Elisa Spiropali-Berishës: Nuk na kompleksoni dot në raport me drejtësinë! Hajdutët të shkojnë atje ku e kanë vendin

13 Korrik 2023, 11:00Politika TEMA

Elisa Spiropali-Berishës: Nuk na kompleksoni dot në raport me

Seanca parlamentare e kësaj të premte ka nisur me debate ndërmjet opozitës dhe mazhorancës sa i takon çështje së Arben Ahmetaj. 

Ministrja Elisa Spiropali i është drejtuar deputetëve të PD-së duke theksuar se këta të fundit nuk mund të kompleksojnë raportin e qeverisë me drejtësinë.

Ajo u shpreh se procedurat duhen respektuar dhe në rast se i akuzuari shpallet fajtor atëherë të shkojë atje ku e ka vendin.

“Nëse ka një çështje për të cilën nuk na kompleksoni dot është raporti ynë me drejtësinë. Qetësohuni, qetësohuni! 

Nëse doni që t’ju marr shembuj të pafund të raportit tonë qytetar, institucional dhe ligjor me drejtësinë, qetësohu, qetësohu… ky është rasti! 

Sigurisht ju jeni mësuar me kryeministra që për drejtësinë kanë folur, nuk kanë vepruar.

Kryeministri Rama nuk komenton mbi drejtësinë, nuk e përdor politikisht drejtësinë, nuk e përdor si armë, si hanxhar, nuk bën populizëm dhe politikë me drejtësinë, por lë institucionet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre duke besuar deri në fund që ato institucione do përdorin ndërgjegjien e tyre, profesionalizmin e tyre për të bërë drejtësi, jo politikë!

Ne këtë besim kemi dhe të gjitha garancitë ligjore, edhe në Kuvend ne kemi bërë një ndarje njëherë e mirë nga politika që i shpall njerëzit fajtorë para se ata të gjykohen, që akuzon kundërshtarët politikë dhe u bën gjyqin publikisht pa fakte, por ndërkohë nuk i çon aty ku duhet sepse ruan ekuilibrat. 

Ne e kemi bërë këtë ndarje Gazi dhe me gjithë respektin që kam për ty se besoj ndryshon nga ata që ke pas vetes, ta bëjmë njëherë këtë ndarje. Unë fjalën do e marr sa herë që gjykoj se e drejta këtu po cenohet. Në raport me kryeministrin, nuk ka asnjë gojë apo argument që mund ta bëjë atë pis në raport me drejtësinë. 

Institucionet e drejtësisë që i sulmoni sa herë ju intereson, e bëni ju për t’i kompleksuar ata. Për këtë e kemi votuar reformën në drejtësi, të respektohen procedurat dhe hajdutët të shkojnë atje ku e kanë vendin, meqë hajduti bërtiti kapeni hajdutin”, u shpreh Spiropali.

3 Komente

  1. A
    Adriatik

    TE LUMTE SPIROPALI.JU I VINI HAKUT NONGRATES DHE ZAGAREVE QE E NDJEKIN MBARAPA.GAZ BARDHIT NONGRATA JA KA KAPUR KOKEN NE DERE PER VRASJEN E P.XHUVANIT NE VITN 2021,PRANDAJ I LEPIHET .

    Përgjigjjuni
    1. e
      edmond( koder rreshen)

      Hajdutet te shkojn atje ku e kan vendin !!! Ne do te shkaterrosh nje Komb jepja pushtetin nje Tosku,i cili me fodullekun dhe artikulimin e tij,arrin te te bind se din te ndertoj dhe te coj Kombin perpara,por ne te vertet jan njerez servil,te shitur,hajduteria dhe mashtrimi,esht morali i tyre ! Rama po ben ate qe ben paraardhesit e tij :Zogu vodhi pasurin e Shqiptarve,Enveri e la ta gezonte me te shendosh ne arratin e tij,dhe qeveria Tosk e degradoi qenjen e ketij Populli pas dyzet vitesh,sikur te kishin dal nga filmat horror! Nano njeriu me i urryer nga shqiptaret,e braktisi drejtimin e shtetit ne ditet me te veshtira,dhe u kthye per te vazhduar hobin e vjedhjes se Shtetit kur u qetesua situata.Majko i perfolur per shkaterrimin e ushtris dhe pasurimin e tij me shitjen e armatimit per skrap. Meta ............ nuk kam fjal. Rama : ky me fodelluken e tij ta tregon ashiqare qe vjedhja esht hobi i Jetes ! Po te marresh me banalen garderoben e tij,(i cili nderrohet gjat dites sikur femrat nderrojn te brendeshmet e tyre) nuk ka nevoj per te sqaruar dikush ne esht i ndershem apo i korruptuar. Ahmetaj ..... si Ahmetaj,jan larguar edhe shum milioner te tjer,gjat mandatit te Rames ! Burgu ne Shqiperi esht me pages ne zyren e Rames,i vobekti vuan vitet e denimit,te pasurit i ngrihet trau i doganes,duke i then : " ta baft Zoti hallall se i zoti i ishe " !

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Y

        Shteti dhe ekonomia e vendit tone u shkaterrua nen drejtimin e SB zor se do te rregullohet dhe per nje decade.Ajo qe prishet e shkaterrohet per nje vit do 10 vjete qe te ndertohet po per 5 vite as vite do te duhen.Keto jane arritjet e Pd

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje