Prokuroria pretendon se Damian Gjiknuri mori pagesa hotelesh nga Klodian Zoto, reagon deputeti socialist: Kam fjetur në hotelin e paguar nga Ministria, kam faturat

12 Korrik 2023, 19:15Politika TEMA

Prokuroria pretendon se Damian Gjiknuri mori pagesa hotelesh nga Klodian Zoto,

Prokuroria shqiptare ka gjetur në kompjuterin e biznesmenit në arrati Klodian Zoto dy rezervime hotelesh në Vienë dhe Frankfurt për Damian Gjiknurin, ish-ministër i Energjisë dhe aktualisht sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste në vitin 2014, ndërsa ky i fundit i tha BIRN se nuk ka fjetur në hotelet e paguara nga biznesmeni i incineratorëve dhe se është i hapur për t'iu përgjigjur prokurorisë, nëse thirret. I pyetur konkretisht nëse është takuar ndonjëherë me biznesmenët Zoto dhe Mirel Mërtiri, Gjiknuri refuzoi të përgjigjej duke përsëritur: “Do jap sqarime në prokurori, nëse thirrem.”

Dosja e Prokurosisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuas, SPAK, rrodhi pjesërisht në media gjatë ditëve të fundit, pavarësisht kërkesës së kreut të SPAK, Altin Dumani për të ruajtur sekretin hetimor përmes zhvillimit të debateve në Këshillin Parlamentar të Mandateve, Rregulloren dhe Imunitetet pas dyerve të mbyllura.

Në faqet 269-271 të dosjes që detajon gjetjet mbi hetimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe lidhjeve të tij me biznesmenët e incineratorëve, prokurorët vërejnë se kanë gjetur dy pagesa të bëra nga Klodian Zoto për hotele në Frankfurt dhe në Vienë, me emër klienti Damian Gjiknuri. Prokurorët i paraqesin këto rezervime si prova për të treguar se të katërt mund të jenë takuar në Frankfurt.

“Ekziston dyshimi se shtetasit Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri janë takuar dhe kanë qëndruar bashkë më datë 08.02.2014 në Frankfurt me shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto,” thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Sipas fakteve të mbledhura nga hetimi, Zoto ka paguar për Gjiknurin Hotelin Mariot me vlerë 147 mijë lekë.

“…emaili i agjencisë xxx me titull ‘hoteli i mr Gjiknuri'” shkruhet në dokumentin e prokurorisë. “…Ky email më datë 08.02.2014 ora 07.45.51 i është përcjellë nga Damiani emailit të Klodian Zotos,” shkruan më tej prokuroria.

Gjiknuri ishte nisur në këtë rast për në Shtetet e Bashkuara në një udhëtim zyrtar.

Në rastin e dytë, një hotel në Vienë është paguar në emër të Gjiknurit nga Klodian Zoto. Në këtë udhëtim, Gjiknuri ishte me mision zyrtar, negociatat me kompaninë çeke të energjisë elektrike, CEZ për riblerjen nga shteti shqiptar të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. 

Por prokuroria thotë se një projekt tjetër nga ana e Zotos dhe Mërtirit ka qenë objekt i bisedimeve – një kontratë koncesionare për instalimin e mbi 1 milionë matësave të energjisë elektrike. Prokuroria vëren se nga informacioni i marrë nga bankat e nivelit të dytë, Zoto bëri pagesa me vlerë mijëra dollarë në një hotel në Vienë me një opsion që sugjeron se ai ka qenë fizikisht atje dhe se karta nuk është përdorur online.

Sipas prokurorisë bëhej fjalë për një interes në të cilin ishte përfshirë kompania ITS sh.p.k dhe AE Distribution e shtetasit Gerian Kuka si dhe një kompani kineze, me qëllim të shitjes së matësave të energjisë elekrike. Gjiknuri në atë kohë ishte ministër i Energjisë dhe Shqipëria po përjetonte të ashtuquajturën reformë të rimëkëmbjes së sektorit të energjisë, e cila përfshiu burgosjen e mijëra shqiptarëve nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike. Nga sa dihet publikisht, nuk ka të dhëna nëse një projekt i tillë u realizua ndonjëherë.

Pyetur nga BIRN, Gjiknuri mohoi akuzat duke thënë se ai vetë ka fjetur në hotel të paguar nga ministria dhe se për udhëtimin, i gjithë dokumentacioni, përfshirë faturat, janë dorëzuar në ministri. Ai madje shtoi se dokumentacionin nuk e ka vetëm ministria, por e disponon edhe ai vetë personalisht.

“Të gjitha udhëtimet e mia jashtë vendit kanë qenë në linjat e zakonshme të fluturimit, vizita zyrtare në detyrën e ministrit. Fakte këto që mund të vërtetohen lehtësisht duke konsultuar dokumentet zyrtare të ministrisë: urdhër-shërbimet, qëllimin e udhëtimit, nisjen dhe destinacionin,” tha Gjiknuri.

“Referuar rastit konkret dhe datës të cilën ju e citoni për një udhëtim në Vjenë, ju siguroj se prokuroria, ministria të cilën unë drejtoja por edhe unë personalisht disponojmë praktikën e urdhër-shërbimit, biletat e avionit dhe rezervimin e hotelit ku kam fjetur, të gjitha të paguara me fatura nga institucioni që unë drejtoja si titullar. 

Për informacion, hoteli ku unë kam fjetur nuk është ai të cilit ju i referoheni por një tjetër. Të dhënat konkrete, emri i hotelit dhe pagesat janë pjesë e dokumentacionit që disponohet nga ministria përkatëse,” shtoi ai.

Gjiknuri nuk iu përgjigj pyetjes nëse është takuar me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, duke thë se do jap sqarime në prokurori, nëse do të thirret për të dëshmuar.

Mërtiri dhe Zoto janë aktualisht në arrati pasi kërkohen nga drejtësia shqiptare për korruptimin e një numri zyrtarësh të lartë, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako, ndërsa së fundmi, nën akuzë përfundoi edhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.(BIRN)

17 Komente

  1. S
    Socialist i super zhgenjyer

    Ah moj bandë hajdutesh !!! Juve ju duhet shkërdhy familja mbare e prape nga gjithe gabelēt e Tirones.

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      Aha, iku dhe Damiani. Paska ngrene dardha mbas kurizit te komandantit. Kete shprehjen e komandantit qe kush ka ngrene dardha mbas kurizit tim do pergjigjet, lind pyetja po ata qe kane ngrene dardha me komandantin nuk pesojne gje???

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Damian Gjiknuri ky hajn me damke e ka vendin ne burg.Eshte me hajni nga te gjithe,ja kalon edhe tigrit.Prova eshte se krye hajni e mban afer nuk e leshon. Ketu jane edhe armiqesite e tigrit me krye hajnin

        Përgjigjjuni
        1. J
          Juli

          Ore B.th @ira po është normale more PEDERAST. P.sh: një firmë e madhe merr një punë dhe kërkon për firma më të vogla ti bëjnë punët e ndryshme. Dhe ata m.q.s jua ka dhënë punën ato e qerasin: drekë,shishe konjak,një fundjavë diku,........ varet nga kostoja e punës. Dhe ju të ishit puntorë ,do e mbashit brigadierin me ndonjë kafe,teke raki...... Sa më e madhe të jetë puna aq më e madhe është dhe Qerasja.

          Përgjigjjuni
          1. J
            Juli

            Ore B.th @ira po është normale more PEDERAST. P.sh: një firmë e madhe merr një punë dhe kërkon për firma më të vogla ti bëjnë punët e ndryshme. Dhe ata m.q.s jua ka dhënë punën ato e qerasin: drekë,shishe konjak,një fundjavë diku,........ varet nga kostoja e punës. Dhe ju të ishit puntorë ,do e mbashit brigadierin me ndonjë kafe,teke raki...... Sa më e madhe të jetë puna aq më e madhe është dhe Qerasja.

            Përgjigjjuni
          2. V
            Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

            Hajduti i Rames se Lindes

            Përgjigjjuni
            1. r
              respekt

              More Saliu, ka vjedhur gje gjate ketij shekulli?! Eshte i paster si muti me turli..ashtu si dhe spak.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Termet, termet

                Te erdhi radha plako !! Termet, termet.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Neti

                  Ky Gjiknuri e meriton njesoj si Ahmetaj burgun. Jane te pangopur, mire qe vjedhin por lene shenja neper hotele per 100/200 €. Legena.

                  Përgjigjjuni
                  1. Analist

                    Peralla te Spak aspak qe i rjedhka informacioni.Per kete spak aspak vetem krimineli sali nuk ka bere gjepa le te jwte kriminel ska gje.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kanina e ismailit

                      Eh more Gjikmut,ja pra qe nje dite do vrisni njeri tjetrin dhe i fundit do vrasi veten!Heret a vone do vi edhe kryemuti pas teje bashke me Sali serbin dhe like gruevskin..etj etj...Rrofte asambleja e kusarwve me ne krye regjizorin Edvinaqis Rahmutovic!

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fjale me vend

                        Aha i ke faturat?! A sa e lehte eshte te marresh faturat fiktive nga nje hotel te sportelisti per te justifikuar edhe dietat, pasi hoteli te jete paguar nga Zoto. Sportelistit:. "...ju lutem a me jepni faturat se me duhen..ashtu kot..?" Sportelisti: "Patjeter zoteri, urdheroni dhe faturat!"

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lexues i Tema

                          SPAK eshte arritje e Drejtesise dhe Demokracise ne Shqiperi, por ngjan se fusha e veprimit te tij eshte e limituar apo e orientuar! Segmente te politikes, ( te te gjithe spektrit), medias, grupeve te caktuara po e mbajne "peng" te interesave te tyre. Kjo fushe veprimi nuk i shpeton dot intrigave, thashethemeve, kurtheve, qe ngjajne me fleterrufete e dikurshme apo dacibaot kineze. Shkrimi i Tema, dhe jo vetem, eshte !!!!!!!!!. Cfare do te thote se x apo y te prenotoi hotelin? Po pastaj? Jane pak shqiptaret, qe nuk e kane provuar servilizmin ndaj drejtuesve apo qe perpiqen t'i korruptojne? Nepunesit e mesiperm nuk jane gje tjeter, vecse pjesa e te teres tone. Dhe askush nuk mund ta paragjykoje pa ndodhur ! (kete e kemi trashegim dhe edukim 500 - vjecar, qe nga Perandoria Osmane) Nuk eshte seriozitet, qe SPAK, padashur i sherben paleve, kur Shqiperia, gjate 33 viteve ka plage, qe jane mbuluar nga pluhuri i harreses. SPAK eshte pjesa dhe shpresa jone, por me Inceneratoret te kthyer ne legjende per te poshteruar kedo, qe nuk i duan klanet ( qe nuk duan as Shqiperine) nuk eshte mire te ushqeje publikun, se " cdokush, qe u takua kalimthi me Inceneratoret na shkaterroi!" SPAK e ka e duhet ta kete fuqine ta zbertheje cudine 33 vjecare te nje populli, qe lengon nga problemet, qe e varferuan apo e larguan nga vendi. * kush e prishi pasurine kombetare? * kush i ngriti piramidatdhe ku shkuan parate? * kush i trafikoi dhjetera mijera femra per prostitucion? * kushi mbyti ne det mijera shqiptare? * kush i trafikoi femijet? * kush i hapi depot e armeve? ( miliarda dollare vajten per dreq!) * kush e organizoi Gerdecin? * kush e organizoi kanabizimin e vendit?... * kush vuri dore mbi thesarin e shtetit? * cila eshte situata e pastrimit te parave dhe kush jane autoret? * cilat jane grupet e strukturuara kriminale? * pse nuk u ndalua vjedhja e votes dhe cili eshte mekanizmi i poshterimit te demomracise? * pse qytetareve u vidhen pronat perdite? * cilat jane arsyet e kush e ben zhvleresimin te monedhave euro atlantike ne Shqiperi? Besoj se jane interesa madhore, ku dora e drejtesise duhet te godase. Ketu edhe media ka gjynahet e saj dhe SPAK e ka detyre profesionale, por edhe patriotike, te dale me te verteten, se jane shqiptare! Loja e medias me Inceneratore e ka nje kufi....

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lasgushi

                            PAGESA HOTELI!! Me kë talleni.Birni,që i ka mundësitë.Pse nuk shikon bëmat e këti Kingu?Në fushën e hidrokarbureve.Gjatë kohës kur ishte ministër,po pronat që kanë marë njerzit e besuar,të ti në rrethin e Vlorës.Sa e ka blerë vetëm,shtëpinë ku jeton në rrugën Sami Frashëri?Ky yll në mgjitje i Edi Ramës....

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Komunisti Demokrat.

                              O të qifsha SPAK, po pse mor të degjenerumit e metës dhe berishës, ky është korrupsioni, se i paskësh paguar 147 mijë lekë, ku çdo shok e njeri, e kanë hëngër një darkë mes miqësh me aq dhe më shum lek, varet nga lokali. SPAK, jeni të degjeneruar, jeni komplet berisha dhe meta monika, ku ka fshehur kokën ke rublat, dhe ju që skeni fakte. O të degjeneruar SPAKista, po mereni me pordhët e metës, ku jua pranojmë të gjitha urdhrat e tyre. Lsrë namë, koqen e namit, me dy fatura hoteli dhe dy fatura pilafi. Këtej emëruesit tuaj ngarkuan mushkat me flori, ju mereni me jonxhën që hëngrën mushkat.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Beni

                                Ja me ne fund erdhi dita t'ju themi ne populli i thjeshte, " hengeshit kokat e njeri tjetrit ordinera", KOHA EDHE ZOTI, JANE ILACI ME I MIRE PER TE VENE DREJTESI. Avash avash te gjithe me radhe tek vendi keni per te shkuar, si majtas edhe djathtas.

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Beni

                                  PROKURORIA PRETENDON THOTE MERO LEGENI.JO OR JO,AJO KA PROVA GJIKNUR HAJDUTI PRETENDON.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje