PS pranon kërkesën e PD! Nesër seancë e posaçme për Arben Ahmetajn në orën 10:00

13 Korrik 2023, 14:14Politika TEMA

PS pranon kërkesën e PD! Nesër seancë e posaçme

Ditën e nesërme do të mbahet një seancë e posaçme në Kuvend në orën 10:00 për çështjen Ahmetaj.

Edhe pse ishte parashikuar për ditën e hënë PS pranoi kërkesën e opozitës dhe seanca e posaçme do të zhvillohet nesër.

Kërkesa e SPAK për të zhveshur nga mandati dhe imuniteti Arban Ahmetajn me qëllim arrestimi, dominoi seancën e sotme plenare në Parlament duke prodhuar debate të forta.

Gazment Bardhi, kreu grupit parlamentar të PD ngulmoi se në këtë seancë duhet diskutuar e votuar pa asnjë vonesë kërkesa e SPAK.

3 Komente

  1. S
    SADIU

    Gazment Bardhi, kreu grupit parlamentar të PD ngulmoi se duhet diskutuar e votuar pa asnjë vonesë kërkesa e SPAK për Arbenin, se nuk do që të vonohet seanca parlamentare për të, për vrasjen e Xhuvanit në Elbasan nga fugonët e bardh të komanduar nga ai.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Agron

      Po shkuat me mendjen e opozites ju merr lumi.kujtoni kur ju ishit ne opozite nuk ju vershellente njeri nuk ju linin as te flisni jo me te kerkonit te drejte

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noci

        Neser hajdute me te njohur te parlamentit do bejne namin me fjalime dhe hartime per nje pune qe duhet te zgjasi vetem 3 minuta se aq duhet te zgjaste votimi por jane disa qe vdesin per nje çike dukje para publikut si i ndershem

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje