Mbretëresha e Anglisë merr uratën e Sali Berishës

4 Qershor 2022, 17:14Politika TEMA

Mbretëresha e Anglisë merr uratën e Sali Berishës

Sali Berisha ka shpërndarë sot një album fotografish të mbretëreshës Elisabeth II për të festuar 70-vitet e mbretërimit të saj.

“Miq, këtu më poshtë keni një album me fotografi të publikuar nga BBC që nga lindja deri sot në Jubileun e Platintë të Mbretereshës Elisabeth, mbretereshës më të dashur, më të respektuar në Britaninë e Madhe dhe në botë. God save the Queen!”- thuhet në mesazhin e Berishës.

Britania e Madhe festoi dje me një paradë shumëngjyrëshe, me drita dhe parakalime me kuaj të trupave dhe pjesëtarëve të familjes mbretërore, Përvjetorin e Platintë, ose 70 vitet e Mbretëreshës Elizabeth II në fron.

Por mysafirja e nderit, vetë mbretëresha mungoi në këto festime. Kjo pasi nuk ishte ndjerë mirë. Ajo ka marrë urime nga e gjithë bota për këtë përvjetor, mes të cilëve nuk mungoi as urimi nga Berisha.

Jubileu katërditor, i cili përfundon të dielën, ka shërbyer si një kujtesë e gjallë se mbretëresha mbetet anëtarja më e njohur e familjes mbretërore

 

4 Komente

  1. B
    Bureto

    Ta dije Madheria e Saj Elisabet, se nga cili i vjen ky urim, në kete dite jubilare të mbreterimit të Saj, do ndjehet keq. Salikërma (i vdekur e i pakallur), që ka kaluar deri me sot tre ylberë, nga komunist u konvertua në antikomunist, pastaj në demokrat liberal dhe tani se fundi na u bë dhe konservator. Pika konservatorit thuaj, pika!

    Përgjigjjuni
    1. W
      White Star from Kosov i ashtuqujturi Bardhyli nga

      Sali Berisha dhe Mbreteresha e Anglise kane marredhenie te vjetra me njeri tjetrin. Kjo urate e Berishes ka nje rendesi te vecante per Mbretereshen. Mbreteresha e Anglise disa here ka dhene blessings te saja per kete korrife te demokracise. Edhe ne jemi krenare me kete lidhje te Saliut me Mbretereshen si shprehje e afrimit nepermjet gjakut mbreteror te Saliut me gjakun mbreteror te Mbretereshes.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hajro Lula

        Ku ja dergoj urimin kolera ?? Ne instagram ?? Apo FB ?? Dhe mbreteresha u indinjua dhe e zune lotet per urimin e pleres .... Ptuuuuu njeri i pist , tinxar dhe i lig i diplomuar .....

        Përgjigjjuni
        1. M
          MasKaRai_Londinez

          SsssHhhhhttTTTTttttttttt.....!!.. Kini kujdes!!!... Ju lutem shume mbaheni kujdes kete "urate" te vete Djallit... ...Se per fat te keq ne te kunderten..,, po ta degjonte Madheria e Saj,, na iken e le pergjithmone...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje