“Raportet me Ramën janë thyer më herët”, Fevziu: Ahmetaj nuk do të kthehet për t’u përballur me drejtësinë

12 Korrik 2023, 19:27Politika TEMA

“Raportet me Ramën janë thyer më herët”, Fevziu:

Gazetari Blendi Fevziu thotë se mënyra se si është larguar deputeti Arben Ahmetaj, lë dyshime se ai nuk do të kthehet për t’u përballur me drejtësinë.

Fevziu beson se nuk do të ketë surpriza përsa i përket vendimit për heqjen e mandatit për Ahmetajn, pasi thotë se duket se “mazhoranza e ka lëshuar deputetin”.

Fevziu shprehet raportet e Ahmetajt me Ramën janë thyer më herët.

Skenaret që qarkullojnë rreth ish-ministrit Arben Ahmetaj janë të shumtë dhe veçanërisht janë shtuar pas konfirmimit të lajmit se ai nuk ndodhet në Shqipëri. Ju a mendoni se është një strategji e tij apo besoni se Ahmetaj do të kthehet dhe do të përballet me drejtësinë?

Atë nuk e di se vetë Ahmetaj nuk ka dhënë asnjë shpjegim, por mënyra se si Ahmetaj është larguar ditën e premte, pra pak orë ndoshta edhe minutash para se SPAK të dërgonte në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të tij, të lë dyshime se Ahmetaj nuk do të kthehet për t’u përballur me procesin, të paktën jo në fillime sepse ne nuk e dimë se si do të shkojë më pas. Gjithsesi, këto janë thjesht dyshime.

Sipas informacioneve, referuar burimeve tona, besoj se të hënën në orën 17:00 do të jetë seanca plenare për heqjen e imunitetit të Ahmetajt. Mesa duket do të jetë një seancë e posaçme, pra do të paraprihet nga shqyrtimi i raportit. Nuk besoj se do të ketë surpriza. Mazhoranca e ka bërë një hap, le të themi e “ka lëshuar Ahmetajn” që nga deklaratat e famshme të Ramës që “kush ka probleme, të marrë avokatë sepse nuk mund të gjejë mbrojtje në PS”. Nuk pritet të ketë surpriza në këtë drejtim. Pyetja e vetme që shtrohet është nëse Ahmetaj vetë do të jetë i pranishëm apo jo.

Me siguri do të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë dhe ka një sërë radhësh, dhe radha e parë lidhet me faktin se a do të vazhdojë më kjo kontratë, nëse verifikohet se është lidhur në kushte korruptive, atëherë duhet parë prishja e kontratës. Përgjegjësi politike ka, bëhet fjalë për një kontratë që është miratuar nga qeveria, por njerëzit që kanë prodhuar probleme mbajnë përgjegjësi individuale. Nëse Ahmetaj do të pasohet me ndonjë ish-ministër tjetër, ose në nivele më të larta, çështja do të jetë problematike.

Mesa nuhas, raportet e Ahmetajt me Ramën janë thyer më herët. Edhe në “Opinion” disa muaj më parë, Ahmetaj i ka dhënë mesazhet kryesore Ramës. I tha që “kryeministri të bëjë kryeministrin”. Nuk kishte gazetar që merret me kronikën që nuk e dinte që diçka do të ndodhte me Ahmetajn. Nuk është kaq sekret, nuk erdhi papritur. Ahmetaj mund të largohej derisa të hiqej imuniteti. Kjo është çështje e vullnetit nëse do të përballet me drejtësinë apo jo. Nëse Ahmetaj nuk paraqitet në gjykatë, e rëndon politikisht çështjen e iniceneratorëve.

11 Komente

  1. 0
    001

    Spiuni Korani agjent i Sig.te Shtetit , hajdut , kriminel , artopolant i Familjes Berisha. Njeriu me pa cipe ne bote.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kurva po u a le ne dere dobicin e saj te tjereve.

      O Fontomas pse pse rrote kari eshte Ahmetaj qe te vetedorezohet sic e hengri sa krahu i perthyer dysh Lefter Koka ku me mirebesim u vetedorezua dhe ka mbi 2 vjet qe nuk eshte bere asnje seance gjyqesore. Te gjykohet dhe te arrestohet Z/Kryeministri dhe Kryeministri Ed Droga na del i ndershem kur eshte kokarra e hajdutit dhe ne Bashkine e Tiranes ka pasur pseudonimin "Mister 20%", titull qe mban edhe sot por me nje ndryshim te vogel qe eshte 40%.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qerosi eshte hajdut si Ahmetaj

        Nga di kaq informacion Fevziu per Ahmetaj, pra vilat qe fitoi Ahmetaj ne residenca, ku Fevziu me palacot e pisllekut te parave te pista kane mbreteri si ne media,banka dhe ndertime. Ky Tigri i ka dhene favore me kembime prona e para ku dalin nga hetimi Spak, ne Palase kush ka tjeter ( pronar mediash apo gazetar ku fshihen emra ministrash).Sa udhetime bejne Fevziu me shoket e tij, te cilen verifikohen kollaj TIA ku del Ahmetaj, gjiknuri, veliaj dhe Rama dhe oligarket mashtruesa (hajdutet e parase se shtetit me tendera). Keto te gjithe kane pasuri ne Europe duke vecuar para ne banka te huaja. Fevziu eshte pislleku me i madh i gazetarise, vetem videot neper bote tregon ky pastron para te piset me median ku punon. Pse seshte larguar ndonjehere ne ate media, pra tregon qe ky eshte sekseri ne cdo qeveri qe vjen ne pushtet. Pse Sokol Balla me Eni Vasilin levizin n media te ndryshme dhe ky jo. Se pastron para te piset si ortak ne median ku punon. Ahmetaj eshte mik i Fevziut, kontrolloni TIA kush del shpesh nga aeroporti Fevziu me te permendurit dhe kuptoni artikullin qe Fevziu thite Rama dhe Ahmetaj i kane te prishura marredheniet prej kohesh.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lipton Ice Tea

          Fevziu eshte biznesmen, profesionist dhe trashegues pronash ne zemer te Tiranes. Pse i bie kusise kot?

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qerosi pazarciu i pseudobiznesmeneve ne AL

            fevziu eshte i biresuar dhe pronat e familjes se biresuar i kane shitur ne kohen e italise dhe ne kohen e sali maloku beri dokumenta false per ti kthyer pronat. merr info me mire mos folim me shume se nuk te mjafton, do pish me shume Lipton Ice Tea

            Përgjigjjuni
        2. J
          JET-666

          Rama fillimin e hetimeve për ministrat e tij dhe partizanë të tjerë i mer vesh shumë muaj më parë . Dikush shkon ja pëshpërit në vesh dhe ai mer masa duke i 'zhveshur' nga postet e rēndësishme për ti bërë gati për ndjekje penale. Ahmetaj kujtonte se do shpëtonte paq meqë për Ramën ka vjedhur, por harroi se Rama për të ruajtur bythën e vet 'shet' gjithçka. Meqë ka pushtet absolut Rama kujton se mund të vazhdojë të bashkëpunojë me trafikantët si dhe kur ti dojë qejfi. Edhe në ditë me diell, por drejtësia sado e bastarduar qē është e ka për detyrë të mbledhi prova dhe ti shqyrtojë.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kajo Karafili

            Po pra, prandaj hoqi Bracen dhe beri Ahmetaj zv.kryeminister.Ahmetaj esht larguar me urdher te Rames. Show politik per te treguar qe jemi prishur dhe popull budalla qe e beson.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bote e trishtuar me Plehra Politikane !

              Cfare gallate ! edhe ky Hametaj si e ben Shqiponjen me te dy duart dhe Betohet qe skam pervetesuar asnje Qindarke ! Betohet qe ka punuar vetem me Ndershmeri per te gjithe Qytetaret ! Hahahahahah e forte ..dolen shumica kopuke te gjithe te zgjuar ! Futen ne Politike behen Milionere dhe fiuuu iken cajne ferren... Qytetaret e tjere hallexhijne mezi mbyllin Muajn per te mbijetuar .. I vrafte Zoti i vrafte qe nuk mendojne per shtresen e Varfer Pleqerine dhe per Femijet qe jane te pafajshem...qe presin ndonje Ndime nga keta pacavure Politikane.. Ilace ju befshen ketyre Plerave qe nuk Ndimojne kete Popull te shume vuajtur..

              Përgjigjjuni
              1. X
                Xhaxhi

                Po ca te kthehet o loqe? Saimir Tahiri pa asnje prove u denua per 150 euro shperdorim detyre.. e masakruan me familje e me gjyqe e ben koken e mafies ne Itali. Megjithese prokuroria italiane as se mori ne pyetje.. Lefter Koka 2 vjet ne qeli se kane marre njeher ne pyetje SPAK. E kuptoni apo jo 2 vjet brenda ende pa u marre ne pyetje. Ngrene akuza te medha dhe ju behet gjyqi me loqet e analisteve dhe si perfundim denohen per shperdorim detyre.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pjeter....

                  Kujt I plasi per raportet e "tigrit" me Ramen apo me gruan e Rames, apo me sorollopin e Rames?! Raportet me ligjin! Kjo ka interes per shqiptaret! Nese njeri prej njerezve me me pushtet ekzekutiv,pas Rames, e ka bere vendin per ne burg, si mund te vazhdoje marrezia e pashembullt, qe ne me taksat tona paguajme njerez te shpallur ne kerkim nga drejtesia?!....

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pjeter....

                    Kujt I plasi per raportet e "tigrit" me Ramen apo me gruan e Rames, apo me sorollopin e Rames?! Raportet me ligjin! Kjo ka interes per shqiptaret! Nese njeri prej njerezve me me pushtet ekzekutiv,pas Rames, e ka bere vendin per ne burg, si mund te vazhdoje marrezia e pashembullt, qe ne me taksat tona paguajme njerez te shpallur ne kerkim nga drejtesia?!....

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje