? ati mbrëme, a po keti sot në mjes? Me ikjen e ti tregone çarte që ështe fajtor, dhe ështe një hajdut ordiner. Por të pakten ka një metite ikja e ti se pse nga tiger u kthye në mi.
Po te shkosh ne nje burg cfaredo dhe t'i pyesesh te gjithe te burgosurit, pse jini denuar?- te gjithe do thone: jemi te pafajshem...
Na thuaj ku gjen leket qe ben jete me te mire se nje njeri qe merr po ate rroge qe merr ti dhe atehere po te degjojme e lexojme me tej.
Aaaaa Lani këta mbahen nga gratë e tyre me letra. Të gjithë pushtetarët i kanë gratë biznesmene dhe të gjitha pushtetaret i kanë burrat biznesmenë. Vetë janë të pastër. Me letra kuptohet
Uroj te jesh i paster dhe te kurajoj,qe ike dhe nuk u bere ushqim per gjithe llojet e tufave te qenve,qe shqyejne gjithcka ne kete hale aziatike injorante dhe kanibaleske.Qe andej,pa keto lehje dhe kafshime,mund ti ndjekesh qete dhe mire,akuzat.
Ketyre politikaneve nga 1991 deri sot do ju shkerdhyr 10 breza per ate qe i bene vendit Por faji eshte i joni qe i leme te kakarisim Ne jemi akoma ne gjum nga genjeshtrat demokratike Ky sistem eshte me kriminali qe ka shqiperia
Bravo Arben, duhet te vazhdosh te renditesh te verteten tende dhe nese e verteta jote eshte e Verteta, ke te drejte te shpetosh nderin tend, te njerezve te tu dhe pse jo te partise socialiste shqiptare per te cilen ndjej vec urrejtje. Bravo!
E drejta vonon, por nje dite del ne drite, si per mire ashtu edhe per keq. Duhet shume durim per kete. Shendeti eshte kryesori.
Stephan Svajg do shkruante romanin : Hajduti modern .E Ahmetaj Ahmetaj , se mesuat qe jetojme ne shekullin 21
As me plasi ku eshte e per cfar akuzohet. Ajo qe duket qarte eshte qe spak dhe qeveri jan bashke . Te gjithe figurave me probleme qe komprementojne km u jepet shteg i sigurte jashte shqiperise dhe pasi jan siguruar qe kaloi shendoshe e mire behet publik fletearresti Spak eshte kthyer ne skap Keta zotrij marrin nga 8 mij euro ne muaj per te shpetuar te korruptuar sepse ndryshe do silleshin si prokuroria italiane qe i than berluskonit ma jep pasaporten sepse je ne hetim.
VETEM ZOTI E DI ! Po coje fjalin deri ne fund : Vetem zoti e di ..... sa kam vjedhur !!! Po per nje fakt te jap te drejt : Keta te Spakut te duket sikur nuk jan bazuar ne dokumenta,por tek bingo e Ardit Gjebreas,kujt ti bie numri fitues (humbes) ?! Sa per te vjedh,te gjith pushtetaret e rjepen ket Popull,dhe sic e thua edhe vet ne letren qe ke shkruar,perse jo Nano i pari por Ahmetaj !!!
oh Tigri me zemer lepuri....qe ke mbaru filoqylin ...por as nje hartim letersie normal nuk mundesh te kollundrises.. shume vape ne Tirane keshtu qe skam as nerva te shkruaj gjate por vetem fakti qe ke shkruar nje carcaf pa lidhje pa kokene pa kembe.....e tregon qe lepuri te ka hyre aq shume bark sa sdi as te lidhesh dy fjale. Kokrra e hajdutit ishe , je e do mbetesh ti konviktori me sandalle kallcuku I ngjitur deri ne nivelet me ta larta te shtetit, identikishit si ai skrapardhia Meta qe vinte neper zyra ne fillim me patallona teritali me vije ne mes dhe sandalle pa corape... nje prerje jeni, dhe kjo prerje e ka emrin hajdute ordinere qe vini nga hici dhe kur hypni ne maje te piramides ju duket vetka tigra apo luane ...por sigurisht prej letre qe nuk trembnindot as laraskat....kellira!
Ben Bq, vodhet bashke, por mesa duket burgund do e besh vetemm
po nuk shpeton dot, kollaj krijove pasuri marramendese si rrogetar administrate, ato lejet si kulla qe firmosje ne financa, si po ndertohen tani, leket e kujt jane, ke vjedhur buxhetin mbi 500 mln euro (nga donacionet huaja dhe taksat e qytetareve). Ku eshte Denaj dhe Brahimaj se bashku me ty, per kontroll financiar te kullat qe lali Eri ka firmosur apo KKRT-ja, ku Rama e di mire. Tani Rama te arrestoje ty Tiger dhe Gjiknurin, ku ministrat femer te dridhen mire kur te firmosin dokumentat, nuk kam me vjedhje dhe abuzim ne kurriz te qytetareve. PD ta harroje te vij ne pushtet, jane te paafte, Saliu me shoket jane superhajdute, ndersa ti Rama do pushtet, kontrollo administraten se e keni mizerje dhe hajduter (te ngresh duart) edhe se ke krijuar aplikacione online.
Vari karin! Ti gjete shesh dhe bere cdeshe. Si ka mundesi qe ti ke bere gjithe keto detyra dhe ske bere asgje per gjuhen qe ke studiuar. Ti paske mangesi edhe ketu, por nga ana tjeter askush nuk e ka pasur problem kete sepse te kane dashur per ato lojrat qe ti i ke luajtur ne cdo qeveri. Bej ate qe di te besh edhe tani, por mua sme del e keqja me popullin tim qe jeton mbi mit dhe kurr nuk i shkon mendja te pastrohet
Plehre.Po qe se ke kellqe merre edhe Ramen me vete hajde perballu me drejtesine meqe pretendon se je i pafajshem coje deri ne gjykatat nderkombetare po mos u tall me shqiptaret me letra dashurie.Shqiptaret nuk kane grate apo dashnoret e tua
Te vinte kea kur e shihje si zar kur kaloi kufirin me greqine!!! I gjori,, beri pasuri, por le ta haje tani, po ka fuqi
Te vinte kea kur e shihje si zar kur kaloi kufirin me greqine!!! I gjori,, beri pasuri, por le ta haje tani, po ka fuqi
Votuesit e Ahmetajt kudo neper ato qytete ku ai ka qene, si ndihen sot, jam shume kureshtar, si iu dalin perpara femijeve te tyre?? Iu ka bere shurren votes se tyre, i ka permjere surratit! Ahmetaj dhe soji i Ripjelljes, kesaj fare te keqe qe zuri per fyti shqiperine ne 2013 do i kete pasojat afatgjata. Sajmir Qorri-Ish minister Vangjush Dako- Ish k/Bashkie Lefter Koka- ish minister Alqi Bllako -ish deputet Lefter Alla -ish k/bashkie Fatos Tushe-ish k/bashkie Arben Ahmetaj-zv.krye Minister Lista eshte e gjate shume...dhe ne krye te kesaj bande eshte koka e Meduzes, nipi i Spiro Kolekes !
Akoma s'kini kuptuar, se populli shqiptare, eshte perballe nje tufe ujqrish, qe dine vetem te shqyejne gjithcka, qe na ka mbetur. Cperfaqson Ahmetaj, ne raport me kete zhurme te madhe kunder korrupsjoni shteterore? Te gjithe ne kor si Majtas e Djathtas, me fjalime bombarduese jane hedhur ne sulm vdekje prure jo vetem per Ahmetaj por kunder kujtdo qe abuzon me fondet publike. Opozita mburret, se ajo eshte e vetmja, qe ka denoncuar e kembngul qe ky afere korruptiv te ndeshkohet rende.Flasin deputetet e Non Grates, flet vet Saliu, flasin hajdutet qe per 32 vjete e kane shqyer kete popull. Dhelpra Ahmetaj i ka gostisur te gjithe duke u dhene koncesjone e PPP edhe te Djathtve, qe kane trefishuar pasurite e tyre me pelqimin e Rames. Perse duhet denuar Dhelpra e jo perfituesit? Ahmetaj kur thot se, te verteten e di Zoti, kuptohet se do tju lere bishtin ne dore, jo vetem popullit, por dhe Drejtesise e politikes.
Tani që të ka vajtur b…. në gardh, qenkan të dashur … njerëzit. E vërtera u duhet njerëzve tani, se ata po të gjykojnë, kur të vijë koha e Zotit, e di ai sesi të gjykon pastaj. Tani të ra në mendje për Zotin ty?
Rilindasit qe kur u bene katolike, ja lene Zotit korrupsionin.
kjo jete eshte me nate dhe dite, kur eshte diell kane frike se i djeg dhe kur vjen nata gumezhojne mushkonjat dhe pickojne keshtu dhe puna e ahmetaj, une nuk e njoh por e respektoj,une jam shqiptar ne arrati emigrand me dha shteti ku jetoj ato qe nuk me dha shteti ku jetova 50 vjet dhe ika per arsye shendetsore.
Kolegji gjyqesor ia DHA vendimin-eshte fajtore,i korrupruari kazanesh,mut,koqe Tiger kafazi.Por sa vjet e denuat nuk morrem vesh gje.E rendesishme eshte qe nuk Ka nevoje per hetim te thelluar nga ASPAK dhe denim gjukate. Hall i madh do jete ...po' doli i pafajeshme per keto akuza qe ngrihet.Se pervoja Ka treguar qe nderrohet Edhe akuza,vetem e vetem te mbajte ne Burg,si Saimir Tahirin dhe ASPAK te thote se jam reformuar(per se prapi) dhe kam denuar Edhe nje zv kryeminister.
shteti qe ju shkruani kunder apo pro eshte shteti me i korruptuar ne bote, shanin enverin qe ti zinin vendin ne jetonim ne evrope dhe ikem se nuk ka patur drejtesi dhe ishim jemi vendi i fundit ne bote.
O Ben Pordha, shijoje Milionat se eshte Shqiperi. Kemi Sistem Drejtesie te Kalbur, ka dy Vjet qe Qarkullon Lajmi se Tigri do Arrestohet, Pushteti dhe Financat qe ti ke, i beri akuzat Qesharake ne krahasim me te Verteten. Problemi jot eshte se hyri Godina e Rruges se Elbasanit ne Loje, sa per Spak, i shkerdheje Ropet ti. Merr edhe Tikun, merrni ca Kurva dhe Shetisni Boten ku jan vendet me te bukura.. Ripjelljes i ka marre Muti Shalet prej Korrupsionit, se e ka pushtetin e sigurte, nuk voton Njeri Dyshen Mafioze Berisha-Metà, se ata nuk jan vetem te Korruptuar, por edhe te Vrasin.
Ska pike rendesie nese ky tipi eshte hajdut apo jo (personalishte besoj qe ky eshte hajduti me i madh qe qeverite tona kane prodhuar, pas Ahmet Zogut). Turp i madh per qeverine dhe Edi Ramen qe ish zv. KM e tij, dmth ky Ylli i shnderitshem i tij dhe PS, ky ish ministri „gojebrisk“, ky qe thote dhe vete se na paska qene dore e tij nga turizmi, rindertimi tek vaksinat, ky deputeti i disa legjistaturave dhe i mijera ligjeve te miratuara dhe nga dora e tij, na i arratiset Shqiperise, Edit dhe Partise (se Edi e di veten me te madh nga PS) se nuk perballet dot me te verteten! Sot Edi Rama ka rene moralishte, pavarsishte se mund te mos kete asnje lidhje me vjedhjet e Ben Ahmetajt gjate gjithe viteve te qeverise. Turp! Sigurishte per ata qe njohin turpin.
Po kur thote Ahmetaj kam punuar per dixhitalizimin e kadastres. Maskara ti dhe Lame e keni shkaterruar me gjithe drejtoret qe ishin, duke firmosur per favoret qe merrnin mijera euro nga sekseret, se Bici i hoqi te gjitha. Sot te gjithe drejtoret e ish kadastres (koha e Lames) jane te pasur me shtepia te shtrenjta dhe makina luksi ne Tirane, nderkohe sot po perpiqen te gjejne perseri vende pune neper ministri apo bashkia e Veliaj. Nje drejtore ka hyre ne pozicion te larte te Financat, edhe ne media eshte kapur me afere korruptive kur ishte ne kadaster.
Po kur e di veten kaq te ndershem paraqitu para prokuroris dhe mbroje veten edhe FATOS NANO qe ti e do kaq shume nuk u largua por beri kater vjet burg dhe fitoi te drejten dhe kur ne kohen e sales qe flije ne dyshek me kashte kurse sote vetem nocja te mungon dhe ate ta sjellin po e deshe.Prandaj mos shkruaj letra si tosi ai shkruante per modernizimin e ps kurse ti vetem justifikine te gjithe perfituam nga nje shtepi nga sistemi por nuk u beme te pasur si ti dhe zonjat e tua qe blejne vila dhe sekretaret e tua i fshejne neper aspiratore.Po ke bythe dile dhe mbrohu po te jesh kaq i ndershem sic thua ti nuk behesh kaq i pasur mos u merzite si ty ka shume politikane te pasur po te kete shtet tja u vere koqet ne bige si bete keto pasuri kush e di ku do ishim por ju mbroni njeri tjetrin,prandaj bene behu burre se burgu per burrat eshte dhe tregoju shqiptarve sa i ndershem je.
Hajt mor spurdhak, ku di ti se cjan socialistet, pa le ti ndjesh dhe ti quash "socialistet e mi " e vetmja harritje e jotja eshte se di ti fshehesh ato qe vjedh.Mos guxo me te flasesh ne emer te tyre.U ke shume borzhe socialisteve ti dhe ata qe te afruan ty ne qeverisje.Pjelle bastard.
Tigri eshte bere lepur. I dridhet mendimi, dora dhe gjithe fjala. Shume gabime trashanike ne drejtshkrim, ne letren e hapur te tij per popullin dhe politiken, per shoqerine. Mungese respekti i theksuar dhe te vjen te ndot te shikosh dhe lexosh skeçin politik aktual. Si mundet me qene zv. kryeminister, minister apo njeri pushtetar, nje njeri si ky qe s'di as te shkruaj? Pastaj e mbaron me armen e tij te forte, anglishten: to be continued. Legen , do ishte mire te mos e shkruaje kete paçavure, por te qendroje dhe mbroje veten. Keshtu dukesh si mafioz, si sharlatan, si shkerrdhate. Ti duhej ta mbroje veten se ti gjithmone je artikuluar si hajdut, si shperdorues i postit shteteror nga shume djathtas e pak majtas. Ti duhej te mbroje veten per te gjitha ato qe shkruan, edhe pasi u shpalle heretik. Por ti ike, dhe nuk le asnje shteg moral per te mbrojtur moralin e letres, tendin dhe te familjes tende. Ti je ku e ku me fajtor se Saimir Tahiri. Ai te pakten u mbrojt dhe u perplas me duart dhe shalet e gjata te politikes dhe gjyqesorit politik. Ti ike. Lepur dhe mekatar. Shume fajtor qe ke ikur dhe fajtor per mekatet qe mban ne kurriz.
Fatekeqesia me e madhe per cdo korrupsion bie mbi kurrizin e te gjithe Qytetareve te thjeshte dhe te pafajshem qe presin nga keto Politikane ( qe ju dalin hordhite per Korrupsion ! ) qe sapo ju thuret laku ne fyte ! ikin ja mbathin dhe pastaj mbajne Referate qe jam i pafajshem...dhe bla bla bla .. Vetem e vetem per tu justifikuar ndaj Qytetareve qe ju kane dhene besimin dhe votat.. Te mjeret Qytetare Nena Baballare Femije dhe shume te tjere te rinje , qe vuajne keto pasoja ne kurriz te tyre .
Fatekeqesia me e madhe per cdo korrupsion bie mbi kurrizin e te gjithe Qytetareve te thjeshte dhe te pafajshem qe presin nga keto Politikane ( qe ju dalin hordhite per Korrupsion ! ) qe sapo ju thuret laku ne fyte ! ikin ja mbathin dhe pastaj mbajne Referate qe jam i pafajshem...dhe bla bla bla .. Vetem e vetem per tu justifikuar ndaj Qytetareve qe ju kane dhene besimin dhe votat.. Te mjeret Qytetare Nena Baballare Femije dhe shume te tjere te rinje , qe vuajne keto pasoja ne kurriz te tyre .
Cfare eshte ky ?! Femer nga te Dubait?! Ato shkruajne keshtu ne fb...
Si nje lexues i rregullt i temes dhe qe dhpesh le komente , me pak intuite marr vesh se gjithmone idete ose mendimet e mbretit i shprehin komentet qe vijne nga emra djemsh dhe vajzash ( kreshniku, albana , mirela) gjithe PR “ rinor” i Mbretit dhe ja ben mu qe kur s’te don mbreti puna eshte e kopsitur…. Gjithe armiqte e popullit i ka zbuluar Partia ( une dmth) thoshte xhaxhi dikur dhe jo sigurimi i shtetit …. Xhaxhi ja qene shkolle me vete prandaj shkoi 45 vjet … kete vije ndoqi Sala po ate ruge edhe i gjati…. Nano ishte intelektuali dhe demokrati i mirefillte qe vleresonte … dijen
Dakord, vetem se qe pijanec, bixhozçi dhe ia punonin kurvat.
Nuk je thjesht shembelltyra dhe embelema e korrupsionit. Te tjere mund te kene abuzuar me shifra me te medhaja se ty por ti per nga pushteti qe zoteroje, korrupsioni i paprincipte qe te lejonte pushteti qe kishe, morali yt qe publiku perceptonte, dhe arroganca provinciale jote 30 vjecare te japin nje vend nderi ne Panteonin ( me falni ) e ndyresise!
Tobe tobe....
Nga komentet, pas letres te Arbenit,gjyqi popullor u be.Ai doli i fajshem dhe duhet te shkoj ne burg.Cmenduria e turmave eshte e jashtezakonshme.Te gjithe pas anonimatit,(pa shkruar emrin e vertete) e kane vendosur.Me te tilla akuza se ke bere vile,ke fletur ne hotel te paguar nga X a Y e te tjera mund te akuzohet kushdo,(jo vetem pushtetar por edhe ndonje punonjes i rendomte administrate).E gjitha kjo eshte populizem,per te mbushur mendjen e njerezve,"qe po bejme drejtesi".Kaq te veshtira te jene hetimet,sa te kalojne vite e ne fund nuk provohet asgje e i denojme per shperdorim detyre.Drejtesia kerkon te denoj fajtore e jo ata qe mendohet nga politika se jane te tille.Ne kete vend,me keta prokurore,me kete gjyqesor dhe keta politikane nuk i hyn gjemb ne kembe njeriu.Shqiperia u renua e gjitha ne keto 32-vite,populli me shume endet rrugeve te botes pa shprese per te arthme.Kemi marre drejtim per ndihme nga ZOTI.E keqja eshte se AI,(Zoti)na ka lene pas liste si Lipe Shtogun.
Te gjitha keto justifikime thuhen para gjykatesve dhe ato historirat me suksese nuk i mohon njeri. Po te jesh burre ballafaqoju dhe nxir fakte, po mos u fsheh si kur vat mbrapa samaforeve.Kush po te mban me te ngrene e me te pire andej nga je apo rroga e Rilindjes?! Edhe Nano akoma me rrogen e tij dhe te Joanes ( qe ska punuar kurre)po jeton ne mes te Vienes.
Kur te nxieresh zotin deshmitar athere mer pafajsin , kokrra hajdutit e mashtrusit pler.
Ik Ben mos e zgjat shume se ke vjedhur sa i ke luajtur zotin. Do vuash se nuk ben, nga hundet do te dalin ore hajdut, palaco, imoral. Deshe edhe nuse te re. Le gruan kot pwr qef, se kur je me pare shume qefi te mungon, ore imoral.
Arben Ahmeti dhe te gjithe ata qe kane vjedhur te arrestuar alo te paarrestuar ne te majte e ne te djathte jane pjelle e sistemit Ky lloj sistemi nuk pranon hajdute ordiner te dyqaneve apo te shtepive te cilet i denon qe te varferit te friksohen qe te mos kene kurajon te vjedhin shtepite e politikaneve te gjyqtareve te prokuroreve te sipermarresve te medhej .Sistemi qe kemi ngritur pranon si veprimtari ligjore korrupsionin vjedhjen e shtetit nga shtetaret me vulat e shtetit dhe me bekimin e truppe gjyqesore .Prandaj keto lloj vjedhjesh jane normale ne kete sistem dhe qytetaret duhet ti shikojne pushtetaret qe vjedhin si njerezit me te zot te vendit .Jane keta qe qahen pse po ikin Shqiptaret jo se i dhimset Shqiperia por sepse po i largohen sklleverit dhe me pas nuk do te kene se cfar te vjedhin .
Wow! Po ky qenka per tu dekoruar. Hajde hajdar, shko ne shqiperi dhe tregoji keto perralla para SPAK, sic ke deklaruar. Dorezo vjedhjet e bera, shko ne burg, e po ta mbajti denonco te gjatin si bashkepuntor.
E mbaj mend qe ne fakultet te anglishtes, ky student imoral, i pacipe dhe me nje kompleks vesesh te nevertishme. U cudita kur mora vesh se ishte bere minister finance. A nuk u behet pak analize e investigime te karakterit te ketyre njerezve para se te punosehen e promovohen ne detyra te tilla.
Po ky qenka qelibar more. Hajde more djale ne SPAK se e ke te sigurte fitoren me kete tregim qe na argetove. Nese i ke te kopsitura gjerat perballu me SPAK dhe pastaj ka Apel, Gjykate Kushtetuese e me pas Gjykate Nderkombetare nese je kaq qelibar sa pretendon. Eja djale eja, mos e rendo poziten tende se me vone do te jete me keq per ty.