

Deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi ka bërë me dije se seanca plenare për dhënin e së drejtës ose jo për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Arben Ahmetajt do të mbahet ditën e hënë në orën 17:00.
"Do i sugjeroj seancës plenare pranimin e kërkesës së SPAK për dhënien e të drejtës për arrestim, kontroll banese dhe kontroll personal të Ahmetaj.
Këshilli i Mandateve ka rolin për të garantuar një proces të rregullt. Duhet të përgatitet mendimi i mazhorancës, sot kishim për të dëgjuar palën mbrojtëse dhe nuk mundëm të kishim një raport.
Ne si mazhorancë do të përgatisim raportin tonë deri të premten në 12:00. Seanca e posaçme plenare do të mbahet ditën e hënë, në orën 17:00.
Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren nuk ka tagrin që të gjykojë. Ne, si anëtarë të Këshillit, përfaqësojmë vullnetin e 120 deputetëve që na kanë mandatuar për të krijuar bindjen për t’i dhënë sugjerimin senacës që do të votojmë.
Gjykojmë vetëm nëse procedura për dhënien e kësaj të drejte, është zbatuar apo jo dhe ka apo nuk ka fakte që vërtetojnë që ndaj kolegut tonë ka ndikime politike apo probleme të tjera. Ne kemi qëndrimin tonë për të mos bërë avokatin e askujt", tha ai.

Mos beni idiotesi dhe mbroni korrupsionin e Ahmetaj.Ishte boll qe na bete kryehajdutin Meta president,tani doni te shpetoni dhe kete hajdutin tjeter.
Ju te maxhorances jeni disa plehra, po cfare do tja bej gjykimin Ahmetaj parlamenti, ju jeni disa provinciale qe ju ka marre Rama tju perdor sic do ai. Lereni prokurorine te bej punen e saj ndoshta sprovohet asgje nga ato akuzat e SPK-ut.