
Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend kërkoi që të flitet për kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.
Ai iu drejtua përfaqësuesve të mazhorancës dhe tha se duhet të dalin kokë ulur dhe t’i kërkojnë falje shqiptarëve.
“Figura e dytë e narkoqeverisë është arratisur dhe ky është raporti juaj me drejtësinë. Ky është akti më i turpshëm.
Pasi ka vjedhur si gopsek, pasi ka mbushur baulet, ia mbath, kryen aktin më të ulët, më të turpshëm të një hajduti ordiner.
A jeni të vetëdijshëm se çdo të thotë kjo për një zyrtar, se çdo të thotë kjo për një ministër? Si reagoni në këtë mënyrë?
Nuk dua t’ju them se jeni Ahmetër sepse nuk është e lehtë të hedhësh akuzën e fajit në kolektiv, por mos harroni se faji kolektiv ekziston në doktrinë.
Faji kolektiv në këtë rast është që në vend që të ndalemi të diskutojmë për këtë ngjarje që tejkalon çdo përmasë, një njeri që ia servirët shqiptarëve si njeriun e supersuksesit, si zëvendësin e Ramës, ikën në mënyrën më të turpshme dhe e informoni që të ikë.
4 orë para se t’i vinte parlamentit njoftimi ai mori lajmin dhe ishte në Kakavijë. E përcolle ti Damian, apo jo atje? Më thuaj këtu, se dikush e përcolli atë. Pse reagoni në këtë mënyrë?
Nuk e di, por po të pyes. I the apo jo atij, Taulant Rraja, e njoftove apo jo që të ikë? Në vend që të dilni këtu kokë ulur, të kërkoni secili prej jush që i keni dhënë votën të falur shqiptarëve.
A keni ju moral, cipë shtetari, zyrtari, përfaqësuesi?”, tha Berisha.
O Sal, nuk je ti ai, qe duhet ti thush keto, ...NUK te takon se ke qene vete shume, shume i perlyer. Gabimet e Qeverise mund ti vere ne dukje, dhe une, ti ,ai ti degjojme, dhe pse jo, edhe mund ti besojme, kur i ben nje politikan me INTEGRITET, dhe i Ri....ti , Lika etj , jeni te konsumuar. NUK ju besoj njeri edhe sikur te drejte te keni....
Degjoni , o ordinere , po ju flet HAJDUTI I SOFISTIKUAR shpellari i Vicidolit , kopili i Sheqeres.......Ky eshte i pacipe , miratoi martesen e djalit te tij me mbesen e tij.......
. Kur nje kriminel si Berrisha flet per drejtesi varrja politikes dhe drejtesis
Gjithe zhurmen qe ben ky dhe kinez i bejne qe njerezit te harrojne krimet ,vjedhjet dhe korrupsionin galopant te kohes se tyre qe shqiptaret nuk kane per t'i harruar dhe qe Llalla i ka mbyllur,por nuk mund te krahasohet inçeneratoret me rrugen e Kombit,CEZ,Gerdeci apo 21 janari.Te gjitha i kane mbyllur por populli nuk mund te jete dakord qe te vazhdojnë te dalin Keta njerez e te bejne te ndershmin
Ky eshte organizator I qendrimi te pallogjike te opozites ne parlament dhe reflektohet ne largimin e votueseve nga kjo parti nese do ta quajne keshtu
Kush flet krye hajduti, krimineli ai që vetem e shkaterroj Shqiperin. Kerkon Llogari ai që duhej të ishte në burg per gjithe krimet e bera Shqiptareve.
Eshte me se è vertete hajdutet specialista dmth qe e kane zanat te trasheguar jane Saliu dhe sqota e tij .