Deputeti demokrat: Begajn e respektoj, është i urtë, por PS po bën “pis” kandidatin për President

4 Qershor 2022, 17:18Politika TEMA

Deputeti demokrat: Begajn e respektoj, është i urtë, por PS po

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula edhe pse e vlerëson figurën e Bajram Begajt, shprehet se nuk do ta mbështesë në votimin në Kuvend për t’u bërë President. 

“Mazhoranca bën pisë kandidatin për president Bajram Begaj. Shqipëria ka pafundësisht individë të ndershëm e të denjë për tu bërë kryetar i shtetit. Kandidat potencial ka nga të djathtët, të majtët apo jashtë politikës, profesionistë të arrirë.


I tillë është edhe Gjeneral Bajram Begaj. Një njeri i urtë që ka spikatur për profesionalizmin dhe përkushtimin në detyrat që ka mbajtur. Mjek, Profesor i Asociuar. Njeri me ambicie që i ka ngjitur shkallët e karrierës me radhë. Gjeneral që ka ditur të ruaj e respektojë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

Në këtë këndvështrim, vendosja në krye të Presidencës një president me formim ushtarak është me rëndësi. Kryetari i Shtetit është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe i shkon çdo informacion lidhur me FA. Kujtojmë që po jetojmë në një kohë kur Rusia prej më shumë se tri muajsh sulmon çdo ditë barbarisht për të pushtuar Ukrainën. Ballkani mbetet ende një “fuçi baruti”.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO i japin një rëndësi të veçantë Shqipërisë ku po ndërtohet baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë. Kjo na imponon të jemi seriozë dhe të besuar me partnerët tanë. Rol në këtë marrëdhënie luan edhe Presidenti si Komandant i Përgjithshëm i FA.

Por kjo mazhorancë e bën pis emrin e Gjeneralit. Partia Socialiste nuk respektoi marrëveshjen e arritur në sy të të gjithë shqiptarëve për të patur një kandidat konsensual. Presidenti sipas Kushtetutës është përfaqësues i unitetit të popullit dhe qëndron mbi palët politike.

Ndaj është domosdoshmëri që kryetari i shtetit të jetë konsensual. Mazhoranca e cila është mësuar ti zaptojë të gjithë pushtetet, refuzoi të kishim një propozim të përbashkët. Gjenerali do të ket respektin tim, mbase dhe të gjithë opozitës por ne nuk mund të legjitimojmë sjelljen autoritare të kësaj mazhorance” shkruan ai. 

7 Komente

  1. I
    Idrizi

    Nuk vlejne cilesimet e Sules per respektin e tij ndaj kandidatit per deputet.Do te vlente nese kete respekt e tregon ndaj personit dhe jo per inat te maxhorances ky fle me mullixhiun Sali dhe argatin Alibeaj.Deputeti eshte i pavarur ne qendrimin e tij,ne voten e tij.Ne se e pelqen nje ligj duhet ta votoje,ne se nuk e pelqen ta kundershtoje pamvaresisht se kush e propozon,forca e tij apo ajo opozitare me te.Keshtu duhet te verpoje dhe me kandidatin per president.Jo respekt per sy e faqe,por respekt konkretisht duke e mbeshtetur kandidaturen e tij...

    Përgjigjjuni
    1. O
      Oh sa kom qesh

      Nje fshatar i pa gdhendur, eshte zybe, toc, apo me mire me thene: Dash Sulen per zgjuarsi e lene pas edhe gomeret e Peqinit.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Verllapa

        Qe te jesh Sule dhe dashnor e kisha ndegjuar,por qe te jesh Dashnor dhe Sule kurren e kurres!Ne legjislacionin e ardheshem i propozoj Komisionit qendror qe te vihet kriter edhe paraqitja e pamja vizuale e nje parlamentari se ne fund te fundit edhe Grita Suma nuk durohet or te pakten shifet e je i detyruar ta ndigjosh.Po ky fshatar qe e ka te shkruar ne ball na felliq kombin tone me portretin e tij.Ndaj i lutem Kom.Qendror qe te shtoje nje paragraf per pashmerine e ketyre majmuneve qe gabimisht sot ndodhen ne ate salle dhe me e keqja se kerkojne te japin edhe receta.

        Përgjigjjuni
        1. Dash PATLLAKJA , po sqaron .

          Tashti që j’a tha ky Dash PATLLAKJA , patjetër që do dorëhiqet !

          Përgjigjjuni
          1. Po qe se ke respekt , VOTOJE !

            Në demokraci funksionon 50% 1 z Dash , por dhe ju mos dilni në kundërshtim me veten , eshtë kandidaturë e mirë , e pastër e respektoj , po VOTËN nuk ja jap , se ne po hamë kokën me njëri tjetrin , jemi bërë KASHTE e KOQE , s’bëhemi dot dy veta bashkë e jo më 20 e për këtë e ka fajin mazhoranca !

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arber iliri

              I kishte votat ju kërkoi kandidat ju idiotë.Kush e ka fajin.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dajana

                Ky nga Doktorr në ushtarak pastaj president.Hajdutët me cizme të Ramovicit

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje