Opozita dorëzon kërkesën për heqjen e imunitetit të Arben Ahmetajt, në pritje të PS

12 Korrik 2023, 18:40Politika TEMA

Opozita dorëzon kërkesën për heqjen e imunitetit të

Deputetët e opozitës në Këshillin e Mandateve dorëzuan raportin që i rekomandojnë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë për miratimin e dhënies së autorizimit, të kërkuar me kërkesën nr. 9431 Prot., datë 07.07.2023 të Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës së deputetit Arben Ahmetaj”.

Tani pritet si do të veprojnë deputetët e PS.

Pritet që edhe PS të japë konfirmimin e saj, por deputetët socialistë duan të sigurohen nëse Ahmetaj do të kthehet në atdhe.

Pas dhënies së pëlqimit nga Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit në Kuvendin e Shqipërisë, relacionet do të kalojnë për votim në Parlament, ku deputetët do të duhet të ngrenë kartonat për të miratuar ose jo heqjen e imunitetit të deputetit Arben Ahmetaj.

1 Komente

  1. I
    Isufi

    SE ÇLIDHJE KA DHENIA E DAKORTESISE PER TA ARRESTUAR MIUN E GJIRIZEVE TE KORRUPSIONIT ARBEN AHMETAJ ME FAKTIN NESE DO KTHEHET AI NE SHQIPERI APO JO VETEM RILINDASIT E EDVIN KODOSH RAMES E KUPTOJNE. O NDYRESINA TREGONI FARE PAK DINJITET DHE ÇELJANI RRUGEN ARRESTIMIT TE MIUT NESE NUK DONI QE VOTUESIT TE VIJNE TJU NXJERRIN NGA PARLAMENTI ME SHKELMA. TE PAFYTYRE QE SHKELET ME PERDHUNE BESIMIN E SHQIPTAREVE.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje