Nis mbledhja e Këshillit të Mandateve për arrestimin e Ahmetajt, Bardhi debat me kryetaren e Kuvendit

12 Korrik 2023, 16:25Politika TEMA

Nis mbledhja e Këshillit të Mandateve për arrestimin e Ahmetajt,

Ashtu siç ishte parashikuar që dje, sot mblidhet sërish Këshilli i Mandateve, ku do të diskutohet mbi kërkesën e SPAK për t’i hapur rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt.

Mësohet se kreu i SPAK, Altin Dumani, bashkë me prokuroren Enkeleda Millonai për të paraqitur para anëtarëve të Këshillit të Mandateve kërkesën e tyre për arrestimin e deputetit socialist, bashkë me ato që cilësohen si prova nga Prokuroria e Posaçme.

Mbledhja e Këshillit të Mandateve nis me debate. Kryetarja e Kuvendit njofton që çështja do shqyrtohet në senacë javën e ardhshme.

Bardhi debat me Kryetare e Kuvendit: Po bashkëpunoni në krim, mos i jeni me shume kohe Arben Ahmetajt që të fshihet. Boll e zvarritët çështjen. Të përfshihet në rend dite të seancës plenare të ditës së nesërme dhe të japim autorizimin prokurorisë që të veprojë. Mos pengoni drejtësinë. Opozita e ka gati raportin; të veprojmë pa asnjë vonesë, të shqyrtojmë e miratojmë nesër.

Sipas informacioneve të fundit mund të ketë një seancë plenare të posaçme të hënën, por pritet për t’u parë nëse do të ketë dy raporte për këtë çështje nga palët.

1 Komente

  1. O
    Opinion

    Eshte normale qe te debatohet ne komisionin perkates por brenda kufijve juridike,politike dhe vecanerisht morale.Pyes keta by....ret mender(G.B dhe E.S),i njohin keto norma apo jo? Kufiri juridik,komisioni nuk eshte prokurori dhe as gjykate per t'u marre me detaje por me pamjen ligjore te problemit dhe kerkeses se bere nga institucionet e hetimit. Kufiri politik,nuk eshte vendi dhe momenti per te bere akuza per perfshirje te personave te tjere per te fituar kapital politik ne menyre spekulative sepse keto jane pune te hetimit.Nese ke akuza te tjera bej denoncim ne organet perkatese.Kjo eshte arsyeja qe kerkohet seance e hapur per te spekulluar dhe fituar pike,pra nuk behet fjale per transparence sic pretendohet.Ketu qendron dhe amoraliteti I ketyre zuzareve.Ka patur ngjarje te renda, Gerdec,21 janar etj dhe dihet se si eshte reaguar apo qendrimi i mazhorances se asaj kohe ne mbrojtje te autoreve dhe shkaktareve te ngjarjeve tragjike. Prandaj eshte pak te thuash turp, turp per keta monstra.Meqe ra fjala per ngjarje te tilla,ky juristi pederast a eshte paditur dhe a ka deshmuar per ngjarjen ne Elbasan sepse ka qene strumbullari i asaj qe ndodhi?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje