Opozita afrohet në Foltore dhe nuk lë Lavdrim Krashin të flasë! Rrethohen nga garda

13 Korrik 2023, 13:43Politika TEMA

Opozita afrohet në Foltore dhe nuk lë Lavdrim Krashin të

Deputetët e opozitës vijojnë me bllokimin e seancës në parlament. Ata nuk kanë lënë deputetin e PS, Lavdrim Krashin. U afrua edhe garda. 

Deputeti socialist, Toni Gogu ka reaguar ashpër ndaj akuzave të opozitës. Ai thotë se qëllimi i opozitës është të prishë procesin sepse e dinë se çfarë vjen më pas.

“Tani ka vetëm një arsye për këtë skenë të pahijshme dhe arsyeja është zgjedhjet. Ky zotëria që sot po bërtet (Bardhi) me shumë të drejtë kur ishte kryetar i statueve dhe mandatit të PD e mori dhe e lexoi siç donte vetë. Sot i thotë kryetares së kuvendit si zbaton rregulloren. Këta duan të prishin procesin se e dinë se çfarë po vjen nga pas. Ajo rregullore i jep deputetëve dy javë kohë, sepse  nesër do të vijë kërkesa për ty Bardhi dhe ti do proces të rregullt ligjor. Do vij për padrinon politik. Sepse ai zbatonte urdhrat e prokurorit të përgjithshëm kur ishte në detyrë. Këta sot kanë standard të dyfishtë që i bën me turp, më 6 mars këta thanë se që ishin zgjedhjet e drejta sepse fituan një bashki, ndërkohë më 14 maj këta thonë që procesi është i blerë nga ky dhe ai shkojnë nëpër dynja dhe gjejnë blerës votash. Ndërkohë e gjithë Rrogozhina flet sot që e mban e-Albania me qira dhe merret me ne që sapo kemi futur këmbët në parlament i bën bashkë. Lëreni ligjin të jetë i barabartë dhe mos shkelni rregulloren e kuvendin.”- thotë Gogu.

4 Komente

  1. N
    Noci

    Keta nuk kane hallin e arrestimit te Ahmetajt por duan t'a kthejme parlamentin ne shesh per te çfryre secili perroin e vet psiqik.Nuk eshte hera e pare qe e bejne se kane arritur te gjithe fundin dhe kujtojnë se do fitojne me nje seancë por populli nuk harron dhe nuk genjehet me

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Ziguri.Guri I Zi

      Imagjinoni o njerez po te jene ne pushtet keto se cfare bejne me opoziten ose me qeverisjen e vendit

      Përgjigjjuni
      1. L
        Latif Dreqi

        Sa turp. Pune shqiptaresh, gjelle per qente.

        Përgjigjjuni
        1. r
          rrofte Lexhenda

          Eh latiiiifffff ! Behu Engjell.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje