FAKSIMILE: Bie aludimi se pagoi Zoto, Damian Gjiknuri udhëtim e fjetje të paguara nga ministria

13 Korrik 2023, 12:22Politika TEMA

FAKSIMILE: Bie aludimi se pagoi Zoto, Damian Gjiknuri udhëtim e fjetje

Dosja e paraqitur në Kuvend nga SPAK përmes të cilës kërkon autorizimin për të arrestuar ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj përmbante disa të dhëna ku dyshohej se biznesmeni Klodian Zoto kishte paguar në dy episode hotele në emër të ish-ministrit të Industrisë dhe Energjisë Damian Gjiknuri në Vjenë dhe Frankfurt.

“Në emailin e shtetasit Klodian Zoto më datë 12 mars 2014 rezulton se i është dërguar email nga booking.com për prenotimin e tij në Radisson blu sky hotel Vienna ku i konfirmohet rezervimi me nr… në adresë…. me guest name Damian Gjiknuri me periudhën 12.3.2014 deri në 13.3.2014.”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Por si qëndron ky fakt në realitet përtej asaj çka është gjetur në e-mailin e Zotos? Gazeta TemA disponon faturat për rezervimin dhe pagesën e hotelit ku ka qëndruar Gjiknuri në datën 12 Mars. Konkretisht, rezulton se Gjiknuri NUK ka fjetur në Radisson Blu Sky Hotel Vienna sikurse pretendohet nga këqyrja e e-mailit të Zotos.

Dokumentet zyrtare tregojnë se Gjiknuri në datën 12 mars 2014 ka fjetur në Hotel Ambassador me rezervimin me numër TL 34979619, Standard Sigle Room me emrin Mr. Damian Gjiknuri. Rezervimi dhe pagesa e hotelit konfirmohet të jetë kryer nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë titullar i të cilës ishte në atë kohë Gjiknuri.

Sipas urdhërit të shërbimit rezulton se Gjiknuri ndodhej për vizitë pune në Vjenë në kuadër të bisedimeve që qeveria shqiptare po zhvillonte me kompaninë çeke CEZ për rishtetëzimin e kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike. Gjiknuri shoqërohej në këtë udhëtim nga këshilltarja e tij Entela Çipa, pjesë e grupit negociator për çështjen e ÇEZ, ashtu sikurse ishte edhe ministri Ahmetaj po pjesë e grupit negociator nga pala e qeverisë shqiptare. Negociatat zhvilloheshin në Vjenë nën kujdesin e Komunitetit Evropian të Energjisë.

Rasti i dytë cituar në dosjen e SPAK është ai i një fjetjeje të pretenduar në Frankfurt të Gjermanisë në datën 8 Shkurt 2014. “Ekziston dyshimi se shtetasit Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri janë takuar dhe kanë qëndruar bashkë më datë 08.02.2014 në Frankfurt me shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto,” thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Gazeta TemA disponon edhe urdhërin e shërbimit jashtë vendit për rastin e dytë të cituar në dosjen e prokurorisë që përkon me udhëtimin tranzit nga Frankfurti, Shkurtin e vitit 2014. Sipas urdhërit të shërbimit, rezulton se Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë zhvillonte një shërbim në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të merrte pjesë në Sesionin Shkencor që do të zhvillohej në Universitetin e Harvardit. Nisja për këtë shërbim është në datën 8 Shkurt 2014 dhe kthimi në datën 17 Shkurt 2014.

TemA disponon edhe rezervimin nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë të biletës së udhëtimit me itenerarin: Nisje nga Tirana në datën 8 Shkurt, ora 05:50 dhe mbërritje në Romë në orën 07:15; Nisje nga Roma në datën 8 Shkurt, ora 18:40 dhe mbërritje në Frankfurt në orën 20:45; Nisje nga Frankfurti në datën 9 Shkurt në ora 11:20 dhe mbërritje në Boston në orën 13:30.

Urdhëri i shërbimit përcakton qartësisht se “Ministria e Energjisë dhe Industrisë merr përsipër pagesën për mbulimin e të gjitha shpenzimeve të udhëtimit, akomodimit, dietat, siguracionin shëndetësor”.

32 Komente

  1. k
    km

    Mire ,more zoterinj,por kaq cipeplasur dhe te paafte keta prokuroret e ASPAK?A nuk ekziston mundesia e riperyeritjes se personelit prokurori te ketij organi?Jane po' ATA qe ishin me pare Jane te paafte apo njeanshem te poltizuar.Mos valle te kapur per koqesh?

    Përgjigjjuni
    1. N
      Ndini

      Vete ne shkrimin tuaj ju flisni per dt 12-14 Mars nderkohe faksimilet flasin per dt 8-12 shkurt.

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben.

        Ka dhone urdher naltmadhnia, qe tani per tani damiani nuk do e haje. E ha kur vendos naltmadhnia. Sqarim per delenxhinjte e rilindjes. Zoto dhe Mertiri paguanin leke kot ne emer te Damianit, Damiani o bure i mire. Vetem kujdes me komentet se jua lexon partia, dhe kur te dali qe Damiani na paskesh qene bure i keq ,ju iken dhe juve sufllaqet.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Raimond Vlonjati

          Ajo dhoma me emrin e Damianit qe paraqet Damiani, kane fjetur keta te tjeret e Delegacionit, ndersa Daminua ka fjetur atje tek hoteli i Zotos. Por dihet nuk e hedh poshte kauri kaurin, Por qe Tema meqe qenka kaq e "Interesuar" le te dergoje nje email tek hoteli qe pretendon SPAK, me date dhe te shikojme cfre pergjigje do te dergoje Hoteli i Zotos

          Përgjigjjuni
      2. Y
        Ymer Gël Baze interview nga ahurët e Pështanit

        Gjika plot Nur flinte ne dhomë teke. Guru-ja me te shoqen e Gjik-Nurit flinin ne dhomen çift. Zoto paguante vetem dhomen çift. Dhomen tek e paguante Mertiri jo Zoto. Pra Gjika plot Nur ska abuzuar fare....

        Përgjigjjuni
      3. N
        Nul Moka

        Mirëpo në 8 shkurt ka fjetur në Frankfurt..... . Pra SPAK ka të drejtë.

        Përgjigjjuni
        1. a
          arber

          Vrap Tema

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kujtimi

            Turp tju vije. Qe e dini kete popull kaq IDIOT. Gjiknuri moster si Ahmetaj.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lani

              Ç’ne ky të ketë kësi problemesh!!!! Ndershmëria është virtyt i kësaj sëre me ndonjë përjashtim që e mban vetë pastaj përgjegjësinë.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Berti

                MERO PO PUNON JASHTE ORARIT PER TE MBROJTUR HAJDUTET E POPULLIT ME TE VARFER NE EUROPE.KA NJERI NDONJE IDE PSE E BEN ME KAQ ZELL.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Te fala nga baba i ketyre qelbesirave qe shpifin e

                  Cfare ashte prokurori apo organ qenefesh qe shpife

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Taulant

                    Ky Gjiknuri ai qe beri ate vjedhjen 40 milion euro tek unaza e Tiranes. Ky bastard duhet te perfundoj ne giotin me vjedhjet qe i ka bere vendit...

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Damian Damllaja

                      Bashke me Afrim, plehren nga Tepelena

                      Përgjigjjuni
                    2. g
                      goni

                      dmth booking eshte cmendur dhe sistemi i tyre ka gjeneruar nje rezervim per ato data? A ju sjeni ne terezi mor aman ....duket qe skeni perdorur ndonjehere booking.com se i beni rezervimet me telefon andej nga jugu i Shqiperise....

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Ani

                        Tema oburra hahahaha

                        Përgjigjjuni
                        1. b
                          bilbil apo hallil klosi

                          duhet qire gruaja e damina gjiknurit se iris pekmezin e qime

                          Përgjigjjuni
                          1. $
                            $$$

                            Po pse i plasi rrocka Damianit per leket e shtetit, qe nderkohe qe kishte paguar nga llogaria e Ministrise per ne hotel Ambassador, te shkonte te rehatia e Radisson Blue?! Apo Tema e ka ndjekur kemba kembes Damianin dhe e ka vertetuar qe ka vesh pizhamet e gjumit te Ambassador?! Pastaj me kaq ngut Tema?Prokuroria nuk ka paraqitur ende ndonje akuze zyrtare ndaj Gjiknurit?! Proceset gjyqesore nuk ecin me aludime?!

                            Përgjigjjuni
                            1. U
                              Ujku Plak

                              Flm qe me kurseve Kohe, se te njejtin Mendim kam edhe une, do te shtoja qe Prokuroria nqs e ka Seriozishte, merre nje Konfirmim nga Organet Ligje Zbatuese Austriake, dhe te shohim se çfar do vije nga Vjena. E kam then disa here qe Ripjelljes i ka marre Muti Shalet nga Korrupsioni, por kan Favor qe nuk jane si dyshja Mafioze Berisha-Mutaj, qe jane te Korruptuar, por edhe te Vrasin.

                              Përgjigjjuni
                            2. T
                              Taulant

                              Veprimi i pare eshte rezervimi i nje dhome ne hotel qe zakonisht behet online dhe mund ta beje kushdo per ke te doje ai, qofte edhe kot apo per ngaterese. Por veprimi i dyte eshte check in, pra paraqitja e personit tek sporteli i hotelit dhe minimalisht dorezimi i dok te identifikit ku sportelisti i ben edhe nje fotokopje qe e arshivon. SPAK a ka bere hetimet e duhura per te vertetuar se ne cilin hotel ka bere check in Damjani? Se mundet qe hotelin qe ka paguar ministria ky ka bere check in, pastaj ka bere edhe check in tek hoteli tjeter dhe gjysmen e nates ka fjetur me ndonje kurve dhe gjysmen tjeter vetem tek hoteli paguar nga ministria. Ose mundet qe Mirel Martiri i priste kot per ti pasur si mjet presioni per kohe te veshtira, gje qe nese vertetohet do te ishte surprizuese sepse do te tregonte mjeshteri .

                              Përgjigjjuni
                              1. n
                                naivi

                                shume naiv pretendimi. Duhet te shihet ku ka fjetur sepse po ministria paguan dhomen por ceshtja eshte qe nese Zoto i ka bere nje dhome me te mire gati nderkohe. Nuk eshte prove, eshte alibi koti.

                                Përgjigjjuni
                                1. m
                                  muçua I tanes

                                  I lini perjashta gjikkaret me shoke, te hane pak buke edhe pensionistat.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    Real

                                    Damiani hajduti me i kamuflluar dhe me i rezikshmi i ripjelljes,pas krye hajnit qe i ka lejuar keto skema.Pallosha nuk merr vesh nga keto skema financiare por i di te gjitha qe kane ndodhur sepse kjo eshte nje skeme e ideuar nga don Agagjia me ate Fugen.Eshte grup i strukturuar kriminal. U nderrua ministri i finanacave ne ate kohe z Shkelqim Cani se nuk ishte i asaj prerje per keto horra dhe hajduta. Damiani nuk mund te fshihet pas atij justifikimi se nuk kam fjetur ne ate hotel qe eshte paguar nga Zoto e Mertiri. Edhe mund te mos kete fjetur aty,mund te jete rastesi ose ky mund ta kete parashikuar kete moment, por rezervimi nga perfituesi i tenderit njesoj si per Ahmetajn dhe takimi i tyre me kete hadut e zbulon krejt skemen. Ky duket se eshte nder kryesoret e skemes me Engjell Agacian.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. b
                                      beni

                                      Po vec ka nje problem se ju keni ngaterru hotelin, Zoto nuk ka pagujte per Ambasadorin, dhe jo per ne SHBA, por per ne Vjene Austri

                                      Përgjigjjuni
                                      1. d
                                        doni

                                        o mero ,ki pak respekt per veten.......rrecke je bere ,pak dinjitet or burre

                                        Përgjigjjuni
                                        1. R
                                          Rezi

                                          Po mire o tema, ca prove eshte rezervimi i nje hoteli tjeter ndoshta me me pak yje nga ministria? Po sikur ky te mos kete fjetur atje, po ka fjetur ne nje me 5 yje nga keta nipcet e inceneratoreve? Njri version nuk e perjashton tjetrin.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. G
                                            Guruja qe qin Gjiknurin

                                            O Mero or kokerr debili po edhe sikur ti kete paguar shteti ato leke pse nuk ngre pyetjen ti perse duhet te shkojne ne vende luksoze politikaret tane? Apo se ju keput bytha duke vjedh 24 ore

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Tit Vasili

                                              mire se fleti ne hotel , por ky na paska qire edhe Entela Çipan, te bejne te humbi petulla ne dore

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Lali

                                                Nje mundesi mund te jete qe ka pas dashnoren nga mbrapa, se fuste dot tek dhoma e vet. Kshu qe ju rezervua dhoma ne hotel tjeter.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. f
                                                  fatkeqesi e vendit, dobesi e shoqerise

                                                  Tani ja lini sali kermes, birit dobiçit te sheqeres dhe ata qe po i hane mutin saliut dhe lepijne bythen. Spak ka vdekur . PLEPAT E saliut po rriten me keto qe shohim e degjojme, por duhet bere lufte biologjike tani se drejtesi s'ka ne Shqiperi.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. T
                                                    Tepelensi

                                                    I ke dale me gjoks gazeta Tema per te mbrojtur korrupsionin ne qeveri. Bravo te qofte qe po ha me luge floriri. Keshtu e kane sahanlepiresit.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. D
                                                      Drejtesia e munguar

                                                      Askush nuk eshte imun nga korrupsioni ne vendin tone.Prokuroret e SKAP-it (SPAK-ut)duhet qe para se te ngrene akuza duhet ti kene faktuar.Askush nuk mund te gjykohet si ne "diktature" me hamendesime.Sa per llafet e shume komentuesve qe thone shume fjale te pa hishme do ti uroja te ishin ne pozitat e te diskutuarit,Gjiknuri.Mendoj se SPAK-u duhet te jete plotesisht i bindur me prova para se te flase.Shohim shume pusht-etare qe ne fund te gjykimit dalin pa lagur kur zoterojne pasuri maramendese.Si i vune keto pasuri me page shteti?

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje