Xhafaj dhe Majko e abstenojnë legalizimin e kanabisit, projektligji miratohet pa votat e tyre

13 Korrik 2023, 16:20Politika TEMA

Xhafaj dhe Majko e abstenojnë legalizimin e kanabisit, projektligji

Dy deputetët e Partisë Socialiste, Pandeli Majko dhe Fatmir Xhafaj, e kanë abstenuar votën e tyre për draftin e paraqitur nga Qeveria lidhur me projektligjin e ri për legalizimin e prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore.

Pavarësisht kësaj, drafti ka kaluar në Komisionin e Ligjeve me votat e të majtëve, pas votimit të zhvilluar.

Nga ana tjetër, deputetët e opozitës nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhje dhe disa prej tyre madje kanë deklaruar se nuk kanë qenë të njoftuar nga administrata e Kuvendit për një zhvillim të tillë.

Ndër ta, edhe deputeti demokrat, Sajmir Koreshi, i cili ka thënë se e gjitha është zhvilluar jashtë rendit të ditës dhe se ka pasur për qëllim kalimin sa më të shpejtë të ligjit, kur ndërkohë çështja “më e nxehtë” në Parlament është ajo e aprovimit të arrestimit të ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj.

 

2 Komente

  1. S
    SADIU

    Dy nevojtoret e Saliut tek PS. Po mirë Majkushi, po ky Mirua sikur e njeh mirë drogën së kishte vllain shitës të saj. Apo ka bërë gjoja.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Labeati

      Jane irrituar nga zhurma e opozites ne kuvend prandaj kane abstenuar

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje