“Një udhëtar i varfër nuk ka frikë nga asnjë kusar, sado i lig të jetë”, Fadil Nasufi: Nuk kam lidhje me inceneratorët

13 Korrik 2023, 10:36Politika TEMA

“Një udhëtar i varfër nuk ka frikë nga asnjë

Deputeti socialist Fadil Nasufi, ish-kryebashkiak i Beratit, mohoi të ketë lidhje me aferën e inceneratorëve, ndërsa u shpreh i gatshëm për të shkuar në SPAK nëse thirret. 

Deklaratën e bëri në një prononcim për gazetarët jashtë godinës së Kuvendit. 

Kujtojmë se emri i tij përmendet në dosjen e hetimore të SPAK ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj, fakt që e tha një ditë më parë edhe deputeti demokrat Gazment Bardhi.

Fadil Nasufi: Arben Ahmetaj është njeri publik, i hershëm në politikë…

-Sa i takon tenderave e keni takuar?

Fadil Nasufi: Jo absolutisht, nuk kam asnjë komunikim. Nuk ka qenë zoti Ahmetaj në pozicione ekzekutive kur kam qenë unë kryetar bashkie.

Në dosjen e SPAK ju jeni i përfshirë, duke iu referuar asaj që kanë deklaruar deputetët ditën e djeshme, ju keni dijeni dhe jeni i gatshëm të shkoni në SPAK nëse ju thërrasin për këtë çështje?

Fadil Nasufi: Padyshim, unë nuk kam asnjë lidhje për çështjen e inceneratorëve dhe asnjë procedurë tjetër që lidhet me atë për të cilët mundet të diskutohet Ahmetaj.

-Gjatë kohës që ju keni qenë kryetar bashkie a keni kërkuar favore për tendera të caktuar apo jo?

Fadil Nasufi: Absolutisht, asnjë favor.

-Do veproni edhe ju si Ahmetaj të largoheni nga Shqipëria apo do shkoni para SPAK?

Fadil Nasufi: Çlidhje unë me këtë?

-Nëse ju thërret SPAK?

Fadil Nasufi: Absolutisht ç’lidhje ka. Një udhëtar i varfër nuk ka frikë nga asnjë kusar, sado i lig të jetë.

Lini një Përgjigje