Nga përjashtimi i Fatos Nanos tek deputetët e vetëofruar, Rama zbulon prapaskenat e përzgjedhjes së Bajram Begajt si kandidat për president

4 Qershor 2022, 10:49Politika TEMA

Nga përjashtimi i Fatos Nanos tek deputetët e vetëofruar, Rama

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot prapaskenat se si u arrit në kandidaturën e Bajram Begajt për president të ri të vendit, gjatë diskutimeve të premten në Kryesinë e PS.

Rama tha se kishte disa profile që janë përjashtuar automatikisht, si deputetët e vetëofruar të PS, apo personazhe politikë të PS me kontribut të çmuar, jo aktivë, si Fatos Nano.

"Patëm tre drejtime të përcaktuara për profilet prej propozimeve të bëra.

Një drejtim ishte i të vetëpropozuarve këtu në grupin parlamentar, që u përjashtua menjëherë se parimi i vënë publikisht që ne jemi këtu me të gjitha votat por jemi në dispozicion të Republikës jo thjesht të PS e të vetvetes.

Pavarësisht si u spekulua si ndodh rëndom që kjo ishte një lojë, e kemi thënë që nuk do kishim kandidat nga grupi parlamentar i PS.

Drejtimi i dytë ishte që adresonte mundësinë për kandidatura që nuk janë anëtarë të grupit parlamentar të PS, që nga kryetari i partisë Fatos Nano e me radhë, për të cilët ne kemi respektin më të madh por për arsyet e thëna dhe publikisht e pamë të arsyeshme që dhe këtë drejtim ta përjashtojmë nga përfshirja në përzgjedhje se në këtë fazë të jetës së vendit PS ka barrën që të jetë parti e të gjithëve.

Pavarësisht si njerëzit votojnë, ata që nuk e votojnë në fund të mos ndihen asesi të përjashtuar nga këndvështrimi i PS mbi jetën publike, politike, e zgjidhjet që duhen bërë.

U fokusuam tek drejtimi i tretë ku grupi kishte vënë në dispozicion të këtij procesi 26 kandidatura, gra e burra të nderuar me profile të ndryshme që nga jeta publike, akademike, deri te profile që vinin nga t tjera drejtime politike.

Pas një diskutimi shumë cilësor, e pas vënies në peshore të çdo kandidature, duke ruajtur respekt për gjithë personat, pavarësisht mbledhjes së mbyllur, diskutimit konfidencial, u ruajt respekti deri në fund për gjithë personat që edhe pa dijeninë e tyre fare ishin të përfshirë.

Në fund patëm 6 kandidatura që morën më shumë kohë për tu shoshiture pastaj konsensualisht, duke i dëgjuar me shumë vëmendje të gjithë ato që u thanë, në mënyrë shumë konsensuale, edhe pse dhe për kandidaturën e Bajram Begajt u bë diskutim shumë serioz se cdo kandidaturë e mundshme sa kohë i takon botës njerëzore s’mund të jetë 100% perfekte për gjithë llojet e këndvështrimeve, u arrit në konkluzionin që mund të vinim sot në grup të propozonim këtë kandidaturë", deklaroi Rama.

47 Komente

  1. V
    Vleshte

    Ore Saz Gurin e shqyrtuat?

    Përgjigjjuni
    1. R
      Roberto

      Hahahhaa jo per Sazanin nuk u diskutua sepse ai ka nje detyre tjeter qe te fuse dhallen shqiptare ne UNESCO.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mondi

        ????????????????????

        Përgjigjjuni
      2. H
        Hahahaha ????????????

        Kesaj i thone qe te futesh doren( per te zgjedhur) ne nje thes me p!th(figura te nderuara) e te kapesh te vetmin c@r ( Bayrom) e ndodhur ne te......!!!!!!! Kjo eshte Pafatesi kombetare..... gezuar bayrom kurbon.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Asd

          Ha ha ha

          Përgjigjjuni
      3. O
        Olsi

        E keni studiuar mjaft mire kete zgjedhje dhe keni ber te duhurin me zotin begaj

        Përgjigjjuni
        1. R
          Redi

          Ja pra qe socialistet nuk zhgenjyen me kandidaturen.I lumte per Begajn si president

          Përgjigjjuni
          1. k
            kola

            nje kanditatur e mir do ishte zoti nano por zgjjedhje e mir ishte dhe e z.bjara

            Përgjigjjuni
            1. g
              gimi

              besoj se keni zgjedhur kanditaturen me te paster dhe me te larte per postin e presidentit. Zoti Begaj do e kryej mese miri detyren e dhene

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mandi

                Bajram begaj eshte me te vertet nje figur qe ka komtribuar shume per vendin dhe vazhdon te kontriboj akoma me profesionalizmin dhe aftesin qe ky person ka

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mandi

                  Bajram begaj eshte me te vertet nje figur qe ka komtribuar shume per vendin dhe vazhdon te kontriboj akoma me profesionalizmin dhe aftesin qe ky person ka

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mandi

                    Bajram begaj eshte me te vertet nje figur qe ka komtribuar shume per vendin dhe vazhdon te kontriboj akoma me profesionalizmin dhe aftesin qe ky person ka

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Futja kot se del plot

                      Cili eshte ai kontribut, apo vetem ju te verbrit e shihni?

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lara

                        Si mer guxon edhe pyet cili eshte kontributi i gjeneralit ??? Po lufterat qe i fitoi shqipria nen udheheqjen e Rames kush i udhehoqi???

                        Përgjigjjuni
                    2. E
                      Eda

                      Z. Rama ka perdorur menyr te mir dhe stratege

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kasandra

                        Begaj e meriton kte post. Nje njeri i lexuar dhe shum i perkushtuar per punen qe i jepet

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Luan

                          Ky zoteri eshte nje kandidature shume e sakte qe do e perfaqesoje denjesisht postin e presidentit . Zoti Bajram paska nje karriere shume te pasur ne fusha te ndryshme dhe eshte nje zgjedhje e duhur .

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lami

                            Z begaj eshte nje zgjedhje e mire pasi ai edhe funksionin aktual qe ka e ka kushtetues dhe do te dije shume mire si te veproje ne baze te saj ????????

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Milanisti

                              Me mire qe nuk e keni zgjedhur nje figure politike qe ka qene me partine socialiste sw do rrini vetem te flisnin keta te Pd pastaj , bajram begaj eshte nje zgidhje e duhur

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                KLAJDI

                                Ke bere zgjedhjen e duhur z.kryeminister begaj esht nje person i denjt per kete post person me vlera dhe me dije

                                Përgjigjjuni
                                1. F
                                  Fatmir

                                  Bajram Begaj e meriton te jete president i Shqiperise sepse eshte i paanshem dhe i pakirruptuar ,nje njeri i duhur per kete post!Kiha besim tek zgjedhja juaj Edo!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Skenderbegasi

                                    Kur ushtaraket nuk bejne lufte, bejne me mire historine e kombeve.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. X
                                      XhaJaho

                                      Te ishte per Ramen ky nuk do zgjidhej President, edhe kesaj rradhe i vuri ne rrjesht SHBA ????????. Me sulmin e Rusise ndaj Ukraines situata ne Balkan mund te trazohet dhe SHBA per ta pasur nen kontroll te plote Ballkanin Perendimor kane propozuar qe Presidenti i Shqiperise te jete njeriu i tyre, prandaj Ata e kane detyruar Kryeministrin Rama qe te zgjedhi si President z.Begaj.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. J
                                        Jorgo

                                        Xha Jaho je h i sakte! Edhe u' ashtu mendoj

                                        Përgjigjjuni
                                        1. X
                                          XHA JAHO

                                          SI DO ZGJIDHET PUNA DETIT ME GRQINE APO PA DASHJE DO E HRMOSI

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Taulant

                                            Xha Jaho fiks fare. Kjo eshte pergjedhje e mirefillt Amerikane. Ju desh ca kohe deri sa te vendosnin per Bajromin, ndaj edhe e lane ilir floririn qe te perfundonte mandatin presidencial. Prit se cfare do ti punojne mbasi te largohet nga presidenca, aq sa saliu do te harohet.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. i
                                            ilir

                                            E zgjodhi Dock -Sborou-ne e vete Arturo-ja yne?!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Artan

                                              Bete fiks ate cka kishit thene se do benit duke zgjedhur nje president te pergjegjshem e te depolitizuar

                                              Përgjigjjuni
                                              1. p
                                                puka

                                                Nje zgjedhje e duhur per shqiperine , e respektoj shume kete zgjedhje mbas kaq vitesh presidente te politizuar

                                                Përgjigjjuni
                                                1. H
                                                  Harli

                                                  Mka pelqyer shum fakti qe ju zgjodhet ne menyre diskrete nje emer te tille si zoti begaj.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. O
                                                    Olta

                                                    Studimi qe i keni ber zgjedhjet per president eshte i duhuri dhe tregon rendesine qe i keni dhene brravo

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. P
                                                      POLI

                                                      Komentuesit e dine mire se kandidati per President zoti Bajram Begaj eshte i panjohur per ta . Jam 100% i sigurte se pas ardhjes se demokracise asnje komentues nuk e ka ditur dhe per here te pare messa se kush eshte Shefi i Shtabit te Pergjithshem te ushtrise Shqiptare. Shume nga komentuesit e dine se ku nuk eshte propozimi i Rames .Ky eshte propositi i Amerikes dhe kjo kuptohet se 10 dite me pare zoti Bajram ishte ne Amerike per aferat dhe marreveshjet e nenshkruara midis dy vendere ne favorire te N A T O S .

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. P
                                                        POLI

                                                        Komentuesit e dine mire se kandidati per President zoti Bajram Begaj eshte i panjohur per ta . Jam 100% i sigurte se pas ardhjes se demokracise asnje komentues nuk e ka ditur dhe per here te pare messa se kush eshte Shefi i Shtabit te Pergjithshem te ushtrise Shqiptare. Shume nga komentuesit e dine se ku nuk eshte propozimi i Rames .Ky eshte propositi i Amerikes dhe kjo kuptohet se 10 dite me pare zoti Bajram ishte ne Amerike per aferat dhe marreveshjet e nenshkruara midis dy vendere ne favorire te N A T O S .

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. e
                                                          elisa

                                                          dhe nano do ishte zgjedhje e mirnpor z.begaj ishte zgjedhje ideale dhe shkeputja per mos zgjedhjen e njenpolitikani eshte shum e mire

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. A
                                                            Ali Pasha

                                                            E di Ismail Bay Vlora kë zgjedh Mjafton kamikazet e Meros te jenë të kenaqur E patë mbrëmbë Ismail Bejn, qe thirri ne zyrë Bajram behun hahaha Lum ne që e kemi, fat i madh

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. A
                                                              Alban

                                                              Begaj eshte zgjedhje e goditur , shyqyr qe do ike krye hajdut likja

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. K
                                                                Komentator Politik ????????

                                                                Është kënaqësi që në paradën e 28 Nëntorit, nderimi ushtarak t'ju bëhet njerzve të duhur, dhe jo sa për sy e faqe (deri tani)

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. A
                                                                  Agimi

                                                                  Te diskutosh nje emer karagjozi, hajduti dhe pijaneci si nano, dhe te diskutosh kandidaturen e begajt eshte si te krahasosh kusarin me te ndershmin. Rama nuk eshte budalla ,pamvaresisht interesave, ka bere zgjedhjen me te mire te mundeshme, megjithese ky post I larte do ti shkonte me shume arta dades. Keshtu eshte our zgjedhin emra koti ,Palla ,balla, gjiknuri e majmuni.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. I
                                                                    Indiferenti

                                                                    As kam idene se kush eshte ky Bajrami por me thene te verteten i ngjan plaselines qe merr forma te ndryshme. Shkollen e mbaroi per doktor dhe perfundoi oficer per tu bere Shefi i Shtabit te pergjithshem qe presupozon qe ai te jete oficer kariere. Nejse, Mao Ce Tung thote: macja nuk gjykohet nga ngjyra po ne se kap miun… Uroj qe Presidenti i arthshem te mos jete “plasterline”por vertet President. Puna e pare eshte futja ne burg e Sali spiunit dhe Ilir Floririt. Une do e pranoj si President po qe se ben punen e “maces” .

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. E
                                                                      E.Q

                                                                      Kur t’vi dita e Baromit, bashk me Edin do pim rakie????????????

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. Y
                                                                        Ypi

                                                                        Ky Bajrami qe me sa duket e njihkeni mire ju te gjithe ka bere leke sa ka dashur ne tenderat e ushtrise. Gati e ka Saliu dosjen, ja do e shikojme te gjithe.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. e
                                                                          emigranti prape

                                                                          Ore mire qe Bajrami eshte burre i mire, dhe mbase ashtu eshte, po une nuk e kuptoj kush e propozoi?

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. P
                                                                            Pokeristi

                                                                            Historija presidencjale e tre dekadave post komuniste, të vetëquajtura “demokratike”,dashje pa dashje evidentoji se presidenti më presidencjal deri tash,ish z.Alfred Moisiu.Ish ushtarak.Po president ish ushtarak,një manekin verbërisht i bindur ish ndjesë pastë z.Nishani. S’besoj se për socjalistët ka qënë e lehtë të kishin për referencë joshëse dy ish presidentë ish ushtarakë diametralisht të kundërt si personalitete. Kriteret e perzgjedhjes te paraqitura nga z.Rama janë objektive dhe të pranueshme. Shumë më mirë që u zgjodh një njeri jo injohur ne fushën politike, serjoz e dinjitoz në pozicjonet e deritashme shtetërore, i perkushtuar në të gjitha pozicjonet profesjonale. Cilësi të domosdoshme por jo të mjaftueshme. Të shpresojmë se do manifestojë cilësi të tjera gjatë ushtrimit të mandatit president. I uroj punë të mbarë dhe të sukseshme,në shërbim të popullit dhe të vëndit. Pokeristi

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. S
                                                                              Shoku

                                                                              Edhe Gesù Cristo te ishte pretendent per presidente ne Shqiperi, ne (po perdore vete e pare shume) do ti gjenim mesiguri nje dicka qe nuk shkon. Kjo menyre arsyetimi vjen nga padituria, munges respekti, zilia e munges besimi te njeri-tjetri. Lerjani kohes. Vertete jemi djegur nga qumshti, por nuk do te thote ti frysh kosit kur e di qe sapo e ke nxjerre nga frigo.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                                                                Opozita mbasi braktisi proçedurën e zgjedhjes së Presidentit, duke u futur në berishizëm,tani po bën analistin. Ajo kishte shanc për të propozuar një kandidaturë më të mirë . Ushtarakët janë rritur me rregulloret, nuk dalin jashtë tyre. Presidenti është garant i zbatimit të kushtetutës,besoj se nuk do luaj me gabime të "vogla" !

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. U
                                                                                  USH

                                                                                  KY BEROMI LALES, ESHTE I URTE PER KARIER, JU QESH E LEPE PEQE BENE VETEM PER KARIEREN E TIJ, SKUTH I URTE, POR HARRON QE DO TE JETE I KAP NGA RRULI I FYTIT SI PUNA E PULES TE MOS KAKARISE, KUKULL MEDIKOUSHTARAK I MONTUAR NGA VETE KETA!

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. i
                                                                                    ilir

                                                                                    ky e ka PS-ne harrem. Ky shkerdhen gra e burra ne Partine Socialiste...

                                                                                    Përgjigjjuni

                                                                                    Lini një Përgjigje