Spartak Ngjela: Besoj se Ahmetaj do kthehet vetë! Ai është jurist, mbrojtja s’bëhet në mungesë

13 Korrik 2023, 20:11Politika TEMA

Spartak Ngjela: Besoj se Ahmetaj do kthehet vetë! Ai është

Avokati i njohur Spartak Ngjela beson se Arben Ahmetaj do të kthehet vetë në Shqipëri, për t’u ballafaquar me akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij.

Ngjela tha se Ahmetaj është jurist, ndaj e kupton shumë mirë se ballafaqimi dhe mbrojtja e tij përballë drejtësisë nuk mund të bëhet “në mungesë” të tij.

Sipas Ngjelës, kthimi i Ahmetajt mund të ketë qenë arsyeja pse socialistët kanë kërkuar që heqja e imunitetit të tij të shtyhet për të hënën, me shpresën se ai do të kthehet vetë.

“Kam përshtypjen që do të kthehet ai. Domethënë, socialistët dhe Rama ka dashur kohë që të kthehet Ahmetaj. 

Pse e donin me çdo kusht të hënën? Si e premtja, si e hëna për socialistët është e njëjta gjë. Mos ndoshta po prisnin që të kthehet Ahmetaj? Nuk e di, duhet të presin ta shikojmë.

Ai sipas të dhënave të mija është në Kanada. Nuk ka marrëveshje ekstradimi me Kanadanë. Ky mund të dënohet edhe 7-8 vjet. Por nuk ka rëndësi sa do dënohet, rëndësi ka si do të bëhet mbrojtja. 

Nëse nuk je prezent në gjykatë, nuk ke mbrojtje të fortë. E ka të detyrueshme për fatin e tij të jetë në gjykatë. Nuk mund të jetë në mungesë. Ai vetë është jurist, si mund të rrijë jashtë? Është një pikëpyetje e madhe”, tha Ngjela në emisionin “Frontline”.

12 Komente

  1. P
    Pordhe me rigone....

    Hahahaha,foli loqka...... gezuar ramazonin

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Beson keq,z.avokat. NUk i ke njohur akoma bashkëatdhetarët e tu që janë hajdutë të degjeneruar,dhe langaraqë pa asnjë dinjitet dhe ja mbathin si hajdutët e kotecëve kur pulat fillojnë dhe kakarisin.Shih degjeneratën K-prokuror,guvernatorin robqirë,zv-kministrin robqirë. Më keq se kaq nuk ka.Hani hurdha dhe bëni gajret,se jeni viktima të se keqes. Kujdes shëndetin se shteti ka vdekur.

      Përgjigjjuni
    2. I
      Imperial

      Arben Ahmetaj nuk eshte jurist . Universitetin e ka bere per Anglisht , dmth eshte perkthyes .

      Përgjigjjuni
      1. t
        tahiri

        Ik o Tak loqja, avokat qe ske mbrojtur nje ceshtje ne gjykate. Kush eshte jurist A. Ahmetaj ? Ik luaj domino se je qesharak.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          O Taku, me vjen keq por je bere llafazan i bezdisur dhe vetem brockulla flet. Ahmetaj ka studiuar per gjuhen angleze dhe mbas 90 -tes ka studjuar per shkencen e pasurimit me cdo kusht e menyre, por vetem te ligjeshme jo. Sepse eshte si pjesa me e madhe e shoqerise sone fshatresk dhe matrapaz ne te sjellur e ne te menduar. I ka ecur gjithe keto vite dhe tani i erdhi koha te ngece.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Niku

            Ahmetaj jurist? Se ka marre diplome juridiku s'e ben kjo jurist. Mesues eshte dhe aq. Se nga e gjeti Edi qe i vari melcite ne qafe, ec e gjeje. Iku se eshte frikacak, dhe e di qe ka per ta ngrene si Saje Qorri.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Avokati vazhdon me çudirat

              Ça juristi është Ahmetaj? Ai ka mbaruar për anglisht dhe më pas ka bërë jashtë shtetit një master për ekonomi e diplomaci.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Ben

                Tigri jurist ?!

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lulu

                  Jurist anglishteje hahahhahah

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pol Lici

                    Hajde shtet rrumpalle, hajde! Njerez pa integritet vendosen ne pozita kyce! - Drejtori i thesarit te bankes qendrore vjedh banken! - Zv. Kryeministri fshihet si cub ferrave! Cfare cudie tjeter do degjojme? Ish ministri i brendshem, Tahiri, na del burre i mire tani. Te pakten nuk u fsheh shkurreve kanadeze.

                    Përgjigjjuni
                    1. g
                      gerrrko gjakdhjere por hajdut krenar

                      Avokat, kjo ahmetaj rrace jane gjakdhjere gerrrrko arab mbetje jevgo turko osamane qe na ka ngleur ne trungun ton arberor .....

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        SPAK

                        Avukat! Po na habit me brockullat qe leshon! Hap rrugen se u bere si Saliu edhe ti!

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje