"Po i vërteton dot akuzat, vazhdo karrierën, bëhu prokurore" - Avokati i Arben Ahmetajt "përplaset" me gazetaren: Po bëhet shou për të treguar si dhunohet një deputet

12 Korrik 2023, 18:16Politika TEMA

"Po i vërteton dot akuzat, vazhdo karrierën, bëhu

“Kam dëgjuar fjalë që as i kemi dëgjuar. Po të më qëndroni pak më larg, se është shumë vapë, do jua them me shumë qetësi. Ne mbajtëm qëndrim të kundërt me atë që kërkoi Prokuroria. 

Mesa mundëm të lexojmë, ne nuk vërejtëm kurrëkund asnjë rresht që të justifikonte nevojën pse Prokuroria ka nevojë për kontroll banese dhe masë sigurie ndaj deputetit Ahmetajt. 

Kjo mund të bëhet vetëm për shou për të treguar sesi dhunohet një deputet i Kuvendit. Jemi kundër arrestit të një deputeti”.

Kështu u shpreh njëri prej avokatëve të Arben Ahmetajt, Ardian Visha, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve.

“Akuzat janë të gjitha hamendësime. Nuk ka asnjë fshjehje të pasurisë dhe asnjë lidhje me inceneratorët. Para 5 minutave kam komunikuar me Ahmetajn”, u shpreh avokati tjetër.

“Ju treguam çfarë biseduam këtu. Unë nuk gjej asnjë dëshmi kundër Ahmetajt. Mos flisni pa u njohur. 

Mbrojtja fillon nga evidentimi i  të vërtetës. Ju e shtrembëroni të vërtetën. Pagesat nuk janë të vërtetuara.

Po i ke vërtetuara, vazhdo karrierën, bëhu prokurore”, tha sërish Visha, duke replikuar me një gazetare.

4 Komente

  1. k
    k

    Solidaritet mes te degjeneruarish dhe korruptuarish.Nuk mund të ishte ndryshe.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      Pse nga avokati mbrojtës do mësoni të vërtetën? Avokatët mbrojnë, nuk paguhen për të nxjerrë të vërtetën. Po paguhen me para të vjedhura natyrisht, por atë punë kanë ata. SPAKU duhet të vërtetojë akuzën po e lanë, po desh e po pati bythë!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eni

        Boboooo dhunohet nje deputet? O Vishaj nuk di te mbrosh me zoteri...deputeti ka akoma imunitet , genjyen popullin qe gjoja e hoqen. Na mallengjeve.

        Përgjigjjuni
        1. v
          vend-muti

          Sic po shihet,Ahmetajn duan ta bejne ushqim per tufat e qenve,qe nuk jane te pakta,ne keto anet tona.Leri dhe pa ngrene ata,por jo pakete lloj ushqimi,pa te cilin ata ngordhin.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje