"Ahmetaj ka intimiduar dëshmitarë, tentoi të prishë provat", Bardhi: E tha Dumani në mbledhje...

13 Korrik 2023, 11:46Politika TEMA

"Ahmetaj ka intimiduar dëshmitarë, tentoi të prishë

Pas debateve të shumta në seancë plenare, ku opozita kërkoi pjesëmarrjen e Kryeministrit për të folur në mënyrë urgjente për rastin e Ahmetaj, Gazment Bardhi ka zbuluar një deklaratë të kreut të SPAK Altin Dumani në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Sipas Bardhit, Dumani është shprehur se Ahmetaj ka intimiduar dëshmitarë dhe ka tentuar të prishë prova që e implikojnë atë me aferën e inceneratorëve. Kjo ishte arsyeja, thekson Bardhi, që Prokuroia e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkoi arrestimin e menjëhershëm të tij.

Gazment Bardhi-Nikollës: Ju me ne anëtarët jemi dëshmitarë që Arben Ahmetaj ka tentuar të intimidojë dëshmitarë dhe ka prishur prova dhe kjo nuk mund të ndodhë, në keni shprehur vullnet për t’i hequr imunitetin, nuk ka asnjë arsye për t’u vonuar. 

Ta dëgjojë dhe media, ajo që tha Altin Dumani në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, prej një jave deklaroi drejtuesi i Prokurorisë Arben Ahmetaj me fuqinë e tij si ish-deputet, si ish-ministër, si ish-zëvëendës kryeministër ka ka intimiduar dhe ka tentuar të prishë prova dhe SPAK kërkon arrestimin e tij të menjëhershëm për të shmangur intimidimin e dëshmitarëve dhe prishjen e provave. 

Këta zotërinjtë që janë këtu duan ekzaktësisht këtë, duan që t’i japin kohë Ahmetajt të zhdukë provat, të negociojë me Edi Ramën. Kjo nuk ka për të ndodhur, Edi Rama të vijë këtu e të tregojë se çfarë ka folur brenda këtyre 48 orësh me Arben Ahmetajn. 

Si po shkojnë negociatat me dorëzimin e kontrolluar, siç ka bërë deri më sot me të gjithë prej atyre që vendos t’i lëshojë në një moment të caktuar. Zonja kryetare thirr Edi Ramën dhe t’i hiqet imuniteti Arben Ahmetajt, kjo është ndihmë për drejtësinë.

3 Komente

  1. L
    Lulka

    I paedukuar , jane mbledhur plerat e shoqerise dhe bejne moral !!!!!????

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kryekari Kooperatives se bashkume Llalla Spak

      Do denohen te gjithe Hajnat e Politikes por ju bijt e Bushtrave Antishqiptare PD Lsi ju Prostitutat e Kombit ,nuk do vini me ne kte Bote ne krye te Shtetit Shqiptare dhe nqs Kryetari juaj i Kooperatives se Bashkuar Llalla Spak ,nuk ju arreston e kerkoje Denimin Kapital ,ateher i ngelet shqiptareve te vene nderin e Kombit ne Vend . Nuk ka shpetim per Esadistet .Heret e vone do shtrihen bulevardit te njollosur prej tyre kto 33 -vjet Prostitucion Politike

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqip

        "Intimiduar" = fjala më antishqipe sot! O karkaleca, folni shqip!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje