Zgjedhja e Begajt, Presidenca: Do të respektojmë votën e Kuvendit

4 Qershor 2022, 12:55Politika TEMA

Zgjedhja e Begajt, Presidenca: Do të respektojmë votën e Kuvendit

Presidenca ka reaguar lidhur me kandidaturën e Bajram Begajt për President të Republikës, që pritet të votohet sot pasdite nga Parlamenti.

Në reagim thuhet se Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, si dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit.


“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë. Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi”, thuhet në sqarimin e Presidencës.

Bajram Begaj dorëzoi dorëheqjen sot si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Dorëheqjen ia paraqiti ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Kryeministrit Edi Rama, por lirimi i tij nga detyra duhet të dekretohet me firmë të Presidentit Ilir Meta. Ky i fundit ndodhet në Turqi ku po merr pjesë në një forum ndërkombëtar. 

 

2 Komente

  1. E
    Ernesti

    Nuk besoj se Zoti Meta do e fuste ne ngerç proçeduren per zgjedhjen e Presidentit, Ai e ka kujdesin per te mos prekur solemnitetin e dorezimit korrekt te detyres.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Komentator Politik ????????

      Faktikisht ka më shumë logjik se kandidatët që mendonim ne.Si s'na vajti mëndja më parë gjanëm.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje