ZYRTARE: Bajram Begaj presidenti i ri i Shqipërisë, me 78 vota pro

4 Qershor 2022, 19:04Politika TEMA

ZYRTARE: Bajram Begaj presidenti i ri i Shqipërisë, me 78 vota pro

Gjeneralmajor Bajram Begaj, ka marrë besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.

Në këtë proces kanë marrë pjesë 83 deputetë.

Begaj është votuar pro nga 78 deputetë.

4 deputetë kanë qenë kundër.

Opozitarët e pranishëm në sallën e Kuvendit, votuan kundër kësaj kandidature për shkak se besojnë që socialistët shkelën rregulloren e Kushtetutës, pasi një ushtarak në detyrë aktive nuk mundë të dalë kandidat për President.

Bajram Begaj, deri paraditen e sotme mbante postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, por me një dekret të lëshuar nga Presidenti në ikje Ilir Meta, ai u lirua nga detyra duke i hapur rrugë kështu emërimit në përputhje me Kushtetutën. Pas tre raundeve të dështuara, në raundin e katërt Begaj u propozua nga partia në pushtet, Partia Socialiste.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, tha se partia që ai drejton do të mbështesë Bajram Begajn për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.

“Është shëmbëlltyra e atij normaliteti, e asaj qytetarie, e atij sensi të shërbimit ndaj vendit dhe ndaj njerëzve të këtij vendi”, tha Rama, duke iu referuar kandidatit për presidenti.

Begaj është zgjedhur në postin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në korrik 2020.

Gjeneralmajor Bajram Begaj ka lindur më datë 20 mars 1967, në qytetin e Rrogozhinës. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë, pranë Universitetit të Tiranës.

Raundi i parë, i dytë dhe i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë u ezauruan më 16, 23 dhe 30 maj pa kandidatë zyrtarë, pasi grupet parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë nuk dorëzuan kandidatura.

 

17 Komente

  1. E
    Edi

    Firma e Presidentit të ri në dokumentet e privatizimit të bazes se Sarandës dhe bazave te tjera u shperblye. Pikërisht ato prona që bënë PS të ngrihet në këmbë sepse Saliu dhe Imami po shkelnin ligjin. Mjerë ky vend. Dallaveraxhinj të majtë e djathtë që i ushqen dhe shqep Kastrati, Dulaku e të tjerë dhe mirë ja u bëjnë. Sahanlëpirës maskarenj që nuk njohin as fe, as atdhe, as nder. Mallkuar qofshi!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Buda

      Partia Socialiste me Edi Ramen ne krye i skualifikuan tri kandidaturat e shkelqyera per President te Republikes: Ardian Dvorani, Ina Rama dhe Majlinda Bregu, qe te mos binin ndesh me zemerimin e Perbindeshit te Vicidolit dhe Keericin e Cepanit, por Doktor Mortja nuk njeh as respekt politik, as respekt profesional, as njerezor jo se jo, sepse truri i tij eshte kalcifikuar ne Luften e Klasave "O me mua, o kunder meje" dhe si Doktor i Mortjes doli kunder Doktorit te Jetes, zotit te nderuar Bajram Begaj! Une nuk e kuptoj se pse e mbani me ne Kuvendin e Shqiperise kete monster?!

      Përgjigjjuni
      1. N
        Niki

        Besoj eshte zgjedhje e duhur. Duke besuar qe eshte ushtarak , do jete Atdheu mbi te gjitha. Pune te mbare Presidentit e jete te gjate Shqiperise. Duhet te ikin ca kufoma politike qe ne fund te jete normale ndrrimi i kujtdo qofte.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatmir

          I uroj pune te mbare presidentit te ri!Jam i bindur se nuk ja per ti bere thirrje popullit te rrembejne kisore,cfurqe,saha ,sepata per te mbrojtur kushtetuten.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ilir Koçi

            Urime dhe Suksese Zoti President !

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bardhyli nga Kosova

              ARGATI I SERBISË EDVIN TOPTAN RAMA alias LUKASHENKO BIS DHE "OPEN BYTHA" ============================================= Në kohën kur pritej që “Open Bytha” të zhbëhej urgjentisht pas agresionit rus në Ukrainë, pasi Serbia vazhdoi rreshtimin e saj krah Rusisë e në veçanti duke marrë shkas betimin e Vuçiqit para Kuvendit të Serbisë për Kosovën si “pjesë integrale” të saj, që do të duhej të ishte një mësim dhe alarm kombëtar edhe për më naivët e politikës, pikërisht tani po ndodhë e kundërta. Në vend se t’i bëhet presion Serbisë dhe për më tepër të merren edhe masa ndëshkuese ndaj saj për veprimet e përmendura, në Kosovë këto ditë janë ngritë matrapazë e hyzmeqarë shqipfolës të të gjitha llojeve në presion të orkestruar ndaj institucioneve të Kosovës për të pranuar “Open Bythën”, të vetmen çështje për të cilën janë në akord për refuzimin e tij pozitë e opozitë, me argumentin më elementar, më të natyrshëm e më të drejtë se nuk ka Kosovë në “Open Bythë” derisa Serbia nuk e njeh Kosovën shtet i pavarur, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. Madje, as në këtë rast. Sigurisht që Kosova, qeveria e saj dhe institucionet tjera janë shumë proaktive në politikën e jashtme, në marrëdhëniet me SHBA-të, me BE-në si dhe me shtetet fqinje përfshirë edhe raportet dhe dialogun me Serbinë për një marrëveshje finale me njohje reciproke. Prandaj, në asnjë rast, nuk mund të justifikohen sulmet idioteske të Edi Toptan Ramës për përfshirjen e Kosovës në “Open Bytha”. Pa shqiptarët, konkretisht pa Edi Toptan Ramën ky projekt ruso-serb nuk do të nisej fare ose edhe po të nisej, për arsyet e përmendura, tani do të ishte zhbërë. Duket të jetë ky projekti jetësor i Edi Toptan Ramës. Më antishqiptari që nga “vitet e arta” të diktatorit Enver Hoxha kur e bëri Shqipërinë në një union me Jugosllavinë. Atë që nuk arriti ta bëjë as diktatori Enver Hoxha, është gati ta bëjë Edi Toptan Rama me pasionin e një të marri kozmopolitan që shpërfaqë tërë vrazhdësinë e inferioritetit të etërve të tij ideologjik e politikë ndaj Serbisë. Në Kosovë, matrapazë shqipfolës të “Open Bythës”, neo-jugosllavë të fshehur pas “bashkëpunimit rajonal” si udbashi Baton Stanišiči, të entuziazmuar me “gjenialitetin” e Edi Toptan  Ramës (për ta, politikanë shqiptarë “gjenialë” janë ata që punojnë për interesa të Serbisë!), i mbajnë iso-n “kapo-s” së tyre në këtë projekt ndër më djallëzorët. Serbia ka nxitur, ka nisur e ka pranuar marrëveshje dhe projekte vetëm nëse kanë qenë ose janë në funksion të “Botës serbe”, të “Serbisë së madhe” ose “Jugosllavisë së re”. “Open Bytha” është në këtë funksion dhe pak përtej tij. Një projekt lindor ruso-serb, për “botën serbe” dhe njëkohësisht një derë e ndikimit dhe interesave ruse në këtë pjesë të Evropës. Nëse “Open Bytha” ka të njëjtat standarde si “Procesi i Berlinit”, pse u dasht të bëhej?! Sepse janë “hidhëruar” Edi Toptan Rama dhe vëllami i tij Vuçiqi me BE-në për zvarritjen pafund në procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Edi Toptan Rama edhe mund të jetë hidhëruar, por Vuçiqi sigurisht që jo. Përkundrazi. Vuçiqi ishte jetësisht i interesuar për një projekt të tillë jashtë domenit dhe monitorimit perëndimor, me Serbinë dhe Rusinë si garant të vetëm të tij. Përfitimet ekonomike e përralla tjera për një treg të përbashkët nuk i kapërdinë dot askush. Edhe në këtë plan po shihet qartë se ky është rrënimi ekonomik i Shqipërisë edhe ashtu e rrënuar nga droga, krimi e korrupcioni. Nuk i duhen gjë Serbisë patatet as bostani i Shqipërisë. I duhet dominimi politik e gllabërimi territorial para së gjithash, pra i duhet Durrësi, Vlora, Shëngjini, Ulqini e shumëçka tjetër. Broçkullat tjera për gjëja lëvizje të lirë etj, janë provuar tashmë në raportet e saj me Kosovën e poashtu me spastrimin etnik edhe tani në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc dhe shumë raste tjera. Arsyetimet që me “Open Bythën” ruhet stabiliteti në rajon, të paraqitura nga një tjetër “kryeministër shqiptar” Svetlan Abaz Viči, janë eufemizëm për pranimin vullnetar të dominimit të shovinizmit serb në Ballkan. Realisht është Serbia ajo që historikisht e ka prishë stabilitetin në Ballkan për “Serbinë e madhe”. Është shkaktarja e dhjetëra luftërave kundër popujve tjerë, në veçanti kundër shqiptarëve për më tepër se njëqind vite. Ballkani “është stabil” vetëm kur Serbia i arrinë qëllimet e saj historike, e qëllimet e saj të pandryshuara edhe sot janë zhbërja e shqiptarëve si shtet e si popull. Politikanët shqiptarë tani vullnetarisht janë në rrugë që t’ia mundësojnë këtë deri aty sa të lëkundet “nga varri” edhe Garashanini e Andriqi. Përfitimi i parë i Shqipërisë nga “Open Bytha” ishte Tirana e stërmbushur me flamuj të Serbisë dhjetorin e kaluar, sa nuk dihej a ishe në Tiranë apo në Beligrad. Efekti dhe “përfitimi” i dytë i madh i Shqipërisë dhe shqiptarëve nga “Open Bytha” dhe në emër të këtij projekti tani është refuzimi i Edi Toptan Ramës që të votohet në Kuvendin e Shqipërisë një Rezolutë që dënon krimin e gjenocidin serb në Kosovë. Në fakt, çelësi i tërë kësaj loje të rrezikshme politike është BE-ja e cila për t’i heqë “qafe” këto shtete për një kohë të gjatë nga integrimi evropian, më e pakta që ka bërë, ka heshtur për një surrogat të tillë si “Open Bytha”. Lufta në Ukrainë “zbuloi” shumëçka. Edhe atë që ishte fshehtësi publike se shumë liderë evropianë ishin dhe janë “në dorë” të Putinit. Përndryshe, po të jetë në funksion të interesave gjeostrategjike, as SHBA nuk ka si dhe pse t’i ndalë shqiptarët në theqafjen e tyre vullnetare. Nga vetja, nuk të mbronë sot askush. Po del të jemi ndër popujt e rrallë që për kohë të gjatë, harrojmë aq shumë e aq shpejtë. Poshtë zagarët serborus, liri Kombit Shqiptar. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli.)

              Përgjigjjuni
              1. S
                Samiu

                SHKO ORE LEGEN SERB

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Priti vumen

                  Dyli bej kujdes derman,ka filluar vapa.O ndrysho ilaçet o futu nen hije se o me rrezik

                  Përgjigjjuni
                2. R
                  Red

                  Na nxorre mallin e Bujar Nishanit o komandant vetem mustaqet te mungojn. Jeni kllouna klasi plot me 'integritet'. Mjere kushtetuta ne dore te kujt eshte.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tralala zura nje gale

                    Edhe ky gomar si te tjeret. Idiot i dobishem per liderin global.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Klimax

                      Një president i një vendi të pavarur duhet të çlirohet edhe nga identiteti i emrit të tij! Si do dëgjohet në botën perëndimore, në Europë, meqënëse themi se jemi pjesë e saj, emri i kryetarit të shtetit, një Bajram në Shqipëri dhe një Osman në Kosovë? Një Albanese në Australi doli kryeministër dhe media vrapoj të kërkonte origjinën e babait të tij se a ishte italiane apo arbëreshe. Po për Bajramin tonë çdo thonë?!!! Do të ishte në nderin e tij që origjinën turke të emrit Bajram mund ta pagëzoi në Festival, por meqë edhe Festival ka origjinë latine le të vendosi emrin Gëzim. Urime President Gëzim Begaj!

                      Përgjigjjuni
                      1. l
                        labi

                        Iku nje Ilir Mete e sollen nje tjeter,kjo tregon se loja kunder presidentit aktual ka qene loje e palloshit gjate,me te degjuar e kam po ky qe vune eshte zari Metes,nuk e leshojne Slraparllinjt presidencen.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Taku

                          Bajram Begaj nje socialist i shkalles se pare,ushtar i bindur i Rames nuk eshte dhe nuk do te jete mbi palet.

                          Përgjigjjuni
                          1. k
                            km

                            Pyll pa serra nuk Ka.Derra Jane Saliu ,Byjari.Derr eshte dhe patrioti koqevarur ziyli.Shyqyr qe pranoi ,me shume veshtiresi ,se Enveri nuk Ka bere ate qe beri Esatti,Saliu i tij i Madherishem.Sa per kete Bajrami,nuk dime gje se hyn ne derrate e pyllit apo Jo.Keni pare ish ushtarake derra pylli si Nishanlliu dhe Dritani i Demirit,Si xhemal di brani,dakord.Por pa u provurar nuk mund te nxirret konkluzioner tu klasifikuar ne kategorine e derrave te pyllit .Ka dimosur per Bazen ushtarake.kush e thote?Nje ish qe eshte cmovilizuar ,perzene nga ushtria si "spiun i agjenturave te huaj"?Dhe duhet ti besojme intrigave te spiunazhit te huaj?Kur dokumenta zyrtaret te kompetenteve e nxjerrin te Paster?Nje gje eshte e sakte -agjentet e huaj Dhe Kosovaret asgje te mire nuk Kane bere per Shqiperine.Si dje dhe sot.

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Gji Gandi

                              Eshte i dyti "daktarr" qe behet President. Urgjent te gjendet nje infermier se kemi lene pa shef Shtabin e Pergjithshem te F.A. dhe siç ka thene Kumandari jemi ne lufte.

                              Përgjigjjuni
                              1. k
                                km

                                Eshte i treti dokrorr.I pari eshte nje diktator ne Haiti,ai qe ndertoi policine e Tontonmakuteve.I dyti eshte Saliu qe imitoi diktatorit e haitit dhe krijoi policine shqiptaret te tontonmakuteve.Ky i treti eshte Edhe doktorr por Edhe ushtarak,qe ndryshon teresisht nga te paret.

                                Përgjigjjuni
                                1. e
                                  emigranti

                                  ky po nuk arrestoi saliun nuk e ben dot detyren , ky duhet ta filloj me saliun e me radhe

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje